U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
97:4.
Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje.
97:4.
Engjëjt dhe Shpirti (Xhebraili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet.
97:4.
Engjëjt dhe Fryma zbresin në të me lejen e Zotit të tyre për çdo çështje.
97:4.
TENEZZELUL-MELA'IKETU WE ER-RUHU FIHA BI'IDHNI RABBIHIM MIN KULLI 'EMRIN
C
97:5.
Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
97:5.
Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.
97:5.
Paqe ajo është deri në lindjen e agimit.
97:5.
SELAMUN HIJE HETTA METLA'IL-FEXHRI
C
98:1.
Ata nga ithtarët e librit dhe idhujtarët, të cilët nuk besuan, nuk iu ndanë (besimit të tyre) derisa atyre u erdhi argumenti i qartë,
98:1.
Ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, nuk do të largoheshin (nga mosbesimi i tyre), derisa t'u vinte Dëshmia e qartë:
98:1.
Ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët nuk do të largoheshin derisa t'u vinte atyre prova e qartë.
98:1.
LEM JEKUNIL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WEL-MUSHRIKINE MUNFEKKINE HETTA TE'TIJEHUMUL-BEJJINETU
C
98:2.
I dërguari prej All-llahut, që lexon fletë të pastra,
98:2.
Një i Dërguar nga Allahu, i cili t'u lexonte faqe të pastra (Kuranin),
98:2.
Një i Dërguar nga Allahu që lexon faqe të pastra,
98:2.
RESULUN MINEL-LAHI JETLU SUHUFEN MUTEHHERETEN
C
98:3.
Në të cilat ka vetëm dispozita të drejta.
98:3.
të cilat përmbanin rregulla të drejta.
98:3.
Brenda të cilave janë libra të drejta.
98:3.
FIHA KUTUBUN KAJJIMETUN
C
98:4.
Dhe ata të cilëve u është dhënë libri, nuk u ndanë vetëm pasi që u erdhi argumenti.
98:4.
Ata, që u ishte dhënë Libri, u përçanë vetëm atëherë, kur u erdhi Dëshmia e qartë.
98:4.
Dhe ata që u është dhënë Libri nuk u përçanë vetëm pasi u erdhi atyre prova e qartë.
98:4.
WE MA TEFERREKAL-LEDHINE 'UTUL-KITABE 'ILLA MIN BA'DI MA XHA'ET/HUMUL-BEJJINETU
C
98:5.
E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë.
98:5.
E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër (të Ibrahimit), si dhe të falnin namazin e të jepnin zeqatin. Kjo është feja e drejtë.
98:5.
Dhe ata u urdhëruan vetëm që të adhuronin Allahun, duke qenë të sinqertë ndaj Tij në fenë e tyre si hanifë, dhe të falnin namazin dhe të jepnin zekatin. Dhe kjo është feja e drejtë.
98:5.
WE MA 'UMIRU 'ILLA LIJA'BUDU ELLAHE MUHLISINE LEHU ED-DINE HUNEFA'E WE JUKIMU ES-SELETE WE JU'UTU EZ-ZEKATE WE DHELIKE DINUL-KAJJIMETI
C
98:6.
S'ka dyshim se ata, të cilët nuk besuan nga ithtarët e librit dhe nga idhujtarët, do të jenë në zjarrin e xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë. Të tillët janë krijesa më e dëmshme.
98:6.
Në të vërtetë, ata që nuk besojnë prej ithtarëve të Librit dhe idhujtarëve, do të hyjnë në zjarrin e Xhehenemit, në të cilin do të mbeten përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.
98:6.
Me të vërtetë, ata që nuk besuan nga ithtarët e Librit dhe idhujtarët do të jenë në zjarrin e Xhehenemit, duke qëndruar aty përgjithmonë. Ata janë krijesat më të këqija.
98:6.
'INNEL-LEDHINE KEFERU MIN 'EHLIL-KITABI WEL-MUSHRIKINE FI NARI XHEHENNEME HALIDINE FIHA 'ULA'IKE HUM SHERRUL-BERIJETI
C
98:7.
Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme.
98:7.
Pa dyshim, ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira - pikërisht ata janë krijesat më të mira.
98:7.
Me të vërtetë, ata që besuan dhe bënë vepra të drejta – ata janë krijesat më të mira.
98:7.
'INNEL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI 'ULA'IKE HUM HAJRUL-BERIJETI
C
98:8.
Shpërblimi për ta te Zoti i tyre janë: vendet në xhennete nëpër të cilët burojnë lumenj, e aty janë përgjithmonë, pa këputur. All-llahu është i kënaqur ndaj tyre, e edhe ata janë të kënaqur prej Tij. E ky është për atë, që i ka pasur dronë Zotit të vet.
98:8.
Shpërblimi i tyre është te Zoti i tyre: kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj e ku do të banojnë përherë. Allahu është i kënaqur me ata, por dhe ata janë të kënaqur me Atë. Kjo është dhurata për ata që e kanë frikë Zotin e vet.
98:8.
Për ta, Zoti i tyre ka përgatitur kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, duke qëndruar aty përgjithmonë. Kjo është shpërblimi i atij që ka frikë Allahun.
98:8.
XHEZA'UUHUM 'INDE RABBIHIM XHENNATU 'ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU DHALIKE LIMEN HASHIJE REBBEHU
C
99:1.
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
99:1.
Kur të dridhet Toka me tronditjen e saj (të fundit),
99:1.
Kur toka të tundet me një tronditje të madhe,
99:1.
'IDHA ZULZILETIL-'ERDU ZILZALEHA