U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Sureja: 14. Ibrahim
Ajete: 52
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
14:1.
Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t'i nxjerrish njerëzit prej errësirave në dritë; (t'i nxjerrish prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.
14:1.
Elif Lâm Râ. Këtë Libër ta kemi shpallur ty (o Muhamed), për t'i nxjerrë njerëzit, me lejen e Zotit të tyre, nga errësira në dritë, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për çdo lavd,
14:1.
Elif, Lam, Ra. Një Libër që Ne ta kemi shpallur ty, që ti të nxjerrësh njerëzit nga errësira në dritë me lejen e Zotit të tyre, në rrugën e të Plotfuqishmit, të Denjit për lavdërim.
14:1.
'ELIF-LAM-RA KITABUN 'ENZELNAHU 'ILEJKE LITUHRIXHE EN-NASE MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NUR BI'IDHNI RABBIHIM 'ILA SIRATIL-'AZIZIL-HEMIDI
C
14:2.
Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
14:2.
Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!
14:2.
Allahu, të Cilit i përkasin gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Dhe mjerë për jobesimtarët nga një ndëshkim i ashpër!
14:2.
ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE WEJLUN LILKAFIRINE MIN 'ADHABIN SHEDIDIN
C
14:3.
Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
14:3.
Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
14:3.
Ata që e duan jetën e kësaj bote më shumë se jetën e përtejme, dhe pengojnë nga rruga e Allahut dhe kërkojnë ta bëjnë atë të shtrembër, ata janë në një humbje të largët.
14:3.
EL-LEDHINE JESTEHIBBUNEL-HEJETE ED-DUNJA 'ALEL-'AHIRETI WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA 'IWEXHAN 'ULA'IKE FI DELALIN BA'IDIN
C
14:4.
Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
14:4.
Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t'u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
14:4.
Dhe Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar përveç në gjuhën e popullit të tij, që ai të mund t'ua shpjegojë atyre. Pastaj Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
14:4.
WE MA 'ERSELNA MIN RESULIN 'ILLA BILISANI KAWMIHI LIJUBEJJINE LEHUM FEJUDILLU ELLAHU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C
14:5.
Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
14:5.
Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
14:5.
Dhe me të vërtetë, Ne e dërguam Musan me shenjat Tona, duke thënë: "Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe kujtoji atyre ditët e Allahut." Me të vërtetë, në këtë ka shenja për çdo të durueshëm dhe mirënjohës.
14:5.
WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA 'EN 'EHRIXH KAWMEKE MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE DHEKKIRHUM BI'EJJAMI ELLAHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C
14:6.
(përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj."
14:6.
(Kujto) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Allahu, kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, që ju mundonte me torturat më të rënda, duke vrarë djemtë tuaj e duke jua lënë gjallë femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.
14:6.
Dhe (përkujto) kur Musa i tha popullit të tij: "Përkujtoni bekimin e Allahut mbi ju kur Ai ju shpëtoi nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkime të rënda, duke mbytur bijtë tuaj dhe duke lënë gjallë gratë tuaja. Dhe në këtë ka qenë një provë e madhe nga Zoti juaj."
14:6.
WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH 'ENXHAKUM MIN 'ALI FIR'AWNE JESUMUNEKUM SU'EL-'ADHABI WE JUDHEBBIHUNE 'EBNA'EKUM WE JESTEHJUNE NISA'EKUM WE FI DHALIKUM BELA'UN MIN RABBIKUM 'ADHIMUN
C
14:7.
Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
14:7.
(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.
14:7.
Dhe Zoti juaj ka shpallur: "Nëse jeni mirënjohës, Unë do t'ju shtoj; por nëse jeni mohues, me të vërtetë, ndëshkimi Im është i ashpër."
14:7.
WE 'IDH TE'EDHDHENE REBBUKUM LE'IN SHEKERTUM LE'EZIDENNEKUM WE LE'IN KEFERTUM 'INNE 'ADHABI LESHEDIDUN
C
14:8.
E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
14:8.
Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”
14:8.
Dhe Musa tha: "Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë jeni mohues, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Pasur dhe i Denjë për lavdërim."
14:8.
WE KALE MUSA 'IN TEKFURU 'ENTUM WE MEN FIL-'ERDI XHEMI'EN FE'INNALL-LLAHE LEGANIJUN HEMIDUN
C
14:9.
A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
14:9.
A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!
14:9.
A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata para jush, për popullin e Nuhut, dhe Adin, dhe Themudin, dhe ata pas tyre, të cilët vetëm Allahu i di? Të dërguarit e tyre erdhën tek ata me prova të qarta, por ata vunë duart e tyre në gojët e tyre dhe thanë: "Ne mohojmë atë me të cilën jeni dërguar, dhe ne jemi me dyshim për atë për të cilën na thërrisni."
14:9.
'ELEM JE'TIKUM NEBE'UL-LEDHINE MIN KABLIKUM KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM LA JA'LEMUHUM 'ILLALLAHU XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEREDDU 'EJDIJEHUM FI 'EFWAHIHIM WE KALU 'INNA KEFERNA BIMA 'URSILTUM BIHI WE 'INNA LEFI SHEKKIN MIMMA TED'UNENA 'ILEJHI MURIBIN
C
14:10.
Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"
14:10.
Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret juve për t'ju falur disa gjynahe tuajat dhe që t'ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
14:10.
Të dërguarit e tyre thanë: "A ka dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të tokës? Ai ju thërret që t'ju falë disa nga mëkatet tuaja dhe t'ju japë një afat deri në një kohë të caktuar." Ata thanë: "Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse njerëz si ne. Ju dëshironi të na ndaloni nga ajo që etërit tanë adhuronin. Prandaj, na sillni një provë të qartë."
14:10.
KALET RUSULUHUM 'EFI ELLAHI SHEKKUN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JED'UKUM LIJEGFIRE LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU'UEHHIREKUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN KALU 'IN 'ENTUM 'ILLA BESHERUN MITHLUNA TURIDUNE 'EN TESUDDUNA 'AMMA KANE JA'BUDU 'ABA'UUNA FE'TUNA BISULTANIN MUBININ
C
14:11.
Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
14:11.
Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t'ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.
14:11.
Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij. Dhe nuk na takon neve t'ju sjellim një provë, përveç me lejen e Allahut. Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
14:11.
KALET LEHUM RUSULUHUM 'IN NEHNU 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM WE LEKINNALL-LLAHE JEMUNNU 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE MA KANE LENA 'EN NE'TIJEKUM BISULTANIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C
14:12.
E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
14:12.
E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t'i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!”
14:12.
Dhe përse të mos mbështetemi te Allahu, kur Ai na ka udhëzuar në rrugët tona? Dhe ne do të jemi me durim ndaj çdo të keqeje që mund të na bëni. Dhe te Allahu le të mbështeten ata që mbështeten."
14:12.
WE MA LENA 'ELLA NETEWEKKELE 'ALA ELLAHI WE KAD HEDANA SUBULENA WE LENESBIRENNE 'ALA MA 'ADHEJTUMUNA WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C
14:13.
Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët".
14:13.
Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): “Ne do t'i zhdukim keqbërësit,
14:13.
Dhe ata që nuk besuan thanë të dërguarve të tyre: "Ne do t'ju dëbojmë nga toka jonë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë Zoti i tyre u shpalli atyre: "Me të vërtetë, Ne do të shkatërrojmë keqbërësit.
14:13.
WE KALEL-LEDHINE KEFERU LIRUSULIHIM LENUHRIXHENNEKUM MIN 'ERDINA 'EW LETA'UDUNNE FI MILLETINA FE'EWHA 'ILEJHIM REBBUHUM LENUHLIKENNE EDH-DHALIMINE
C
14:14.
Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
14:14.
e pas tyre do t'ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.”
14:14.
Dhe Ne me siguri do t'ju vendosim juve në tokë pas tyre. Kjo është për ata që kanë frikë madhështinë Time dhe që kanë frikë nga premtimi Im."
14:14.
WE LENUSKINENNEKUMUL-'ERDE MIN BA'DIHIM DHALIKE LIMEN HAFE MEKAMI WE HAFE WA'IDI
C
14:15.
Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
14:15.
Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.
14:15.
Dhe ata kërkuan gjykim, dhe çdo kokëfortë dhe kryeneç u zhduk.
14:15.
WE ESTEFTEHU WE HABE KULLU XHEBBARIN 'ANIDIN
C
14:16.
E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
14:16.
Pas tyre është Xhehenemi, ku do të pijnë ujë të qelbur,
14:16.
Para tij është Xhehenemi, dhe ai do të furnizohet me ujë të qelbët.
14:16.
MIN WERA'IHI XHEHENNEMU WE JUSKA MIN MA'IN SEDIDIN
C
14:17.
Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
14:17.
të cilin do ta gjerbin e nuk do të mund ta gëlltisin. Vdekja do t'u vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin. Ata i pret një dënim i rëndë.
14:17.
Ai do ta pijë atë me zor dhe mezi do ta gëlltisë atë. Dhe vdekja do t'i vijë nga çdo anë, por ai nuk do të vdesë. Dhe përpara tij është një ndëshkim i rëndë.
14:17.
JETEXHERRA'UHU WE LA JEKADU JUSIGUHU WE JE'TIHIL-MEWTU MIN KULLI MEKANIN WE MA HUWE BIMEJJITIN WE MIN WERA'IHI 'ADHABUN GALIDHUN
C
14:18.
Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
14:18.
Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
14:18.
Shembulli i atyre që mohojnë Zotin e tyre është si puna e hirit që era e shpërndan me forcë në një ditë me stuhi. Ata nuk do të kenë asgjë nga ajo që kanë fituar. Ky është humbja e largët.
14:18.
METHELUL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'A'MALUHUM KEREMADIN ESHTEDDET BIHI ER-RIHU FI JEWMIN 'ASIFIN LA JEKDIRUNE MIMMA KESEBU 'ALA SHEJ'IN DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA'IDU
C
14:19.
A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.
14:19.
Vallë, a nuk sheh ti sesi Allahu ka krijuar me urtësi qiejt dhe Tokën? Nëse dëshiron, Ai mund t'ju zhdukë ju dhe të sjellë një popull të ri;
14:19.
A nuk e shihni se Allahu ka krijuar qiejt dhe tokën me të vërtetën? Nëse Ai do, Ai mund t'ju zhdukë ju dhe të sjellë një krijim të ri.
14:19.
'ELEM TERA 'ENNEL-LAHE HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE BIL-HEKKI 'IN JESHE' JUDH/HIBKUM WE JE'TI BIHALKIN XHEDIDIN
C
14:20.
E kjo nuk është e vështirë (rëndë) për All-llahun.
14:20.
kjo nuk është punë e rëndë për Allahun Fuqiplotë.
14:20.
Dhe kjo nuk është e vështirë për Allahun.
14:20.
WE MA DHALIKE 'ALA ELLAHI BI'AZIZIN
C
14:21.
E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) i thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të na lehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?". Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t'ju udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim)".
14:21.
Të gjithë do të dalin para Allahut. (Atëherë), ata që kanë qenë të përulur, do t'u thonë atyre që kanë qenë kryelartë: “Ne kemi qenë ithtarët tuaj. A do të mund të lehtësoni ju prej nesh diçka nga dënimi i Allahut?” Ata do të thonë: “Sikur të na kishte udhëzuar Allahu në rrugën e drejtë, edhe ne do t'ju kishim udhëzuar ju. Rënkojmë apo durojmë, për ne njësoj është, nuk do të ketë shpëtim.”
14:21.
Dhe ata do të dalin përpara Allahut të gjithë së bashku. Dhe të dobëtit do t'u thonë atyre që ishin arrogantë: "Me të vërtetë, ne ishim pasuesit tuaj. A mund të na ndihmoni ndaj ndonjë pjese të ndëshkimit të Allahut?" Ata do të thonë: "Sikur Allahu të na kishte udhëzuar, edhe ne do t'ju kishim udhëzuar ju. Është e njëjtë për ne, nëse ankohemi apo kemi durim; nuk kemi asnjë vend për të ikur."
14:21.
