U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
73:4.
Ose shto diç prej saj dhe Kur'anin lexoje me vëmendje.
73:4.
a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë,
73:4.
Ose shtoje atë, dhe këndo Kuranin me recitim të qartë.
73:4.
'EW ZID 'ALEJHI WE RETTILIL-KUR'ANE TERTILEN
C
73:5.
Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
73:5.
sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë.
73:5.
Me të vërtetë, Ne do të të hedhim mbi ty një fjalë të rëndë.
73:5.
'INNA SENULKI 'ALEJKE KAWLEN THEKILAN
C
73:6.
E s'ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
73:6.
Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse,
73:6.
Me të vërtetë, ngritja gjatë natës është më e fuqishmja për sundim dhe më e përshtatshme për fjalë.
73:6.
'INNE NASHI'ETEL-LEJLI HIJE 'ESHEDDU WET'EN WE 'EKWEMU KILAN
C
73:7.
Vërtet, ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
73:7.
ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.
73:7.
Me të vërtetë, ti ke një zë të gjatë gjatë ditës.
73:7.
'INNE LEKE FI EELNNEHARI SEBHEN TEWILAN
C
73:8.
Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
73:8.
Prandaj, përmende emrin e Zotit tënd dhe përkushtoju krejtësisht Atij!
73:8.
Prandaj, përmend emrin e Zotit tënd dhe kushtoju Atij plotësisht.
73:8.
WE EDHKUR ESME RABBIKE WE TEBETTEL 'ILEJHI TEBTILEN
C
73:9.
Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje.
73:9.
Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!
73:9.
Ai është Zoti i lindjeve dhe i perëndimeve. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, prandaj merre Atë si Mbrojtës.
73:9.
REBBUL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE ETTEHIDH/HU WE KILEN
C
73:10.
Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
73:10.
Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!
73:10.
Dhe duro ndaj asaj që ata thonë dhe largohu prej tyre me një largim të bukur.
73:10.
WE ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EHXHURHUM HEXHREN XHEMILAN
C
73:11.
Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
73:11.
Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,
73:11.
Dhe më ler Mua me ata që përgënjeshtrojnë dhe që jetojnë në mirëqenie, dhe jepu atyre një afat të shkurtër.
73:11.
WE DHERNI WEL-MUKEDHDHIBINE 'ULI EN-NA'METI WE MEHHILHUM KALILEN
C
73:12.
Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
73:12.
se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,
73:12.
Me të vërtetë, Ne kemi zinxhirë dhe një zjarr të ndezur,
73:12.
'INNE LEDEJNA 'ENKALEN WE XHEHIMAN
C
73:13.
Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
73:13.
ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme
73:13.
Dhe ushqim që mbyt dhe një ndëshkim të dhimbshëm.
73:13.
WE TA'AMEN DHA GUSSETIN WE 'ADHABAN 'ELIMÆN
C
73:14.
Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
73:14.
në Ditën, kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si pirgje rëre të lëvizshme.
73:14.
Ditën kur toka dhe malet do të dridhen, dhe malet do të bëhen një masë e shkrirë.
73:14.
JEWME TERXHUFUL-'ERDU WEL-XHIBALU WE KANETIL-XHIBALU KETHIBEN MEHILAN