Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 14:2. Të All-llahut, i të cilit është gjithë ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë. Është mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.
14:2. Allahut, të Cilit i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Mjerë mohuesit për dënimin e tmerrshëm (që i pret)!
14:2. Allahu, të Cilit i përkasin gjithçka që është në qiej dhe në tokë. Dhe mjerë për jobesimtarët nga një ndëshkim i ashpër!
14:2. ELLAHIL-LEDHI LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE WEJLUN LILKAFIRINE MIN 'ADHABIN SHEDIDIN
C 14:3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.
14:3. Mjerë ata që jetën e kësaj bote e duan më shumë se atë të botës tjetër, që largojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe dëshirojnë ta shtrembërojnë atë! Ata janë në humbje të madhe.
14:3. Ata që e duan jetën e kësaj bote më shumë se jetën e përtejme, dhe pengojnë nga rruga e Allahut dhe kërkojnë ta bëjnë atë të shtrembër, ata janë në një humbje të largët.
14:3. EL-LEDHINE JESTEHIBBUNEL-HEJETE ED-DUNJA 'ALEL-'AHIRETI WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WE JEBGUNEHA 'IWEXHAN 'ULA'IKE FI DELALIN BA'IDIN
C 14:4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e dërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtu që ai t'u shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.
14:4. Ne nuk kemi çuar asnjë të dërguar, përveçse në gjuhën e popullit të tij, për t'u shpjeguar atyre (shpalljet e Zotit). Allahu e shpie në humbje kë të dojë dhe e udhëzon në rrugë të drejtë kë të dojë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.
14:4. Dhe Ne nuk kemi dërguar asnjë të dërguar përveç në gjuhën e popullit të tij, që ai të mund t'ua shpjegojë atyre. Pastaj Allahu lë të humbasë kë të dojë dhe udhëzon kë të dojë. Dhe Ai është i Plotfuqishmi, i Urti.
14:4. WE MA 'ERSELNA MIN RESULIN 'ILLA BILISANI KAWMIHI LIJUBEJJINE LEHUM FEJUDILLU ELLAHU MEN JESHA'U WE JEHDI MEN JESHA'U WE HUWEL-'AZIZUL-HEKIMU
C 14:5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë): "Nxirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.
14:5. Ne e dërguam Musain me shenjat Tona (dhe i thamë): “Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe përkujtoju atyre ditët e Allahut!” Vërtet, në këtë ka shenja për çdo njeri që është i durueshëm dhe falënderues.
14:5. Dhe me të vërtetë, Ne e dërguam Musan me shenjat Tona, duke thënë: "Nxirre popullin tënd nga errësira në dritë dhe kujtoji atyre ditët e Allahut." Me të vërtetë, në këtë ka shenja për çdo të durueshëm dhe mirënjohës.
14:5. WE LEKAD 'ERSELNA MUSA BI'AJATINA 'EN 'EHRIXH KAWMEKE MINE EDH-DHULUMATI 'ILA EN-NURI WE DHEKKIRHUM BI'EJJAMI ELLAHI 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKULLI SEBBARIN SHEKURIN
C 14:6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut ndaj jush, kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonit dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e i linin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj."
14:6. (Kujto) kur Musai i tha popullit të vet: “Kujtoni dhuntinë që ju dha Allahu, kur ju shpëtoi nga populli i Faraonit, që ju mundonte me torturat më të rënda, duke vrarë djemtë tuaj e duke jua lënë gjallë femrat. Kjo ka qenë një sprovë e madhe për ju nga Zoti juaj.
14:6. Dhe (përkujto) kur Musa i tha popullit të tij: "Përkujtoni bekimin e Allahut mbi ju kur Ai ju shpëtoi nga njerëzit e Faraonit, të cilët ju mundonin me ndëshkime të rënda, duke mbytur bijtë tuaj dhe duke lënë gjallë gratë tuaja. Dhe në këtë ka qenë një provë e madhe nga Zoti juaj."
