Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
54:49. Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.
54:49. Me të vërtetë, Ne kemi krijuar çdo gjë me masë.
54:49. 'INNA KULLE SHEJ'IN HALEKNAHU BIKADERIN
C 54:50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
54:50. Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.
54:50. Dhe urdhri Ynë është vetëm një, si një mbyllje e syrit.
54:50. WE MA 'EMRUNA 'ILLA WAHIDETUN KELEMHIN BIL-BESERI
C 54:51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
54:51. Ne tashmë i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju (në mosbesim). Prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:51. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar ata që ishin si ju. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:51. WE LEKAD 'EHLEKNA 'ESHJA'AKUM FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
54:52. Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat).
54:52. Dhe çdo gjë që kanë bërë ata është e shkruar në librat.
54:52. WE KULLU SHEJ'IN FE'ALUHU FI EZ-ZUBURI
C 54:53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54:53. Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh).
54:53. Dhe çdo gjë e vogël dhe e madhe është e regjistruar.
54:53. WE KULLU SEGIRIN WE KEBIRIN MUSTETERUN
C 54:54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj.
54:54. Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj
54:54. Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në mes të kopshteve dhe lumenjve.
54:54. 'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE NEHERIN
C 54:55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
54:55. në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.
54:55. Në një vend të vërtetë, pranë Mbretit të Gjithëfuqishëm.
54:55. FI MEK'ADI SIDKIN 'INDE MELIKIN MUKTEDIRIN
C 55:1. Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
55:1. I Gjithëmëshirshmi
55:1. I Gjithëmëshirshmi,
55:1. ER-REHMANU
C 55:2. Ai ia mësoi Kur'anin
55:2. ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
55:2. Ai e mësoi Kuranin,
55:2. 'ALLEMEL-KUR'ANE
C 55:3. E krijoi njeriun.
55:3. ka krijuar njeriun
55:3. Ai krijoi njeriun,
55:3. HALEKAL-'INSANE
C 55:4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit, të shqiptuarit).
55:4. dhe i ka mësuar atij të folurit e qartë.
55:4. Dhe e mësoi atë të flasë.
55:4. 'ALLEMEHUL-BEJANE