WE BEREZU LILLAHI XHEMI'EN FEKALE ED-DU'AFA'U LILLEDHINE ESTEKBERU 'INNA KUNNA LEKUM TEBA'AN FEHEL 'ENTUM MUGNUNE 'ANNA MIN 'ADHABI ELLAHI MIN SHEJ'IN KALU LEW HEDANALLAHU LEHEDEJNAKUM SEWA'UN 'ALEJNA 'EXHEZI'NA 'EM SEBERNA MA LENA MIN MEHISIN
C
14:22.
E pasi të kryhet çështja (të hyjnë ata të xhennetit dhe të xhehennemit në të, xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjëratën e shëmtuar), dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuar dhe, qe, nuk e zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t'ju detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m'u përgjigjët; atëherë pra mos më qortoni mua, po qortojeni veten. Unë nuk mund t'ju shpëtoj juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që ma bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit)". S'ka dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.
14:22.
Dhe, kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: “Vërtet, Allahu ju bëri një premtim të vërtetë. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten! Unë nuk jam shpëtimtari juaj e as ju nuk jeni shpëtimtarët e mi. Unë tani e mohoj që më bëtë ortak me Allahun (në adhurim).” Vërtet, keqbërësit do të kenë një dënim të dhembshëm.
14:22.
Dhe Shejtani do të thotë kur çështja të jetë vendosur: "Me të vërtetë, Allahu ju premtoi një premtim të vërtetë. Dhe unë ju premtova, por unë ju tradhtova. Dhe unë nuk kisha asnjë pushtet mbi ju, përveç që unë ju thirra dhe ju m'u përgjigjët. Prandaj, mos më qortoni mua, por qortoni veten tuaj. Unë nuk mund t'ju ndihmoj ju dhe ju nuk mund të më ndihmoni mua. Me të vërtetë, unë e mohoj atë që më parë më bëtë shok." Me të vërtetë, për keqbërësit ka një ndëshkim të dhimbshëm.
14:22.
WE KALE ESH-SHEJTANU LEMMA KUDIJEL-'EMRU 'INNALL-LLAHE WE'ADEKUM WA'DEL-HEKKI WE WE'ADTUKUM FE'EHLEFTUKUM WE MA KANE LI 'ALEJKUM MIN SULTANIN 'ILLA 'EN DE'AWTUKUM FASTEXHEBTUM LI FELA TELUMUNI WE LUMU 'ENFUSEKUM MA 'ENA BIMUSRIHIKUM WE MA 'ENTUM BIMUSRIHIJE 'INNI KEFERTU BIMA 'ESHREKTUMUNI MIN KABLU 'INNE EDH-DHALIMINE LEHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
14:23.
E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhrin e Zotit të tyre u vendosën në xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "Selam" - paqe.
14:23.
Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të pranohen në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku, me lejen e Zotit të tyre, do të banojnë përherë. Atje do të përshëndeten me fjalën: “Selam!”
14:23.
Dhe ata që besuan dhe bënë vepra të mira do të futen në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, me lejen e Zotit të tyre. Përshëndetja e tyre aty do të jetë: "Paqe!"
14:23.
WE 'UDHILEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA BI'IDHNI RABBIHIM TEHIJETUHUM FIHA SELAMUN
C
14:24.
A nuk ke kuptuar se si All-llahu bëri shembull: fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,
14:24.
Vallë, a nuk e sheh se si Allahu e përqas fjalën e mirë me pemën e mirë, e cila rrënjën e ka të fortë në tokë, kurse degët nga qielli?
14:24.
A nuk e ke parë si Allahu e paraqet një shembull: një fjalë të mirë si një pemë të mirë, rrënjët e së cilës janë të forta dhe degët e saj në qiell?
14:24.
'ELEM TERA KEJFE DEREBEL-LAHU METHELEN KELIMETEN TEJJIBETEN KESHEXHERETIN TEJJIBETIN 'ESLUHA THABITUN WE FER'UHA FI ES-SEMA'I
C
14:25.
E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu pra u parashtron njerëzve shembuj ashtu që ata të mendojnë.
14:25.