14:6. WE 'IDH KALE MUSA LIKAWMIHI EDHKURU NI'METEL-LAHI 'ALEJKUM 'IDH 'ENXHAKUM MIN 'ALI FIR'AWNE JESUMUNEKUM SU'EL-'ADHABI WE JUDHEBBIHUNE 'EBNA'EKUM WE JESTEHJUNE NISA'EKUM WE FI DHALIKUM BELA'UN MIN RABBIKUM 'ADHIMUN
C 14:7. Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t'ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s'ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!"
14:7. (Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t'jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”.
14:7. Dhe Zoti juaj ka shpallur: "Nëse jeni mirënjohës, Unë do t'ju shtoj; por nëse jeni mohues, me të vërtetë, ndëshkimi Im është i ashpër."
14:7. WE 'IDH TE'EDHDHENE REBBUKUM LE'IN SHEKERTUM LE'EZIDENNEKUM WE LE'IN KEFERTUM 'INNE 'ADHABI LESHEDIDUN
C 14:8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
14:8. Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”
14:8. Dhe Musa tha: "Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë jeni mohues, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Pasur dhe i Denjë për lavdërim."
14:8. WE KALE MUSA 'IN TEKFURU 'ENTUM WE MEN FIL-'ERDI XHEMI'EN FE'INNALL-LLAHE LEGANIJUN HEMIDUN
C 14:9. A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
14:9. A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!
14:9. A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata para jush, për popullin e Nuhut, dhe Adin, dhe Themudin, dhe ata pas tyre, të cilët vetëm Allahu i di? Të dërguarit e tyre erdhën tek ata me prova të qarta, por ata vunë duart e tyre në gojët e tyre dhe thanë: "Ne mohojmë atë me të cilën jeni dërguar, dhe ne jemi me dyshim për atë për të cilën na thërrisni."
14:9. 'ELEM JE'TIKUM NEBE'UL-LEDHINE MIN KABLIKUM KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM LA JA'LEMUHUM 'ILLALLAHU XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEREDDU 'EJDIJEHUM FI 'EFWAHIHIM WE KALU 'INNA KEFERNA BIMA 'URSILTUM BIHI WE 'INNA LEFI SHEKKIN MIMMA TED'UNENA 'ILEJHI MURIBIN
C 14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"
14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret juve për t'ju falur disa gjynahe tuajat dhe që t'ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
14:10. Të dërguarit e tyre thanë: "A ka dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të tokës? Ai ju thërret që t'ju falë disa nga mëkatet tuaja dhe t'ju japë një afat deri në një kohë të caktuar." Ata thanë: "Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse njerëz si ne. Ju dëshironi të na ndaloni nga ajo që etërit tanë adhuronin. Prandaj, na sillni një provë të qartë."
14:10. KALET RUSULUHUM 'EFI ELLAHI SHEKKUN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JED'UKUM LIJEGFIRE LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU'UEHHIREKUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN KALU 'IN 'ENTUM 'ILLA BESHERUN MITHLUNA TURIDUNE 'EN TESUDDUNA 'AMMA KANE JA'BUDU 'ABA'UUNA FE'TUNA BISULTANIN MUBININ
C 14:11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
14:11. Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t'ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.
14:11. Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij. Dhe nuk na takon neve t'ju sjellim një provë, përveç me lejen e Allahut. Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
14:11. KALET LEHUM RUSULUHUM 'IN NEHNU 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM WE LEKINNALL-LLAHE JEMUNNU 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE MA KANE LENA 'EN NE'TIJEKUM BISULTANIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 14:12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
14:12. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t'i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!”
14:12. Dhe përse të mos mbështetemi te Allahu, kur Ai na ka udhëzuar në rrugët tona? Dhe ne do të jemi me durim ndaj çdo të keqeje që mund të na bëni. Dhe te Allahu le të mbështeten ata që mbështeten."
14:12. WE MA LENA 'ELLA NETEWEKKELE 'ALA ELLAHI WE KAD HEDANA SUBULENA WE LENESBIRENNE 'ALA MA 'ADHEJTUMUNA WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE