Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 14:36. Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.
14:36. O Zoti im, ata kanë shmangur shumë njerëz (nga rruga e drejtë). Ai që më pason mua, është i fesë sime; ndërsa për atë që më kundërshton mua, Ti, me të vërtetë, je Falës dhe Mëshirëplotë.
14:36. O Zoti im, ata kanë humbur shumë njerëz. Prandaj, kushdo që më pason mua, ai është nga unë, dhe kushdo që më kundërshton, atëherë me të vërtetë, Ti je Falës dhe Mëshirues.
14:36. REBBI 'INNEHUNNE 'EDLELNE KETHIREN MINE EN-NASI FEMEN TEBI'ANI FE'INNEHU MINNI WE MEN 'ASANI FE'INNEKE GAFURUN REHIMUN
C 14:37. Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta.
14:37. O Zoti ynë, unë kam vendosur disa nga pasardhësit e mi, në një luginë që nuk mbillet, afër Shtëpisë Tënde të Shenjtë, që të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e njerëzve të ndiejnë dashamirësi për ata dhe jepu fruta, me qëllim që ata të të falënderojnë.
14:37. O Zoti ynë, unë i kam vendosur disa nga pasardhësit e mi në një luginë pa bimësi pranë Shtëpisë Tënde të Shenjtë, o Zoti ynë, që ata të falin namazin. Prandaj, bëj që zemrat e disa njerëzve të kenë prirje ndaj tyre dhe furnizoji ata me fryte, që të jenë mirënjohës.
14:37. REBBENA 'INNI 'ESKENTU MIN DHURRIJETI BIWADIN GAJRI DHI ZER'IN 'INDE BEJTIKEL-MUHERREMI REBBENA LIJUKIMU ES-SELETE FAXH'AL 'EF'IDETEN MINE EN-NASI TEHWI 'ILEJHIM WE ERZUKHUM MINE ETH-THEMERATI LE'ALLEHUM JESHKURUNE
C 14:38. Zoti ynë! S'ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t'i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell.
14:38. O Zoti ynë, Ti e di vërtet çfarë fshehim e çfarë shfaqim haptazi. Allahut nuk i fshihet asgjë, as në Tokë, as në qiell.
14:38. O Zoti ynë, me të vërtetë, Ti e di atë që fshehim dhe atë që shpallim. Dhe asgjë nuk është e fshehur nga Allahu, as në tokë as në qiell.
14:38. REBBENA 'INNEKE TA'LEMU MA NUHFI WE MA NU'LINU WE MA JEHFA 'ALA ELLAHI MIN SHEJ'IN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I
C 14:39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.
14:39. Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is'hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet!
14:39. Lavdi Allahut, i Cili më ka dhënë në pleqëri Ismailin dhe Is'hakun. Me të vërtetë, Zoti im është Dëgjuesi i lutjes.
14:39. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI WEHEBE LI 'ALEL-KIBERI 'ISMA'ILE WE 'ISHAKA 'INNE RABBI LESEMI'U ED-DU'A'I
C 14:40. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!
14:40. O Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!
14:40. O Zoti im, më bëj mua dhe pasardhësit e mi të falim namazin, dhe o Zoti ynë, prano lutjen time.
14:40. REBBI EXH'ALNI MUKIME ES-SELETI WE MIN DHURRIJETI REBBENA WE TEKABBEL DU'A'I
C 14:41. Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.
14:41. O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët në Ditën, kur do të jepet llogari!”
14:41. O Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët ditën kur të bëhet llogaria."
14:41. REBBENA EGFIR LI WE LIWALIDEJJE WE LILMU'UMININE JEWME JEKUMUL-HISABU
C 14:42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).
14:42. Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit! Ai vetëm ua shtyn (dënimin) deri në Ditën, kur sytë e tyre do të zgurdullohen (nga tmerret që do të shohin),
14:42. Dhe mos mendo se Allahu është i pavëmendshëm ndaj asaj që bëjnë keqbërësit. Ai vetëm po i jep atyre kohë deri në një ditë kur sytë do të jenë të hapur.
14:42. WE LA TEHSEBENNEL-LAHE GAFILEN 'AMMA JA'MELU EDH-DHALIMUNE 'INNEMA JU'UEHHIRUHUM LIJEWMIN TESHHASU FIHIL-'EBSARU
C 14:43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke u ngritur kokat e tyre lart, nuk lëvizin sytë e tyre (për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).
14:43. dhe, duke vrapuar me kokë lart, nuk do të mund t'i lëvizin sytë, ndërsa zemrat e tyre do të jenë të zbrazëta (nga tmerri).
14:43. Ata do të nxitojnë me kokat e ngritura, pa kthyer sytë, dhe zemrat e tyre do të jenë të zbrazura.
14:43. MUHTI'INE MUKNI'I RU'USIHIM LA JERTEDDU 'ILEJHIM TERFUHUM WE 'EF'IDETUHUM HEWA'UN
C 14:44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t'u vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! Na jep afat për një kohë të shkurtër t'i përgjigjemi thirrjes Tënde (për besim) dhe t'i pasojmë të dërguarit!" A nuk u betuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej Dunjasë në botën tjetër)?
14:44. Ti (o Muhamed) paralajmëroji njerëzit për Ditën që atyre do t'u vijë dënimi e keqbërësit do të thonë: “O Zoti ynë, na lër edhe për pak kohë! Ne do t'i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe do t'i pasojmë të dërguarit!” Por atyre do t'u thuhet: “Vallë, a nuk betoheshit më parë se s'do të kishte zhdukje për ju?
14:44. Dhe paralajmëroji njerëzit për një ditë kur do t'i vijë ndëshkimi, dhe ata që bënë padrejtësi do të thonë: "O Zoti ynë, na jep pak kohë që t'i përgjigjemi thirrjes Tënde dhe të ndjekim të dërguarit." (Do t'u thuhet:) "A nuk ishit ju ata që betoheshit më parë se nuk do të kishte për ju ndonjë zhdukje?
14:44. WE 'ENDHIRI EN-NASE JEWME JE'TIHIMUL-'ADHABU FEJEKULUL-LEDHINE DHELEMU REBBENA 'EHHIRNA 'ILA 'EXHELIN KARIBIN NUXHIB DA'WETEKE WE NETTEBI'I ER-RUSULE 'EWELEM TEKUNU 'EKSEMTUM MIN KABLU MA LEKUM MIN ZEWALIN
C 14:45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.
14:45. Ju banuat në vendbanimet e atyre që e kishin ngarkuar veten me gjynahe dhe e kishit të qartë se si kishim vepruar me ta. Dhe Ne ju kishim treguar shumë shembuj.”
14:45. Dhe ju banonit në vendbanimet e atyre që i bënë padrejtësi vetvetes, dhe ju ishte bërë e qartë se si Ne vepruam me ta, dhe Ne ju sollëm shembuj."
14:45. WE SEKENTUM FI MESAKINIL-LEDHINE DHELEMU 'ENFUSEHUM WE TEBEJJENE LEKUM KEJFE FE'ALNA BIHIM WE DEREBNA LEKUMUL-'EMTHALE
C 14:46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duar të All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulen edhe kodrat nga ai.
14:46. Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t'ia dalin mbanë.
14:46. Dhe ata kanë bërë dredhitë e tyre, por dredhitë e tyre janë të njohura për Allahun. Edhe pse dredhitë e tyre do të zhvendosnin malet,
14:46. WE KAD MEKERU MEKREHUM WE 'INDEL-LAHI MEKRUHUM WE 'IN KANE MEKRUHUM LITEZULE MINHUL-XHIBALU