Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:6. Se cili prej jush është i çmendur?
68:6. se cilin prej jush e ka prekur marrëzia.
68:6. Se kush prej jush është i sprovuar.
68:6. BI'EJJJIKUMUL-MEFTUNU
C 68:7. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
68:7. Zoti yt e di më së miri, se cili është shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
68:7. Me të vërtetë, Zoti yt është Ai që di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij, dhe Ai e di më së miri ata që janë udhëzuar.
68:7. 'INNE REBBEKE HUWE 'A'LEMU BIMEN DELLE 'AN SEBILIHI WE HUWE 'A'LEMU BIL-MUHTEDINE
C 68:8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
68:8. Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!
68:8. Prandaj, mos i bind mohuesit.
68:8. FELA TUTI'IL-MUKEDHDHIBINE
C 68:9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.
68:9. Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.
68:9. Ata do të dëshironin që ti të bëje kompromis, kështu që ata gjithashtu do të bënin kompromis.
68:9. WE DDU LEW TUD/HINU FEJUD/HINUNE
C 68:10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
68:10. Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar,
68:10. Dhe mos i bind çdo betuesi të përulur,
68:10. WE LA TUTI' KULLE HELLAFIN MEHININ
C 68:11. Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.
68:11. shpifaraku, që përhap thashetheme,
68:11. Përgojuesi, shpërndarësi i thashethemeve,
68:11. HEMMAZIN MESHSHA'IN BINEMIMIN
C 68:12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,
68:12. penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi,
68:12. Penguesi i së mirës, shkelësi i kufijve, mëkatari,
68:12. MENNA'IN LILHAJRI MU'TEDIN 'ETHIMIN
C 68:13. Që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk i dihet baba).
68:13. të ashpri që, veç kësaj, është edhe kopil,
68:13. Tepër mendjemadhi, për më tepër ai është i paligjshëm.
68:13. 'UTULLIN BA'DE DHALIKE ZENIMIN
C 68:14. (mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
68:14. vetëm se është i pasur dhe ka shumë djem.
68:14. Për shkak se ai ka pasuri dhe bij.
68:14. 'EN KANE DHA MALIN WE BENINE
C 68:15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Legjenda të të parëve!"
68:15. Kur i lexohen shpalljet tona, ai thotë: “Këto janë vetëm përralla të të lashtëve!”
68:15. Kur i lexohen ajetet Tona, ai thotë: "Këto janë vetëm tregime të të parëve."
68:15. 'IDHA TUTLA 'ALEJHI 'AJATUNA KALE 'ESATIRUL-'EWWELINE
C 68:16. Ne do ta dëmkosim atë në turi (në hundë).
68:16. Ne do t'ia damkosim hundën!
68:16. Së shpejti do ta shënojmë atë mbi hundën e tij.
68:16. SENESIMUHU 'ALEL-HURTUMI