U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
68:41.
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
68:41.
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t'i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
68:41.
Ose a kanë ata ndonjë partner? Atëherë, le t'i sjellin partnerët e tyre, nëse janë të sinqertë.
68:41.
'EM LEHUM SHUREKA'U FELJE'TU BISHUREKA'IHIM 'IN KANU SADIKINE
C
68:42.
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
68:42.
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
68:42.
Ditën kur këmba do të zbulohet dhe ata do të thirren në sexhde, por ata nuk do të jenë në gjendje.
68:42.
JEWME JUKSHEFU 'AN SAKIN WE JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI FELA JESTETI'UNE
C
68:43.
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
68:43.
Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t'i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).
68:43.
Sytë e tyre do të jenë të përulur, poshtërimi do t'i mbulojë ata. Dhe me të vërtetë, ata ishin thirrur në sexhde ndërsa ishin të shëndetshëm.
68:43.
HASHI'ATEN 'EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN WE KAD KANU JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI WE HUM SALIMUNE
C
68:44.
Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
68:44.
Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t'i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
68:44.
Prandaj, më ler Mua dhe ata që përgënjeshtrojnë këtë fjalë. Së shpejti do t'i çoj ata drejt dënimit gradual nga një drejtim që nuk e dinë.
68:44.
FEDHERNI WE MEN JUKEDHDHIBU BIHEDHAL-HEDITHI SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA'LEMUNE
C
68:45.
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
68:45.
Dhe do t'u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
68:45.
Unë do t'u jap atyre një afat. Me të vërtetë, plani Im është i fortë.
68:45.
WE 'UMLI LEHUM 'INNE KEJDI METINUN
C
68:46.
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
68:46.
A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
68:46.
A kërkon ti prej tyre një shpërblim, kështu që ata janë të ngarkuar me borxhe?
68:46.
'EM TES'ELUHUM 'EXHREN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE
C
68:47.
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
68:47.
Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?
68:47.
A kanë ata të padukshmen, kështu që ata e shkruajnë atë?
68:47.
'EM 'INDEHUMUL-GAJBU FEHUM JEKTUBUNE
C
68:48.
Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai i peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
68:48.
Prandaj, duro për gjykimin e Zotit tënd dhe mos u bëj si Njeriu i Peshkut (Junusi a.s.), kur iu lut Zotit të vet i dëshpëruar (në barkun e balenës)!
68:48.
Prandaj, bëhu i durueshëm për vendimin e Zotit tënd, dhe mos ji si ai i peshkut kur ai thirri ndërsa ishte i shqetësuar.
68:48.
FASBIR LIHUKMI RABBIKE WE LA TEKUN KESAHIBIL-HUTI 'IDH NADA WE HUWE MEKDHUMUN
C
68:49.
Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretëtirë i demoralizuar.
68:49.
Sikur të mos i vinte mëshira prej Zotit tënd, ai do të hidhej në një shkretëtirë, i fajësuar!
68:49.
Sikur të mos ishte mirësia e Zotit të tij, ai do të ishte hedhur mbi tokë ndërsa ishte i qortuar.
68:49.
LEWLA 'EN TEDAREKEHU NI'METUN MIN RABBIHI LENUBIDHE BIL-'ARA'I WE HUWE MEDHMUMUN
C
68:50.
Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
68:50.
Por Zoti i tij e zgjodhi dhe e futi me punëdrejtët.
68:50.
Por Zoti i tij e zgjodhi atë dhe e bëri atë nga të drejtët.
68:50.
FAXHTEBAHU REBBUHU FEXHE'ALEHU MINE ES-SALIHINE
C
68:51.
E ata që nuk besuan gati sa nuk të zhdukin ty me shikimet e tyre, kur e dëgjuan Kur'anin, e (nga inati) thanë: "Ai është i marrë!"
68:51.
Kur dëgjojnë Kuranin, mohuesit sa nuk të hanë me shikimet e tyre dhe thonë: “Ai është vërtet i marrë!”
68:51.
Dhe me të vërtetë, ata që nuk besuan thuajse të shikojnë ty për të të rrëzuar me shikimet e tyre, kur ata dëgjojnë Kuranin, dhe ata thonë: "Me të vërtetë, ai është një i çmendur."
68:51.
WE 'IN JEKADUL-LEDHINE KEFERU LEJUZLIKUNEKE BI'EBSARIHIM LEMMA SEMI'U EDH-DHIKRE WE JEKULUNE 'INNEHU LEMEXHNUNUN