Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:29. Atëherë ata thanë: "I pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtë"
68:29. “Lavdëruar qoftë Zoti ynë! - thanë - Ne paskemi qenë vërtet të padrejtë!”
68:29. Ata thanë: "Lavdi Zotit tonë! Me të vërtetë, ne ishim të padrejtë."
68:29. KALU SUBHANE RABBINA 'INNA KUNNA DHALIMINE
C 68:30. Dhe u kthyen e po e qortojnë njëri-tjetrin.
68:30. Atëherë filluan të qortojnë njëri-tjetrin.
68:30. Pastaj ata iu drejtuan njëri-tjetrit duke qortuar.
68:30. FE'EKBELE BA'DUHUM 'ALA BA'DIN JETELAWEMUNE
C 68:31. Thanë: "Të mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!"
68:31. “Ah, të mjerët ne! - thanë ata - Paskemi qenë vërtet arrogantë!
68:31. Ata thanë: "Mjerë për ne! Me të vërtetë, ne kemi qenë kryelartë.
68:31. KALU JA WEJLENA 'INNA KUNNA TAGINE
C 68:32. Shpresohet se Zoti ynë do të na e zëvendësojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne vetëm tek Zoti ynë mbajmë shpresën.
68:32. Zoti ynë mund të na japë një kopësht më të mirë, po të kthehemi të penduar tek Ai!”
68:32. Ndoshta Zoti ynë do të na japë në këmbim diçka më të mirë se kjo. Me të vërtetë, ne e drejtojmë veten tonë drejt Zotit tonë."
68:32. 'ASA REBBUNA 'EN JUBDILENA HAJREN MINHA 'INNA 'ILA RABBINA RAGIBUNE
C 68:33. Ja, kështu do të jetë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
68:33. I tillë ka qenë dënimi i tyre. Ndërsa dënimi në jetën tjetër, është më i madh, veç sikur ta dinin!
68:33. I tillë është ndëshkimi. Por ndëshkimi i botës tjetër është më i madh, sikur ta dinin ata.
68:33. KEDHALIKEL-'ADHABU WE LE'ADHABUL-'AHIRETI 'EKBERU LEW KANU JA'LEMUNE
C 68:34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
68:34. Për ata që ruhen (nga gjynahet), tek Allahu do të ketë kopshte të kënaqësive.
68:34. Me të vërtetë, për të devotshmit ka kopshte të begatisë tek Zoti i tyre.
68:34. 'INNE LILMUTTEKINE 'INDE RABBIHIM XHENNATI EN-NA'IMI
C 68:35. A do t'i bëjmë kriminelët të barabartë me muslimanët?
68:35. Vallë, a t'i trajtojmë ata që Na nënshtrohen njësoj me keqbërësit?!
68:35. A duhet që Ne t'i trajtojmë ata që bënë mirë si ata që bënë keq?
68:35. 'EFENEXH'ALUL-MUSLIMINE KALMUXHRIMINE
C 68:36. Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?
68:36. Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
68:36. Çfarë është me ju? Si gjykoni?
68:36. MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C 68:37. A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
68:37. A keni ndonjë libër, që ju premton,
68:37. A keni ju një libër në të cilin mësoni,
68:37. 'EM LEKUM KITABUN FIHI TEDRUSUNE
C 68:38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:38. se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
68:38. Që ju të keni në të çdo gjë që zgjidhni?
68:38. 'INNE LEKUM FIHI LEMA TEHAJJERUNE
C 68:39. A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
68:39. Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
68:39. Ose a keni ju ndonjë marrëveshje me Ne që ju zgjat deri në Ditën e Ringjalljes? Se ju me siguri do të keni atë që gjykoni?
68:39. 'EM LEKUM 'EJMANUN 'ALEJNA BALIGATUN 'ILA JEWMIL-KIJAMETI 'INNE LEKUM LEMA TEHKUMUNE