U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
68:37.
A mos keni ndonjë libër, e prej tij mësoni?
68:37.
A keni ndonjë libër, që ju premton,
68:37.
A keni ju një libër në të cilin mësoni,
68:37.
'EM LEKUM KITABUN FIHI TEDRUSUNE
C
68:38.
E ju do të keni atje çka të dëshironi?
68:38.
se do të keni çfarëdo, që të zgjidhni?!
68:38.
Që ju të keni në të çdo gjë që zgjidhni?
68:38.
'INNE LEKUM FIHI LEMA TEHAJJERUNE
C
68:39.
A mos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta arrini atë që dëshironi?
68:39.
Apo kemi bërë me ju ndonjë besëlidhje të vlefshme deri në Ditën e Kiametit dhe, e cila ju siguron, se do ta keni atë që keni urdhëruar?
68:39.
Ose a keni ju ndonjë marrëveshje me Ne që ju zgjat deri në Ditën e Ringjalljes? Se ju me siguri do të keni atë që gjykoni?
68:39.
'EM LEKUM 'EJMANUN 'ALEJNA BALIGATUN 'ILA JEWMIL-KIJAMETI 'INNE LEKUM LEMA TEHKUMUNE
C
68:40.
Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
68:40.
Pyeti ata se kush i garanton për këtë.
68:40.
Pyeti ata: "Kush prej tyre është përgjegjës për këtë?"
68:40.
SELHUM 'EJJUHUM BIDHALIKE ZA'IMUN
C
68:41.
Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën?
68:41.
Ose, mos kanë ata bashkëpunëtorë? Atëherë le t'i sjellin bashkëpunëtorët e tyre, nëse ajo që thonë është e vërtetë.
68:41.
Ose a kanë ata ndonjë partner? Atëherë, le t'i sjellin partnerët e tyre, nëse janë të sinqertë.
68:41.
'EM LEHUM SHUREKA'U FELJE'TU BISHUREKA'IHIM 'IN KANU SADIKINE
C
68:42.
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk munden.
68:42.
Ditën (e Kiametit), kur të zbulohen shumë ngjarje të frikshme, ata do të thirren që të përulen në sexhde, por nuk do të munden!
68:42.
Ditën kur këmba do të zbulohet dhe ata do të thirren në sexhde, por ata nuk do të jenë në gjendje.
68:42.
JEWME JUKSHEFU 'AN SAKIN WE JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI FELA JESTETI'UNE
C
68:43.
Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
68:43.
Të ulura do të jenë shikimet e tyre dhe do t'i mbulojë poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin në sexhde, sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar).
68:43.
Sytë e tyre do të jenë të përulur, poshtërimi do t'i mbulojë ata. Dhe me të vërtetë, ata ishin thirrur në sexhde ndërsa ishin të shëndetshëm.
68:43.
HASHI'ATEN 'EBSARUHUM TERHEKUHUM DHILLETUN WE KAD KANU JUD'AWNE 'ILA ES-SUXHUDI WE HUM SALIMUNE
C
68:44.
Pra, më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kur'an. Ne do t'i afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
68:44.
Prandaj, më lër Mua me ata, që e mohojnë këtë Fjalë (Kuranin). Ne do t'i çojmë ata hap pas hapi drejt rrënimit të tyre, me mënyra që ata nuk i kuptojnë.
68:44.
Prandaj, më ler Mua dhe ata që përgënjeshtrojnë këtë fjalë. Së shpejti do t'i çoj ata drejt dënimit gradual nga një drejtim që nuk e dinë.
68:44.
FEDHERNI WE MEN JUKEDHDHIBU BIHEDHAL-HEDITHI SENESTEDRIXHUHUM MIN HEJTHU LA JA'LEMUNE
C
68:45.
Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.
68:45.
Dhe do t'u japim atyre afat; vërtet që kurthi Im është i fortë!
68:45.
Unë do t'u jap atyre një afat. Me të vërtetë, plani Im është i fortë.
68:45.
WE 'UMLI LEHUM 'INNE KEJDI METINUN
C
68:46.
A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
68:46.
A mos po kërkon shpërblim prej tyre, kështu që qenkan të rënduar nga borxhet?
68:46.
A kërkon ti prej tyre një shpërblim, kështu që ata janë të ngarkuar me borxhe?
68:46.
'EM TES'ELUHUM 'EXHREN FEHUM MIN MEGREMIN MUTHKALUNE
C
68:47.
A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej aty trumbetojnë (se janë të mirë)?
68:47.
Apo ata e dinë të padukshmen, kështu që e shkruajnë?
68:47.
A kanë ata të padukshmen, kështu që ata e shkruajnë atë?
68:47.
'EM 'INDEHUMUL-GAJBU FEHUM JEKTUBUNE