Me lejen e Zotit të saj (pema) jep fruta në çdo kohë. Allahu u tregon shembuj njerëzve, që t'ua vënë veshin.
14:25.
Ajo jep frutat e saj në çdo kohë, me lejen e Zotit të saj. Dhe Allahu u paraqet shembuj njerëzve që ata të mund të përkujtojnë.
14:25.
TU'UTI 'UKULEHA KULLE HININ BI'IDHNI RABBIHA WE JEDRIBU ELLAHUL-'EMTHALE LILNNASI LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
14:26.
Dhe shembulli i fjalës së keqe është si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.
14:26.
Fjala e keqe është si pema e keqe me rrënjë të shkulura, e pa qëndrueshme për ekzistencë.
14:26.
Dhe shembulli i një fjale të keqe është si një pemë e keqe, e shkulur nga sipërfaqja e tokës; ajo nuk ka qëndrueshmëri.
14:26.
WE METHELU KELIMETIN HABITHETIN KESHEXHERETIN HABITHETIN EXHTUTHTHET MIN FEWKIL-'ERDI MA LEHA MIN KARARIN
C
14:27.
All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.
14:27.
Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç'të dojë.
14:27.
Allahu i forcon ata që besojnë me fjalën e qëndrueshme në jetën e kësaj bote dhe në jetën e përtejme. Dhe Allahu i lë të humbasin keqbërësit. Dhe Allahu bën atë që dëshiron.
14:27.
JUTHEBBITU ELLAHUL-LEDHINE 'AMENU BIL-KAWLI ETH-THABITI FIL-HEJETI ED-DUNJA WE FIL-'AHIRETI WE JUDILLU ELLAHU EDH-DHALIMINE WE JEF'ALU ELLAHU MA JESHA'U
C
14:28.
A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,
14:28.
Vallë, a nuk i sheh ata që dhuntinë e Allahut e kanë ndërruar me mohim dhe e kanë sjellë popullin e tyre në Shtëpinë e shkatërrimit?
14:28.
A nuk e ke parë ata që e ndërruan bekimin e Allahut me mohim dhe e vendosën popullin e tyre në një shtëpi shkatërrimi?
14:28.
'ELEM TERA 'ILAL-LEDHINE BEDDELU NI'METEL-LAHI KUFREN WE 'EHELLU KAWMEHUM DAREL-BEWARI
C
14:29.
(e sollën) Në xhehennem. Në të e shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.
14:29.
Ata do të digjen në Xhehenem. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm është ai!
14:29.
Xhehenemi, në të cilin ata do të hyjnë. Dhe sa vendbanim i keq është ai!
14:29.
XHEHENNEME JESLEWNEHA WE BI'SEL-KARARU
C
14:30.
Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t'i shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet, se e ardhmja e juaj është te zjarri!"
14:30.
Ata kanë trilluar zota të rreme si ortakë të Allahut për t'i larguar (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: “Kënaquni, se përfundimi juaj është në zjarr!”
14:30.
Dhe ata kanë bërë të barabartë me Allahun që t'i largojnë njerëzit nga rruga e Tij. Thuaj: "Kënaquni, sepse fundi juaj është zjarri."
14:30.
WE XHE'ALU LILLAHI 'ENDADEN LIJUDILLU 'AN SEBILIHI KUL TEMETTA'U FE'INNE MESIREKUM 'ILA EN-NARI
C
14:31.
Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi".
14:31.
Thuaju robërve të Mi, të cilët besojnë: Le të falin namazin dhe le të japin fshehurazi dhe haptazi nga ajo që ua kemi dhënë Ne, para se të arrijë dita në të cilën s'ka as tregti, as miqësi.
14:31.
Thuaju robërve të Mi që besojnë, të falin namazin dhe të japin fshehtas dhe haptas nga ajo që Ne i kemi furnizuar ata, përpara se të vijë një ditë kur nuk ka as tregti e as miqësi.
14:31.
KUL LI'IBADIJEL-LEDHINE 'AMENU JUKIMU ES-SELETE WE JUNFIKU MIMMA REZEKNAHUM SIRRAN WE 'ALANIJETEN MIN KABLI 'EN JE'TIJE JEWMUN LA BEJ'UN FIHI WE LA HILALUN
C
14:32.
