Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 96:15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
96:15. Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),
96:15. Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne me siguri do ta kapim atë nga balli,
96:15. KELLA LE'IN LEM JENTEHI LENESFA'A BIN-NASIJETI
C 96:16. Floku rrenacak, mëkatar.
96:16. për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.
96:16. Nga një ballë gënjeshtar dhe mëkatar.
96:16. NASIJETIN KADHIBETIN HATI'ETIN
C 96:17. E ai le t'i thërret ata të vetët.
96:17. Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,
96:17. Atëherë, le të thërrasë këshillin e tij.
96:17. FELJED'U NADIJEH
C 96:18. Ne do t'i thërrasim zebanitë.
96:18. Ne do t'i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
96:18. Ne do të thërrasim rojtarët.
96:18. SENED'U EZ-ZEBANIJETE
C 96:19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
96:19. Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!
96:19. Jo! Mos e dëgjo atë. Bëj sexhde dhe afroju Allahut.
96:19. KELLA LA TUTI'HU WE ESXHUD WAKTERIB
C 97:1. Ne e zbritëm atë (Kur'anin) në Natën e Kadrit.
97:1. Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit.
97:1. Me të vërtetë, Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.
97:1. 'INNA 'ENZELNAHU FI LEJLETIL-KADRI
C 97:2. E ç'të bëri ty të dish se ç'është Nata e Kadrit?
97:2. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç'është nata e Kadrit?
97:2. Dhe çfarë të bën të dish se çfarë është Nata e Kadrit?
97:2. WE MA 'EDRAKE MA LEJLETUL-KADRI
C 97:3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
97:3. Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.
97:3. Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj.
97:3. LEJLETUL-KADRI HAJRUN MIN 'ELFI SHEHRIN
C 97:4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:4. Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.
97:4. Engjëjt dhe Fryma zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje.
97:4. TENEZZELUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU FIHA BI'IDHNI RABBIHIM MIN KULLI 'EMRIN
C 97:5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
97:5. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.
97:5. Paqe ajo është deri në lindjen e agimit.
97:5. SELAMUN HIJE HETTA METLA'IL-FEXHRI
C 98:1. Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
98:1. Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte Dëshmia e qartë:
98:1. Ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët nuk do të largoheshin derisa t'u vinte atyre prova e qartë.
98:1. LEM JEKUNIL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WEL-MUSHRIKINE MUNFEKKINE HETTA TE'TIJEHUMUL-BEJJINETU