Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Sureja: 96. Alak
Ajete: 19

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
96:1. Lexo në emrin e Zotit tënd që krijoi,
96:1. EKRE' BIASMI RABBIKEL-LEDHI HALEKA
C 96:2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
96:2. e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
96:2. Krijoi njeriun nga një copë ngjitur.
96:2. HALEKAL-'INSANE MIN 'ALEKIN
C 96:3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
96:3. Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
96:3. Lexo, dhe Zoti yt është më Bujari,
96:3. EKRE' WE REBBUKEL-'EKREMU
C 96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
96:4. i Cili, me anë të penës ia mësoi,
96:4. Ai që mësoi me anë të kalemit,
96:4. EL-LEDHI 'ALLEME BIL-KALEMI
C 96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
96:5. ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
96:5. Mësoi njeriun atë që ai nuk e dinte.
96:5. 'ALLEMEL-'INSANE MA LEM JA'LEM
C 96:6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
96:6. Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,
96:6. Jo! Me të vërtetë, njeriu kalon kufijtë,
96:6. KELLA 'INNEL-'INSANE LEJETGA
C 96:7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
96:7. kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
96:7. Ngaqë e shikon veten të vetë-mjaftueshëm.
96:7. 'EN RE'AHU ESTEGNA
C 96:8. Po kthimi është vetëm te Zoti yt.
96:8. Në të vërtetë, kthimi është te Zoti yt!
96:8. Me të vërtetë, te Zoti yt është kthimi.
96:8. 'INNE 'ILA RABBIKE ER-RUXH'A
C 96:9. A më tregon atë që pengon,
96:9. A e ke parë ti (Muhamed) atë që pengon
96:9. A e ke parë atë që ndalon,
96:9. 'ERE'EJTEL-LEDHI JENHA
C 96:10. një rob kur ai falet?
96:10. robin (Tonë) kur falet?
96:10. Një rob kur ai falet?
96:10. 'ABDEN 'IDHA SELLA
C 96:11. Ç'mendon kur ai (robi) është në rrugë të drejtë?
96:11. A nuk është ai (robi Ynë) në rrugë të drejtë
96:11. A e ke parë nëse ai është në udhëzim,
96:11. 'ERE'EJTE 'IN KANE 'ALEL-HUDA
C 96:12. Ose ai (rob) urdhëroi për sinqeritet.
96:12. dhe që urdhëron për devotshmëri?!
96:12. Ose urdhëron për devotshmëri?
96:12. 'EW 'EMERE BIT-TEKWA
C 96:13. A më tregon nëse ai përgënjeshtron dhe zbrapset (nga besimi)?
96:13. Mendo, nëse ai (penguesi) mohon dhe kthen kurrizin,
96:13. A e ke parë nëse ai përgënjeshtron dhe kthen shpinën?
96:13. 'ERE'EJTE 'IN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C 96:14. A nuk e di ai se All-llahu e sheh?
96:14. a nuk e di ai se Allahu i sheh të gjitha?!
96:14. A nuk e di ai se Allahu e sheh?
96:14. 'ELEM JA'LEM BI'ENNEL-LAHE JERA
C 96:15. Jo, jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballin.
96:15. Jo, jo! Nëse ai nuk tërhiqet nga kjo, Ne do ta kapim për ballukesh (për ta hedhur në zjarrin e Xhehenemit),
96:15. Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne me siguri do ta kapim atë nga balli,
96:15. KELLA LE'IN LEM JENTEHI LENESFA'A BIN-NASIJETI
C 96:16. Floku rrenacak, mëkatar.
96:16. për ballukesh të gënjeshtarit dhe fajtorit.
96:16. Nga një ballë gënjeshtar dhe mëkatar.
96:16. NASIJETIN KADHIBETIN HATI'ETIN
C 96:17. E ai le t'i thërret ata të vetët.
96:17. Atëherë ai le ta thërrasë shoqërinë e vet,
96:17. Atëherë, le të thërrasë këshillin e tij.
96:17. FELJED'U NADIJEH
C 96:18. Ne do t'i thërrasim zebanitë.
96:18. Ne do t'i thërrasim Zebanijet (rojet e Xhehenemit)!
96:18. Ne do të thërrasim rojtarët.
96:18. SENED'U EZ-ZEBANIJETE
C 96:19. Jo, jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të.
96:19. Kurrsesi mos iu nënshtro atij (o Muhamed), por bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!
96:19. Jo! Mos e dëgjo atë. Bëj sexhde dhe afroju Allahut.
96:19. KELLA LA TUTI'HU WE ESXHUD WAKTERIB