U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
96:18.
Ne do t'i thërrasim zebanitë.
96:18.
Ne do t'i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
96:18.
Ne do të thërrasim rojtarët.
96:18.
SENED'U EZ-ZEBANIJETE
C
96:19.
Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
96:19.
Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!
96:19.
Jo! Mos e dëgjo atë. Bëj sexhde dhe afroju Allahut.
96:19.
KELLA LA TUTI'HU WE ESXHUD WAKTERIB
C
97:1.
Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
97:1.
Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.
97:1.
Me të vërtetë, Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.
97:1.
'INNA 'ENZELNAHU FI LEJLETIL-KADRI
C
97:2.
E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
97:2.
E kush mund të ta shpjegojë ty se ç'është nata e Kadrit?
97:2.
Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Nata e Kadrit?
97:2.
WE MA 'EDRAKE MA LEJLETUL-KADRI
C
97:3.
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
97:3.
Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.
97:3.
Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
97:3.
LEJLETUL-KADRI HAJRUN MIN 'ELFI SHEHRIN
C
97:4.
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:4.
Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.
97:4.
Engjëjt dhe Fryma zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje.
97:4.
TENEZZELUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU FIHA BI'IDHNI RABBIHIM MIN KULLI 'EMRIN
C
97:5.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
97:5.
Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.
97:5.
Paqe ajo është deri në lindjen e agimit.
97:5.
SELAMUN HIJE HETTA METLA'IL-FEXHRI
C
98:1.
Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
98:1.
Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte Dëshmia e qartë:
98:1.
Ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët nuk do të largoheshin derisa t'u vinte atyre prova e qartë.
98:1.
LEM JEKUNIL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WEL-MUSHRIKINE MUNFEKKINE HETTA TE'TIJEHUMUL-BEJJINETU
C
98:2.
I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
98:2.
Një i Dërguar nga Allahu, i cili t'u lexonte faqe të pastra (Kuranin),
98:2.
Një i Dërguar nga Allahu që lexon faqe të pastra,
98:2.
RESULUN MINEL-LAHI JETLU SUHUFEN MUTEHHERETEN
C
98:3.
Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
98:3.
të cilat përmbanin rregulla të drejta.
98:3.
Brenda të cilave janë libra të drejta.
98:3.
FIHA KUTUBUN KAJJIMETUN
C
98:4.
Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
98:4.
Ata, që u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë, kur u erdhi Dëshmia e qartë.
98:4.
Dhe ata që u është dhënë Libri nuk u përçanë vetëm pasi u erdhi atyre prova e qartë.
98:4.
WE MA TEFERREKAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'ILLA MIN BA'DI MA XHA'ET/HUMUL-BEJJINETU