U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
54:47.
S'ka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
54:47.
Pa dyshim, keqbërësit janë të humbur (në këtë jetë) dhe do të digjen në zjarr (në jetën tjetër).
54:47.
Me të vërtetë, të padrejtët janë në një humbje dhe çmenduri.
54:47.
'INNEL-MUXHRIMINE FI DELALIN WE SU'URIN
C
54:48.
Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. "Vuajeni dënimin Sekar" (emër i një xhehennemi).
54:48.
Ditën e Gjykimit ata do të tërhiqen me fytyrat e tyre në zjarr (e do t'u thuhet): “Shijoni zjarrin e Xhehenemit!”
54:48.
Ditën kur ata do të tërhiqen mbi fytyrat e tyre në zjarr, (do t'u thuhet): "Shijoni prekjen e flakës së zjarrit."
54:48.
JEWME JUSHEBUNE FI EN-NARI 'ALA WUXHUHIHIM DHUKU MESSE SEKARE
C
54:49.
Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
54:49.
Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë të paracaktuar.
54:49.
Me të vërtetë, Ne kemi krijuar çdo gjë me masë.
54:49.
'INNA KULLE SHEJ'IN HALEKNAHU BIKADERIN
C
54:50.
Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
54:50.
Ne urdhërojmë vetëm një herë dhe vullneti Ynë përmbushet sa çel e mbyll sytë.
54:50.
Dhe urdhri Ynë është vetëm një, si një mbyllje e syrit.
54:50.
WE MA 'EMRUNA 'ILLA WAHIDETUN KELEMHIN BIL-BESERI
C
54:51.
Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
54:51.
Ne tashmë i kemi shkatërruar të ngjashmit me ju (në mosbesim). Prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!
54:51.
Dhe me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar ata që ishin si ju. Atëherë, a ka ndonjë që merr mësim?
54:51.
WE LEKAD 'EHLEKNA 'ESHJA'AKUM FEHEL MIN MUDDEKIRIN
C
54:52.
Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
54:52.
Çdo bëmë e tyre është shënuar në librat (e engjëjve që regjistrojnë veprat).
54:52.
Dhe çdo gjë që kanë bërë ata është e shkruar në librat.
54:52.
WE KULLU SHEJ'IN FE'ALUHU FI EZ-ZUBURI
C
54:53.
Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe, është radhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54:53.
Çdo gjë, e madhe a e vogël qoftë, është shënuar (në Leuhi Mahfudh).
54:53.
Dhe çdo gjë e vogël dhe e madhe është e regjistruar.
54:53.
WE KULLU SEGIRIN WE KEBIRIN MUSTETERUN
C
54:54.
Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në xhennete e në lumenj.
54:54.
Vërtet, besimtarët e devotshëm do të jenë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj
54:54.
Me të vërtetë, të devotshmit do të jenë në mes të kopshteve dhe lumenjve.
54:54.
'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE NEHERIN
C
54:55.
Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).
54:55.
në kuvendin e së vërtetës (në Xhenet), tek një Sundues i Plotfuqishëm.
54:55.
Në një vend të vërtetë, pranë Mbretit të Gjithëfuqishëm.
54:55.
FI MEK'ADI SIDKIN 'INDE MELIKIN MUKTEDIRIN
C
55:1.
Rrahmani - (Mëshiruesi - Zoti ynë),
55:1.
I Gjithëmëshirshmi,
C
55:2.
Ai ia mësoi Kur'anin
55:2.
ua ka mësuar Kuranin (robërve të Tij),
55:2.
Ai e mësoi Kuranin,