Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 54:46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
54:46. Madje, Ora (e Kiametit) do të jetë takimi i tyre dhe Ora do të jetë më e tmerrshme dhe më e hidhët.
54:46. Po, Ora është koha e tyre e caktuar, dhe Ora është më e tmerrshme dhe më e hidhur.
54:46. BELI ES-SA'ATU MEW'IDUHUM WE ES-SA'ATU 'ED/HA WE 'EMERRU
C 54:47. S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
54:47. Pa dyshim, keqbërësit janë të humbur (në këtë jetë) dhe do të digjen në zjarr (në jetën tjetër).
54:47. Me të vërtetë, të padrejtët janë në një humbje dhe çmenduri.
54:47. 'INNEL-MUXHRIMINE FI DELALIN WE SU'URIN
C 54:48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuajeni dënimin Sekar" (emër i një xhehennemi).
54:48. Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t'u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!”
54:48. Ditën kur ata do të tërhiqen mbi fytyrat e tyre në zjarr, (do t'u thuhet): "Shijoni prekjen e flakës së zjarrit."
54:48. JEWME JUSHEBUNE FI EN-NARI 'ALA WUXHUHIHIM DHUKU MESSE SEKARE
C 54:49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
54:49. Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.
54:49. Me të vërtetë, Ne kemi krijuar çdo gjë me masë.
54:49. 'INNA KULLE SHEJ'IN HALEKNAHU BIKADERIN
C 54:50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
54:50. Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.
54:50. Dhe urdhri Ynë është vetëm një, si një mbyllje e syrit.
54:50. WE MA 'EMRUNA 'ILLA WAHIDETUN KELEMHIN BIL-BESERI
C 54:51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
54:51. Ne tashmë i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju (në mosbesim). Prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:51. Dhe me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar ata që ishin si ju. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:51. WE LEKAD 'EHLEKNA 'ESHJA'AKUM FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C 54:52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
54:52. Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat).
54:52. Dhe çdo gjë që kanë bërë ata është e shkruar në librat.
54:52. WE KULLU SHEJ'IN FE'ALUHU FI EZ-ZUBURI
C 54:53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54:53. Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh).
54:53. Dhe çdo gjë e vogël dhe e madhe është e regjistruar.
54:53. WE KULLU SEGIRIN WE KEBIRIN MUSTETERUN
C 54:54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj.
54:54. Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj
54:54. Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në mes të kopshteve dhe lumenjve.
54:54. 'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE NEHERIN
C 54:55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
54:55. në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.
54:55. Në një vend të vërtetë, pranë Mbretit të Gjithëfuqishëm.
54:55. FI MEK'ADI SIDKIN 'INDE MELIKIN MUKTEDIRIN
C 55:1. Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
55:1. I Gjithëmëshirshmi
55:1. I Gjithëmëshirshmi,
55:1. ER-REHMANU