Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:26. E kur e panë atë, thanë: "S'ka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)".
68:26. Por, kur e panë kopshtin, ata thanë: “Ne qenkemi vërtet të humbur;
68:26. Por kur ata e panë atë, ata thanë: "Me të vërtetë, ne jemi të humbur.
68:26. FELEMMA RE'EWHA KALU 'INNA LEDALLUNE
C 68:27. Jo, (nuk kemi humbur rrugën) por paskemi mbetur pa të!
68:27. madje, qenkemi të privuar (nga frutat e kopshtit).”
68:27. Madje, ne jemi të privuar!"
68:27. BEL NEHNU MEHRUMUNE
C 68:28. Ai më i maturi prej tyre tha: "A nuk ju thashë përse nuk e përmendi Zotin?"
68:28. Më i arsyeshmi ndër ta tha: “A nuk ju thashë unë se duhet ta lartësoni Allahun?!”
68:28. Më i drejti prej tyre tha: "A nuk ju kam thënë: 'Pse nuk e lavdëroni Allahun?'"
68:28. KALE 'EWSETUHUM 'ELEM 'EKUL LEKUM LEWLA TUSEBBIHUNE
C 68:29. Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
68:29. “Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
68:29. Ata thanë: "Lavdi Zotit tonë! Me të vërtetë, ne ishim të padrejtë."
68:29. KALU SUBHANE RABBINA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C 68:30. Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
68:30. Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
68:30. Pastaj ata iu drejtuan njëri-tjetrit duke qortuar.
68:30. FE'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETELAWEMUNE
C 68:31. Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
68:31. “Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!
68:31. Ata thanë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë kryelartë.
68:31. KALU JA WEJLENA 'INNA KUNNA TAGINE
C 68:32. Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
68:32. Zoti ynë mund të na japë një kopësht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
68:32. Ndoshta Zoti ynë do të na japë në këmbim diçka më të mirë se kjo. Me të vërtetë, ne e drejtojmë veten tonë drejt Zotit tonë."
68:32. 'ASA REBBUNA 'EN JUBDILENA HAJREN MINHA 'INNA 'ILA RABBINA RAGIBUNE
C 68:33. Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
68:33. I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
68:33. I tillë është ndëshkimi. Por ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata.
68:33. KEDHALIKEL-'ADHABU WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C 68:34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
68:34. Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
68:34. Me të vërtetë, për të devotshmit ka kopshte të begatisë tek Zoti i tyre.
68:34. 'INNE LILMUTTEKINE 'INDE RABBIHIM XHENNATI EN-NA'IMI
C 68:35. A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
68:35. Vallë, a t'i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
68:35. A duhet që Ne t'i trajtojmë ata që bënë mirë si ata që bënë keq?
68:35. 'EFENEXH'ALUL-MUSLIMINE KALMUXHRIMINE
C 68:36. Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?
68:36. Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
68:36. Çfarë është me ju? Si gjykoni?
68:36. MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE