U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
68:28.
Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
68:28.
Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”
68:28.
Më i drejti prej tyre tha: "A nuk ju kam thënë: 'Pse nuk e lavdëroni Allahun?'"
68:28.
KALE 'EWSETUHUM 'ELEM 'EKUL LEKUM LEWLA TUSEBBIHUNE
C
68:29.
Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
68:29.
“Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
68:29.
Ata thanë: "Lavdi Zotit tonë! Me të vërtetë, ne ishim të padrejtë."
68:29.
KALU SUBHANE RABBINA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C
68:30.
Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
68:30.
Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
68:30.
Pastaj ata iu drejtuan njëri-tjetrit duke qortuar.
68:30.
FE'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETELAWEMUNE
C
68:31.
Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
68:31.
“Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!
68:31.
Ata thanë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë kryelartë.
68:31.
KALU JA WEJLENA 'INNA KUNNA TAGINE
C
68:32.
Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
68:32.
Zoti ynë mund të na japë një kopësht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
68:32.
Ndoshta Zoti ynë do të na japë në këmbim diçka më të mirë se kjo. Me të vërtetë, ne e drejtojmë veten tonë drejt Zotit tonë."
68:32.
'ASA REBBUNA 'EN JUBDILENA HAJREN MINHA 'INNA 'ILA RABBINA RAGIBUNE
C
68:33.
Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
68:33.
I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
68:33.
I tillë është ndëshkimi. Por ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata.
68:33.
KEDHALIKEL-'ADHABU WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C
68:34.
Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
68:34.
Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
68:34.
Me të vërtetë, për të devotshmit ka kopshte të begatisë tek Zoti i tyre.
68:34.
'INNE LILMUTTEKINE 'INDE RABBIHIM XHENNATI EN-NA'IMI
C
68:35.
A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
68:35.
Vallë, a t'i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
68:35.
A duhet që Ne t'i trajtojmë ata që bënë mirë si ata që bënë keq?
68:35.
'EFENEXH'ALUL-MUSLIMINE KALMUXHRIMINE
C
68:36.
Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?
68:36.
Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
68:36.
Çfarë është me ju? Si gjykoni?
68:36.
MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C
68:37.
A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
68:37.
A keni ndonjë libër, që ju premton,
68:37.
A keni ju një libër në të cilin mësoni,
68:37.
'EM LEKUM KITABUN FIHI TEDRUSUNE
C
68:38.
E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:38.
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
68:38.
Që ju të keni në të çdo gjë që zgjidhni?
68:38.
'INNE LEKUM FIHI LEMA TEHAJJERUNE