Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:36. Ç'është me ju, si gjykoni ashtu?
68:36. Çfarë keni ju (jobesimtarë)? Si po gjykoni kështu?!
68:36. Çfarë është me ju? Si gjykoni?
68:36. MA LEKUM KEJFE TEHKUMUNE
C 68:37. A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
68:37. A keni ndonjë libër, që ju premton,
68:37. A keni ju një libër në të cilin mësoni,
68:37. 'EM LEKUM KITABUN FIHI TEDRUSUNE
C 68:38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:38. se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
68:38. Që ju të keni në të çdo gjë që zgjidhni?
68:38. 'INNE LEKUM FIHI LEMA TEHAJJERUNE
C 68:39. A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
68:39. Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
68:39. Ose a keni ju ndonjë marrëveshje me Ne që ju zgjat deri në Ditën e Ringjalljes? Se ju me siguri do të keni atë që gjykoni?
68:39. 'EM LEKUM 'EJMANUN 'ALEJNA BALIGATUN 'ILA JEWMIL-KIJAMETI 'INNE LEKUM LEMA TEHKUMUNE
C 68:40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
68:40. Pyeti ata se kush i garanton për këtë.
68:40. Pyeti ata: "Kush prej tyre është përgjegjës për këtë?"
68:40. SELHUM 'EJJUHUM BIDHALIKE ZA'IMUN
C 68:41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
68:41. Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t'i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
68:41. Ose a kanë ata ndonjë partner? Atëherë, le t'i sjellin partnerët e tyre, nëse janë të sinqertë.
68:41. 'EM LEHUM SHUREKA'U FELJE'TU BISHUREKA'IHIM 'IN KANU SADIKINE
C 68:42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
68:42. Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
68:42. Ditën kur këmba do të zbulohet dhe ata do të thirren në sexhde, por ata nuk do të jenë në gjendje.
68:42. JEWME JUKSHEFU 'AN SAKIN WE JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI FELA JESTETI'UNE
C 68:43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
68:43. Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t'i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).
68:43. Sytë e tyre do të jenë të përulur, poshtërimi do t'i mbulojë ata. Dhe me të vërtetë, ata ishin thirrur në sexhde ndërsa ishin të shëndetshëm.
68:43. HASHI'ATEN 'EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN WE KAD KANU JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI WE HUM SALIMUNE
C 68:44. Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
68:44. Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t'i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
68:44. Prandaj, më ler Mua dhe ata që përgënjeshtrojnë këtë fjalë. Së shpejti do t'i çoj ata drejt dënimit gradual nga një drejtim që nuk e dinë.
68:44. FEDHERNI WE MEN JUKEDHDHIBU BIHEDHAL-HEDITHI SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA'LEMUNE
C 68:45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
68:45. Dhe do t'u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
68:45. Unë do t'u jap atyre një afat. Me të vërtetë, plani Im është i fortë.
68:45. WE 'UMLI LEHUM 'INNE KEJDI METINUN
C 68:46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
68:46. A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
68:46. A kërkon ti prej tyre një shpërblim, kështu që ata janë të ngarkuar me borxhe?
68:46. 'EM TES'ELUHUM 'EXHREN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE