Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 73:9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merre për mbështetje.
73:9. Ai është Zot i lindjes dhe i perëndimit, s'ka zot tjetër të vërtetë përveç Tij, drejtoju Atij si rregullues i punëve të tua!
73:9. Ai është Zoti i lindjeve dhe i perëndimeve. Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Tij, prandaj merre Atë si Mbrojtës.
73:9. REBBUL-MESHRIKI WEL-MEGRIBI LA 'ILAHE 'ILLA HUWE FE ETTEHIDH/HU WE KILEN
C 73:10. Dhe ki durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
73:10. Duroji llomotitjet e atyre dhe largohu nga ata në mënyrë të hijshme!
73:10. Dhe duro ndaj asaj që ata thonë dhe largohu prej tyre me një largim të bukur.
73:10. WE ESBIR 'ALA MA JEKULUNE WE EHXHURHUM HEXHREN XHEMILAN
C 73:11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
73:11. Lërmi Mua ata që të quajnë gënjeshtar e që jetojnë në luks dhe jepu pak afat atyre,
73:11. Dhe më ler Mua me ata që përgënjeshtrojnë dhe që jetojnë në mirëqenie, dhe jepu atyre një afat të shkurtër.
73:11. WE DHERNI WEL-MUKEDHDHIBINE 'ULI EN-NA'METI WE MEHHILHUM KALILEN
C 73:12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
73:12. se, pa dyshim, Ne kemi përgatitur për ata pranga, zjarr flakërues,
73:12. Me të vërtetë, Ne kemi zinxhirë dhe një zjarr të ndezur,
73:12. 'INNE LEDEJNA 'ENKALEN WE XHEHIMAN
C 73:13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
73:13. ushqime që ngecin në fyt dhe dënime të dhembshme
73:13. Dhe ushqim që mbyt dhe një ndëshkim të dhimbshëm.
73:13. WE TA'AMEN DHA GUSSETIN WE 'ADHABAN 'ELIMÆN
C 73:14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
73:14. në Ditën, kur Toka dhe malet dridhen e bëhen si pirgje rëre të lëvizshme.
73:14. Ditën kur toka dhe malet do të dridhen, dhe malet do të bëhen një masë e shkrirë.
73:14. JEWME TERXHUFUL-'ERDU WEL-XHIBALU WE KANETIL-XHIBALU KETHIBEN MEHILAN
C 73:15. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
73:15. Ne, me të vërtetë, ju kemi sjellë një të Dërguar dëshmitar mbi ju, ashtu siç ia çuam një të dërguar Faraonit,
73:15. Me të vërtetë, Ne kemi dërguar tek ju një të dërguar si dëshmitar mbi ju, ashtu siç Ne dërguam një të dërguar te Faraoni.
73:15. 'INNA 'ERSELNA 'ILEJKUM RESULEN SHAHIDAN 'ALEJKUM KEMA 'ERSELNA 'ILA FIR'AWNE RESULÆN
C 73:16. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
73:16. por Faraoni nuk e dëgjoi të Dërguarin, andaj i çuam dënim të rëndë.
73:16. Por Faraoni e kundërshtoi të Dërguarin, kështu që Ne e morëm atë me një kapje të ashpër.
73:16. FE'ASA FIR'AWNU ER-RESULE FE'EHADHNAHU 'EHDHEN WEBILAN
C 73:17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq?
73:17. Qysh do të mbroheni ju, nëse mbeteni jobesimtarë, Ditën në të cilën fëmijët do të thinjen?
73:17. Atëherë, si do të mbroheni, nëse nuk besoni, nga një Ditë që do të bëjë fëmijët të thinjur?
73:17. FEKEJFE TETTEKUNE 'IN KEFERTUM JEWMEN JEXH'ALUL-WILDANE SHIBAN
C 73:18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
73:18. Atë ditë qielli do të çahet e premtimi i Zotit do të përmbushet.
73:18. Qielli do të çahet me të. Premtimi i Tij është i plotësuar.
73:18. ES-SEMA'U MUNFETIRUN BIHI KANE WA'DUHU MEF'ULEN
C 73:19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
73:19. Në të vërtetë, kjo është këshillë, prandaj, kush dëshiron, le të zgjedhë rrugën e drejtë që e çon te Zoti i tij.
73:19. Me të vërtetë, kjo është një Përkujtim. Prandaj, kushdo që dëshiron – le të marrë një rrugë drejt Zotit të tij.
73:19. 'INNE HEDHIHI TEDHKIRETUN FEMEN SHA'E ETTEHADHE 'ILA RABBIHI SEBILEN