All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.
14:32.
Allahu është Ai që ka krijuar qiejt dhe Tokën. Ai lëshon ujë nga qielli e nëpërmjet tij nxjerr fruta si ushqim për ju. Ai i ka vënë në shërbimin tuaj anijet, që me lejen e Tij, ju të lundroni me ato nëpër dete. Ai i ka krijuar lumenjtë për dobinë tuaj
14:32.
Allahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën dhe lëshoi ujë nga qielli dhe nxori me të fryte si furnizim për ju. Dhe Ai i nënshtron juve anijet që të lundrojnë në det me urdhrin e Tij dhe i nënshtron juve lumenjtë.
14:32.
ELLAHUL-LEDHI HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE WE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHE BIHI MINE ETH-THEMERATI RIZKEN LEKUM WE SEHHARE LEKUMUL-FULKE LITEXHRIJE FIL-BEHRI BI'EMRIHI WE SEHHARE LEKUMUL-'ENHARE
C
14:33.
Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.
14:33.
e po ashtu edhe Diellin dhe Hënën, që lëvizin vazhdimisht. Ai ka vënë në shërbimin tuaj natën dhe ditën.
14:33.
Dhe Ai i nënshtron juve diellin dhe hënën, të qëndrueshme, dhe i nënshtron juve natën dhe ditën.
14:33.
WE SEHHARE LEKUMU ESH-SHEMSE WEL-KAMERE DA'IBEJNI WE SEHHARE LEKUMUL-LEJLE WE EN-NEHAR
C
14:34.
Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t'i numëroni të mirat e All-llahut, nuk do të mund të arrini t'i përkufizoni (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë përbuzës.
14:34.
Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t'i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t'i numëroni dot. Njeriu është vërtet i padrejtë dhe mosmirënjohës.
14:34.
Dhe Ai ju jep nga çdo gjë që i kërkoni. Dhe nëse do të numëronit bekimet e Allahut, nuk do të mund t'i numëronit ato. Me të vërtetë, njeriu është i padrejtë dhe mosmirënjohës.
14:34.
WE 'ATAKUM MIN KULLI MA SE'ELTUMUHU WE 'IN TA'UDDU NI'METEL-LAHI LA TUHSUHA 'INNEL-'INSANE LEDHELUMUN KEFFARUN
C
14:35.
(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).
14:35.
(Kujtoje) kur Ibrahimi tha: “O Zoti im, bëje të sigurt këtë qytet dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!
14:35.
Dhe kur Ibrahimi tha: "O Zoti im, bëje këtë qytet të sigurt dhe largoje mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.
14:35.
WE 'IDH KALE 'IBRAHIMU RABBI EXH'AL HADHAL-BELEDE 'AMINEN WE EXHNUBNI WE BENIJE 'EN NA'BUDEL-'ESNAME
C
14:36.
Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
14:36.
O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; ndërsa për atë që më kundërshton mua, Ti, me të vërtetë, je Falës dhe Mëshirëplotë.
14:36.
O Zoti im, ata kanë humbur shumë njerëz. Prandaj, kushdo që më pason mua, ai është nga unë, dhe kushdo që më kundërshton, atëherë me të vërtetë, Ti je Falës dhe Mëshirues.
14:36.
REBBI 'INNEHUNNE 'EDLELNE KETHIREN MINE EN-NASI FEMEN TEBI'ANI FE'INNEHU MINNI WE MEN 'ASANI FE'INNEKE GAFURUN REHIMUN
C
14:37.
Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.
14:37.
O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.
14:37.
O Zoti ynë, unë i kam vendosur disa nga pasardhësit e mi në një luginë pa bimësi pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë, o Zoti ynë, që ata të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e disa njerëzve të kenë prirje ndaj tyre dhe furnizoji ata me fryte, që të jenë mirënjohës.
14:37.
