Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 95:5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.
95:5. pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët,
95:5. Pastaj, Ne e kthyem atë në më të ulëtin e të ulëtëve,
95:5. THUMME REDEDNAHU 'ESFELE SAFILINE
C 95:6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.
95:6. përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera.
95:6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të drejta. Për ta është një shpërblim i pandërprerë.
95:6. 'ILLAL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI FELEHUM 'EXHRUN GAJRU MEMNUNIN
C 95:7. E pas gjithë kësaj, ç'të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?
95:7. Atëherë, çfarë të shtyn ty (o njeri), që ta mohosh Ditën e Kiametit?
95:7. Atëherë, çfarë të bën të mohosh pas kësaj gjykimin?
95:7. FEMA JUKEDHDHIBUKE BA'DU BID-DINI
C 95:8. A nuk është All-llahu më i urti i gjykuesve?
95:8. A nuk është Allahu Gjykatësi më i drejtë?!
95:8. A nuk është Allahu gjykatësi më i drejtë?
95:8. 'ELEJSEL-LAHU BI'EHKEMIL-HAKIMINE
C 96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë).
96:1. Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka),
96:1. Lexo në emrin e Zotit tënd që krijoi,
96:1. EKRE' BIASMI RABBIKEL-LEDHI HALEKA
C 96:2. Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).
96:2. e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!
96:2. Krijoi njeriun nga një copë ngjitur.
96:2. HALEKAL-'INSANE MIN 'ALEKIN
C 96:3. Lexo! Se Zoti yt është më bujari!
96:3. Lexo! Zoti yt është Bujari më i madh,
96:3. Lexo, dhe Zoti yt është më Bujari,
96:3. EKRE' WE REBBUKEL-'EKREMU
C 96:4. Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë.
96:4. i Cili, me anë të penës ia mësoi,
96:4. Ai që mësoi me anë të kalemit,
96:4. EL-LEDHI 'ALLEME BIL-KALEMI
C 96:5. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.
96:5. ia mësoi njeriut ato që nuk i dinte.
96:5. Mësoi njeriun atë që ai nuk e dinte.
96:5. 'ALLEMEL-'INSANE MA LEM JA'LEM
C 96:6. Jo, është e vërtetë se ai i kalon kufijtë,
96:6. Por vërtet që njeriu shkel çdo cak,
96:6. Jo! Me të vërtetë, njeriu kalon kufijtë,
96:6. KELLA 'INNEL-'INSANE LEJETGA
C 96:7. Për shkak se e ndien veten të pavarur.
96:7. kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.
96:7. Ngaqë e shikon veten të vetë-mjaftueshëm.
96:7. 'EN RE'AHU ESTEGNA