Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 14:8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim), i lavdishëm (vetvetiu)".
14:8. Dhe Musai tha: “Nëse mohoni ju dhe të gjithë ata që janë në Tokë, (dijeni se) Allahu është vërtet i Vetëmjaftueshëm dhe plot lavdi.”
14:8. Dhe Musa tha: "Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë jeni mohues, atëherë me të vërtetë, Allahu është i Pasur dhe i Denjë për lavdërim."
14:8. WE KALE MUSA 'IN TEKFURU 'ENTUM WE MEN FIL-'ERDI XHEMI'EN FE'INNALL-LLAHE LEGANIJUN HEMIDUN
C 14:9. A nuk jeni të njoftuar me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta pos All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i venin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta dhe thonin: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".
14:9. A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta, por ata vinin duart në gojë (me tallje) dhe thoshin: “Ne nuk besojmë në mesazhin tuaj. Ne kemi dyshim të madh ndaj asaj që na thërrisni ju”!
14:9. A nuk ju kanë ardhur lajmet për ata para jush, për popullin e Nuhut, dhe Adin, dhe Themudin, dhe ata pas tyre, të cilët vetëm Allahu i di? Të dërguarit e tyre erdhën tek ata me prova të qarta, por ata vunë duart e tyre në gojët e tyre dhe thanë: "Ne mohojmë atë me të cilën jeni dërguar, dhe ne jemi me dyshim për atë për të cilën na thërrisni."
14:9. 'ELEM JE'TIKUM NEBE'UL-LEDHINE MIN KABLIKUM KAWMI NUHIN WE 'ADIN WE THEMUDE WEL-LEDHINE MIN BA'DIHIM LA JA'LEMUHUM 'ILLALLAHU XHA'ET/HUM RUSULUHUM BIL-BEJJINATI FEREDDU 'EJDIJEHUM FI 'EFWAHIHIM WE KALU 'INNA KEFERNA BIMA 'URSILTUM BIHI WE 'INNA LEFI SHEKKIN MIMMA TED'UNENA 'ILEJHI MURIBIN
C 14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t'ju falur mëkatet dhe për t'ju vazhduar (jetën) deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"
14:10. Të dërguarit e tyre u thanë: “Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?! Ai ju thërret juve për t'ju falur disa gjynahe tuajat dhe që t'ju lërë deri në afatin e caktuar”. Ata thanë: “Ju jeni vetëm njerëz si ne. Ju dëshironi të na shmangni nga ajo që kanë adhuruar të parët tanë. Andaj, na sillni prova të dukshme!”
14:10. Të dërguarit e tyre thanë: "A ka dyshim për Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të tokës? Ai ju thërret që t'ju falë disa nga mëkatet tuaja dhe t'ju japë një afat deri në një kohë të caktuar." Ata thanë: "Ju nuk jeni asgjë tjetër veçse njerëz si ne. Ju dëshironi të na ndaloni nga ajo që etërit tanë adhuronin. Prandaj, na sillni një provë të qartë."
14:10. KALET RUSULUHUM 'EFI ELLAHI SHEKKUN FATIRI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI JED'UKUM LIJEGFIRE LEKUM MIN DHUNUBIKUM WE JU'UEHHIREKUM 'ILA 'EXHELIN MUSEMMEN KALU 'IN 'ENTUM 'ILLA BESHERUN MITHLUNA TURIDUNE 'EN TESUDDUNA 'AMMA KANE JA'BUDU 'ABA'UUNA FE'TUNA BISULTANIN MUBININ
C 14:11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon t'ju sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra besimtarët le t'i mbështeten vetëm All-llahut".
14:11. Të dërguarit e tyre u thanë: “Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu ia dhuron hirin e Tij kujt të dojë prej robërve të Vet, ne nuk mund t'ju sjellim prova pa urdhrin e Allahut. Besimtarët le të mbështeten vetëm tek Allahu.
14:11. Të dërguarit e tyre u thanë: "Ne jemi vetëm njerëz si ju, por Allahu i jep mirësi kujt të dojë nga robërit e Tij. Dhe nuk na takon neve t'ju sjellim një provë, përveç me lejen e Allahut. Dhe tek Allahu le të mbështeten besimtarët.
14:11. KALET LEHUM RUSULUHUM 'IN NEHNU 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM WE LEKINNALL-LLAHE JEMUNNU 'ALA MEN JESHA'U MIN 'IBADIHI WE MA KANE LENA 'EN NE'TIJEKUM BISULTANIN 'ILLA BI'IDHNI ELLAHI WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MU'UMINUNE
C 14:12. E përsë të mos i mbështetemi All-llahut derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejtë). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do t'i përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut le t'i mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.
14:12. E përse të mos mbështetemi tek Allahu, kur Ai tashmë na ka treguar rrugën e drejtë, në të cilën po ecim? Ne do t'i durojmë përndjekjet tuaja e ata që besojnë, le të shpresojnë vetëm tek Allahu!”
14:12. Dhe përse të mos mbështetemi te Allahu, kur Ai na ka udhëzuar në rrugët tona? Dhe ne do të jemi me durim ndaj çdo të keqeje që mund të na bëni. Dhe te Allahu le të mbështeten ata që mbështeten."
14:12. WE MA LENA 'ELLA NETEWEKKELE 'ALA ELLAHI WE KAD HEDANA SUBULENA WE LENESBIRENNE 'ALA MA 'ADHEJTUMUNA WE 'ALA ELLAHI FELJETEWEKKELIL-MUTEWEKKILUNE
C 14:13. Ata që mohuan të dërguarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarve) Zoti u shpalli: "Ne gjithqysh do t'i shkatërrojmë zullumqarët".
14:13. Mohuesit u thanë të dërguarve të tyre: “Ne do t'ju dëbojmë nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë!” Atëherë, Zoti u shpalli (të dërguarve të Vet): “Ne do t'i zhdukim keqbërësit,
14:13. Dhe ata që nuk besuan thanë të dërguarve të tyre: "Ne do t'ju dëbojmë nga toka jonë, ose ju do të ktheheni në fenë tonë." Atëherë Zoti i tyre u shpalli atyre: "Me të vërtetë, Ne do të shkatërrojmë keqbërësit.
14:13. WE KALEL-LEDHINE KEFERU LIRUSULIHIM LENUHRIXHENNEKUM MIN 'ERDINA 'EW LETA'UDUNNE FI MILLETINA FE'EWHA 'ILEJHIM REBBUHUM LENUHLIKENNE EDH-DHALIMINE
C 14:14. Dhe pas tyre Ne do t'ju vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.
14:14. e pas tyre do t'ju vendosim në tokën e tyre. Kjo është për ata që kanë frikë nga qëndrimi para Meje (për gjykim) dhe i tremben premtimit (dënimit) Tim.”
14:14. Dhe Ne me siguri do t'ju vendosim juve në tokë pas tyre. Kjo është për ata që kanë frikë madhështinë Time dhe që kanë frikë nga premtimi Im."
14:14. WE LENUSKINENNEKUMUL-'ERDE MIN BA'DIHIM DHALIKE LIMEN HAFE MEKAMI WE HAFE WA'IDI
C 14:15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelart idhnak pësoi dështim.
14:15. Dhe (të dërguarit) kërkuan ndihmë (nga Allahu), kurse kokëfortët kryelartë u shkatërruan.
14:15. Dhe ata kërkuan gjykim, dhe çdo kokëfortë dhe kryeneç u zhduk.
14:15. WE ESTEFTEHU WE HABE KULLU XHEBBARIN 'ANIDIN
C 14:16. E pas tij (kryelartit) është xhehennemi, në të cilin i jepet ujë i ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura),
14:16. Pas tyre është Xhehenemi, ku do të pijnë ujë të qelbur,
14:16. Para tij është Xhehenemi, dhe ai do të furnizohet me ujë të qelbët.
14:16. MIN WERA'IHI XHEHENNEMU WE JUSKA MIN MA'IN SEDIDIN
C 14:17. Përpiqet ta përbijë, po jo nuk mund ta gëlltisë atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.
14:17. të cilin do ta gjerbin e nuk do të mund ta gëlltisin. Vdekja do t'u vijë atyre nga të gjitha anët, por nuk do të vdesin. Ata i pret një dënim i rëndë.
14:17. Ai do ta pijë atë me zor dhe mezi do ta gëlltisë atë. Dhe vdekja do t'i vijë nga çdo anë, por ai nuk do të vdesë. Dhe përpara tij është një ndëshkim i rëndë.
14:17. JETEXHERRA'UHU WE LA JEKADU JUSIGUHU WE JE'TIHIL-MEWTU MIN KULLI MEKANIN WE MA HUWE BIMEJJITIN WE MIN WERA'IHI 'ADHABUN GALIDHUN
C 14:18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.
14:18. Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe.
14:18. Shembulli i atyre që mohojnë Zotin e tyre është si puna e hirit që era e shpërndan me forcë në një ditë me stuhi. Ata nuk do të kenë asgjë nga ajo që kanë fituar. Ky është humbja e largët.
14:18. METHELUL-LEDHINE KEFERU BIREBBIHIM 'A'MALUHUM KEREMADIN ESHTEDDET BIHI ER-RIHU FI JEWMIN 'ASIFIN LA JEKDIRUNE MIMMA KESEBU 'ALA SHEJ'IN DHALIKE HUWE ED-DELALUL-BA'IDU