REBBENA 'INNI 'ESKENTU MIN DHURRIJETI BIWADIN GAJRI DHI ZER'IN 'INDE BEJTIKEL-MUHERREMI REBBENA LIJUKIMU ES-SELETE FAXH'AL 'EF'IDETEN MINE EN-NASI TEHWI 'ILEJHIM WE ERZUKHUM MINE ETH-THEMERATI LE'ALLEHUM JESHKURUNE
C
14:38.
Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
14:38.
O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë, as në Tokë, as në qiell.
14:38.
O Zoti ynë, me të vërtetë, Ti e di atë që fshehim dhe atë që shpallim. Dhe asgjë nuk është e fshehur nga Allahu, as në tokë as në qiell.
14:38.
REBBENA 'INNEKE TA'LEMU MA NUHFI WE MA NU'LINU WE MA JEHFA 'ALA ELLAHI MIN SHEJ'IN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I
C
14:39.
Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
14:39.
Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet!
14:39.
Lavdi Allahut, i Cili më ka dhënë në pleqëri Ismailin dhe Is'hakun. Me të vërtetë, Zoti im është Dëgjuesi i lutjes.
14:39.
EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI WEHEBE LI 'ALEL-KIBERI 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA 'INNE RABBI LESEMI'U ED-DU'A'I
C
14:40.
O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
14:40.
O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!
14:40.
O Zoti im, më bëj mua dhe pasardhësit e mi të falim namazin, dhe o Zoti ynë, prano lutjen time.
14:40.
REBBI EXH'ALNI MUKIME ES-SELETI WE MIN DHURRIJETI REBBENA WE TEKABBEL DU'A'I
C
14:41.
Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
14:41.
O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!”
14:41.
O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët ditën kur të bëhet llogaria."
14:41.
REBBENA EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LILMU'UMININE JEWME JEKUMUL-HISABU
C
14:42.
E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
14:42.
Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin),
14:42.
Dhe mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë keqbërësit. Ai vetëm po i jep atyre kohë deri në një ditë kur sytë do të jenë të hapur.
14:42.
WE LA TEHSEBENNEL-LAHE GAFILEN 'AMMA JA'MELU EDH-DHALIMUNE 'INNEMA JU'UEHHIRUHUM LIJEWMIN TESHHASU FIHIL-'EBSARU
C
14:43.
(atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
14:43.
dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t'i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).
14:43.
Ata do të nxitojnë me kokat e ngritura, pa kthyer sytë, dhe zemrat e tyre do të jenë të zbrazura.
14:43.
MUHTI'INE MUKNI'I RU'USIHIM LA JERTEDDU 'ILEJHIM TERFUHUM WE 'EF'IDETUHUM HEWA'UN
C
14:44.
Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
14:44.
Ti (o Muhamed) paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t'u vijë dënimi e keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë, na lër edhe për pak kohë! Ne do t'i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t'i pasojmë të dërguarit!” Por atyre do t'u thuhet: “Vallë, a nuk betoheshit më parë se s'do të kishte zhdukje për ju?
14:44.
Dhe paralajmëroji njerëzit për një ditë kur do t'i vijë ndëshkimi, dhe ata që bënë padrejtësi do të thonë: "O Zoti ynë, na jep pak kohë që t'i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe të ndjekim të dërguarit." (Do t'u thuhet:) "A nuk ishit ju ata që betoheshit më parë se nuk do të kishte për ju ndonjë zhdukje?
14:44.
WE 'ENDHIRI EN-NASE JEWME JE'TIHIMUL-'ADHABU FEJEKULUL-LEDHINE DHELEMU REBBENA 'EHHIRNA 'ILA 'EXHELIN KARIBIN NUXHIB DA'WETEKE WE NETTEBI'I ER-RUSULE 'EWELEM TEKUNU 'EKSEMTUM MIN KABLU MA LEKUM MIN ZEWALIN
C
14:45.
Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
14:45.
Ju banuat në vendbanimet e atyre që e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit të qartë se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumë shembuj.”
14:45.
Dhe ju banonit në vendbanimet e atyre që i bënë padrejtësi vetvetes, dhe ju ishte bërë e qartë se si Ne vepruam me ta, dhe Ne ju sollëm shembuj."
