Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 68:2. Ti, me dhuratën (pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
68:2. se ti (o Muhamed), falë mirësisë së Zotit tënd, nuk je i marrë.
68:2. Nuk je ti, me anë të mirësisë së Zotit tënd, një i çmendur.
68:2. MA 'ENTE BINI'METI RABBIKE BIMEXHNUNIN
C 68:3. Dhe se ti, pa dyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
68:3. Pa dyshim, ti do të jesh përherë i shpërblyer
68:3. Dhe me të vërtetë, për ty ka një shpërblim të pandërprerë.
68:3. WE 'INNE LEKE LE'EXHREN GAJRE MEMNUNIN
C 68:4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë të moralit!
68:4. se ti je me virtyte madhore.
68:4. Dhe me të vërtetë, ti je me një karakter të madh.
68:4. WE 'INNEKE LE'ALA HULUKIN 'ADHIMIN
C 68:5. Më vonë ti do të shohish, e edhe ata do të shohin.
68:5. Së shpejti ti do ta shohësh, por edhe ata do ta shohin,
68:5. Prandaj, së shpejti do ta shohësh dhe ata do ta shohin.
68:5. FESETUBSIRU WE JUBSIRUNE
C 68:6. Se cili prej jush është i çmendur?
68:6. se cilin prej jush e ka prekur marrëzia.
68:6. Se kush prej jush është i sprovuar.
68:6. BI'EJJJIKUMUL-MEFTUNU
C 68:7. S'ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
68:7. Zoti yt e di më së miri, se cili është shmangur nga rruga e Tij dhe, i njeh mirë ata që janë në rrugën e drejtë.
68:7. Me të vërtetë, Zoti yt është Ai që di më së miri atë që është larguar nga rruga e Tij, dhe Ai e di më së miri ata që janë udhëzuar.
68:7. 'INNE REBBEKE HUWE 'A'LEMU BIMEN DELLE 'AN SEBILIHI WE HUWE 'A'LEMU BIL-MUHTEDINE
C 68:8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
68:8. Andaj, ti mos i dëgjo jobesimtarët!
68:8. Prandaj, mos i bind mohuesit.
68:8. FELA TUTI'IL-MUKEDHDHIBINE
C 68:9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka, e që edhe ata të bëjnë lajka.
68:9. Ata dëshirojnë që ti të bësh lëshime, kështu që dhe ata të bëjnë lëshime.
68:9. Ata do të dëshironin që ti të bëje kompromis, kështu që ata gjithashtu do të bënin kompromis.
68:9. WE DDU LEW TUD/HINU FEJUD/HINUNE
C 68:10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
68:10. Por ti mos iu bind çdo betari të përçmuar,
68:10. Dhe mos i bind çdo betuesi të përulur,
68:10. WE LA TUTI' KULLE HELLAFIN MEHININ
C 68:11. Që është përgojues e ban fjalën ndër njerëz.
68:11. shpifaraku, që përhap thashetheme,
68:11. Përgojuesi, shpërndarësi i thashethemeve,
68:11. HEMMAZIN MESHSHA'IN BINEMIMIN
C 68:12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatar,
68:12. penguesi veprash të mira, shkelësi dhe keqbërësi,
68:12. Penguesi i së mirës, shkelësi i kufijve, mëkatari,
68:12. MENNA'IN LILHAJRI MU'TEDIN 'ETHIMIN