U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
68:32.
Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
68:32.
Zoti ynë mund të na japë një kopësht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
68:32.
Ndoshta Zoti ynë do të na japë në këmbim diçka më të mirë se kjo. Me të vërtetë, ne e drejtojmë veten tonë drejt Zotit tonë."
68:32.
'ASA REBBUNA 'EN JUBDILENA HAJREN MINHA 'INNA 'ILA RABBINA RAGIBUNE
C
68:33.
Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
68:33.
I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
68:33.
I tillë është ndëshkimi. Por ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata.
68:33.
KEDHALIKEL-'ADHABU WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C
68:34.
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
68:34.
Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
68:34.
Me të vërtetë, për të devotshmit ka kopshte të begatisë tek Zoti i tyre.
68:34.
'INNE LILMUTTEKINE 'INDE RABBIHIM XHENNATI EN-NA'IMI
C
68:35.
A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
68:35.
Vallë, a t'i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
68:35.
A duhet që Ne t'i trajtojmë ata që bënë mirë si ata që bënë keq?
68:35.
'EFENEXH'ALUL-MUSLIMINE KALMUXHRIMINE
C
68:36.
Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?
68:36.
Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
68:36.
Çfarë është me ju? Si gjykoni?
68:36.
MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C
68:37.
A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
68:37.
A keni ndonjë libër, që ju premton,
68:37.
A keni ju një libër në të cilin mësoni,
68:37.
'EM LEKUM KITABUN FIHI TEDRUSUNE
C
68:38.
E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:38.
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
68:38.
Që ju të keni në të çdo gjë që zgjidhni?
68:38.
'INNE LEKUM FIHI LEMA TEHAJJERUNE
C
68:39.
A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
68:39.
Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
68:39.
Ose a keni ju ndonjë marrëveshje me Ne që ju zgjat deri në Ditën e Ringjalljes? Se ju me siguri do të keni atë që gjykoni?
68:39.
'EM LEKUM 'EJMANUN 'ALEJNA BALIGATUN 'ILA JEWMIL-KIJAMETI 'INNE LEKUM LEMA TEHKUMUNE
C
68:40.
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
68:40.
Pyeti ata se kush i garanton për këtë.
68:40.
Pyeti ata: "Kush prej tyre është përgjegjës për këtë?"
68:40.
SELHUM 'EJJUHUM BIDHALIKE ZA'IMUN
C
68:41.
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
68:41.
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t'i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
68:41.
Ose a kanë ata ndonjë partner? Atëherë, le t'i sjellin partnerët e tyre, nëse janë të sinqertë.
68:41.
'EM LEHUM SHUREKA'U FELJE'TU BISHUREKA'IHIM 'IN KANU SADIKINE
C
68:42.
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
68:42.
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
68:42.
Ditën kur këmba do të zbulohet dhe ata do të thirren në sexhde, por ata nuk do të jenë në gjendje.
68:42.
JEWME JUKSHEFU 'AN SAKIN WE JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI FELA JESTETI'UNE