14:45.
WE SEKENTUM FI MESAKINIL-LEDHINE DHELEMU 'ENFUSEHUM WE TEBEJJENE LEKUM KEJFE FE'ALNA BIHIM WE DEREBNA LEKUMUL-'EMTHALE
C
14:46.
(megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
14:46.
Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t'ia dalin mbanë.
14:46.
Dhe ata kanë bërë dredhitë e tyre, por dredhitë e tyre janë të njohura për Allahun. Edhe pse dredhitë e tyre do të zhvendosnin malet,
14:46.
WE KAD MEKERU MEKREHUM WE 'INDEL-LAHI MEKRUHUM WE 'IN KANE MEKRUHUM LITEZULE MINHUL-XHIBALU
C
14:47.
E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkelë premtimin e vet që ua dha të dërguarve të Tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.
14:47.
As mos mendo se Allahu nuk do t'ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.
14:47.
Prandaj, mos mendo se Allahu do ta thyejë premtimin e Tij ndaj të dërguarve të Tij. Me të vërtetë, Allahu është i Plotfuqishëm, Zotërues i hakmarrjes.
14:47.
FELA TEHSEBENNEL-LAHE MUHLIFE WA'DIHI RUSULEHU 'INNALL-LLAHE 'AZIZUN DHU ENTIKAMIN
C
14:48.
(ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.
14:48.
Ditën, kur Toka do të ndërrohet me tokë tjetër, por edhe qiejt, të gjithë do të dalin para të Vetmit dhe Ngadhënjyesit Allah.
14:48.
Ajo ditë kur toka do të ndryshohet me një tokë tjetër dhe po ashtu qiejt, dhe ata do të dalin përpara Allahut, të Vetmit, Ngadhënjyesit.
14:48.
JEWME TUBEDDELUL-'ERDU GAJREL-'ERDI WE ES-SEMAWATU WE BEREZU LILLAHIL-WAHIDIL-KAHHARI
C
14:49.
E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.
14:49.
Dhe atë ditë do t'i shohësh keqbërësit të lidhur në pranga;
14:49.
Dhe ti do të shohësh keqbërësit atë ditë të lidhur me zinxhirë.
14:49.
WE TERAL-MUXHRIMINE JEWME'IDHIN MUKARRENINE FIL-'ESFADI
C
14:50.
Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t'i mbulojë zjarri.
14:50.
rrobat do t'i kenë prej katrani e zjarri do t'ua mbështjellë fytyrat,
14:50.
Rrobat e tyre do të jenë nga katrani dhe fytyrat e tyre do të mbulohen me zjarr.
14:50.
SERABILUHUM MIN KATIRANIN WE TEGSHA WUXHUHEHUMU EN-NARU
C
14:51.
(dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.
14:51.
(Kështu do të jetë) në mënyrë që Allahu të shpërblejë cilindo për atë që ka punuar. Allahu është vërtet i shpejtë në llogari.
14:51.
Kështu, Allahu do të shpërblejë çdo shpirt për atë që ka fituar. Me të vërtetë, Allahu është i shpejtë në llogaritjen.
14:51.
LIJEXHZIJEL-LAHU KULLE NEFSIN MA KESEBET 'INNALL-LLAHE SERI'UL-HISABI
C
14:52.
Ky (Kur'ani) është kumtesë për njerëzit, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një Zot, dhe që t'i këshillojë ata që kanë mend.
14:52.
Ky (Kuran) është shpallje e qartë për njerëzit, me qëllim që ata të marrin paralajmërim nëpërmjet tij, që ta dinë se Allahu është Një Zot i Vetëm dhe që të këshillohen njerëzit e mençur!
14:52.
Kjo është një komunikim për njerëzit, që ata të paralajmërohen me të dhe që të dinë se Ai është një Zot i Vetëm dhe që ata që kanë mend të përkujtojnë.
14:52.
HADHA BELAGUN LILNNASI WE LIJUNDHERU BIHI WE LIJA'LEMU 'ENNEMA HUWE 'ILEHUN WAHIDUN WE LIJEDHDHEKKERE 'ULUL-'ELBABI