Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 73:5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
73:5. sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.
73:5. Me të vërtetë, Ne do të të hedhim mbi ty një fjalë të rëndë.
73:5. 'INNA SENULKI 'ALEJKE KAWLEN THEKILAN
C 73:6. E s'ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
73:6. Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse,
73:6. Me të vërtetë, ngritja gjatë natës është më e fuqishmja për sundim dhe më e përshtatshme për fjalë.
73:6. 'INNE NASHI'ETEL-LEJLI HIJE 'ESHEDDU WET'EN WE 'EKWEMU KILAN
C 73:7. Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
73:7. ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.
73:7. Me të vërtetë, ti ke një zë të gjatë gjatë ditës.
73:7. 'INNE LEKE FI EELNNEHARI SEBHEN TEWILAN
C 73:8. Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
73:8. Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!
73:8. Prandaj, përmend emrin e Zotit tënd dhe kushtoju Atij plotësisht.
73:8. WE EDHKUR ESME RABBIKE WE TEBETTEL 'ILEJHI TEBTILEN
C 73:9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje.
73:9. Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!
73:9. Ai është Zoti i lindjeve dhe i perëndimeve. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, prandaj merre Atë si Mbrojtës.
73:9. REBBUL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE ETTEHIDH/HU WE KILEN
C 73:10. Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
73:10. Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!
73:10. Dhe duro ndaj asaj që ata thonë dhe largohu prej tyre me një largim të bukur.
73:10. WE ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EHXHURHUM HEXHREN XHEMILAN
C 73:11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
73:11. Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,
73:11. Dhe më ler Mua me ata që përgënjeshtrojnë dhe që jetojnë në mirëqenie, dhe jepu atyre një afat të shkurtër.
73:11. WE DHERNI WEL-MUKEDHDHIBINE 'ULI EN-NA'METI WE MEHHILHUM KALILEN
C 73:12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
73:12. se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,
73:12. Me të vërtetë, Ne kemi zinxhirë dhe një zjarr të ndezur,
73:12. 'INNE LEDEJNA 'ENKALEN WE XHEHIMAN
C 73:13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
73:13. ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme
73:13. Dhe ushqim që mbyt dhe një ndëshkim të dhimbshëm.
73:13. WE TA'AMEN DHA GUSSETIN WE 'ADHABAN 'ELIMÆN
C 73:14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
73:14. në Ditën, kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si pirgje rëre të lëvizshme.
73:14. Ditën kur toka dhe malet do të dridhen, dhe malet do të bëhen një masë e shkrirë.
73:14. JEWME TERXHUFUL-'ERDU WEL-XHIBALU WE KANETIL-XHIBALU KETHIBEN MEHILAN
C 73:15. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
73:15. Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit,
73:15. Me të vërtetë, Ne kemi dërguar tek ju një të dërguar si dëshmitar mbi ju, ashtu siç Ne dërguam një të dërguar te Faraoni.
73:15. 'INNA 'ERSELNA 'ILEJKUM RESULEN SHAHIDAN 'ALEJKUM KEMA 'ERSELNA 'ILA FIR'AWNE RESULÆN