Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:35. A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?
53:35. A i di ai vallë gjërat e padukshme, a i sheh ato?
53:35. A i përket atij njohja e së fshehtës, kështu që ai e sheh atë?
53:35. 'A'INDEHU 'ILMUL-GAJBI FEHUWE JERA
C 53:36. Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.
53:36. Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Shkrimet e Musait
53:36. A nuk është njoftuar ai për atë që gjendet në fletët e Musait?
53:36. 'EM LEM JUNEBBE' BIMA FI SUHUFI MUSA
C 53:37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
53:37. dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi detyrimet:
53:37. Dhe të Ibrahimit, që e përmbushi premtimin?
53:37. WE 'IBRAHIMEL-LEDHI WE FFA
C 53:38. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
53:38. se askush nuk do t'i mbartë gjynahet e tjetrit
53:38. Se asnjë shpirt nuk do të mbajë barrën e një tjetri.
53:38. 'ELLA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA
C 53:39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
53:39. dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar;
53:39. Dhe se njeriut i takon vetëm ajo që ka përpjekur.
53:39. WE 'EN LEJSE LIL'INSANI 'ILLA MA SA'A
C 53:40. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
53:40. se përpjekjet e tij do të shihen
53:40. Dhe se përpjekja e tij do të shikohet.
53:40. WE 'ENNE SA'JEHU SEWFE JURA
C 53:41. Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
53:41. dhe se do të shpërblehet me shpërblim të plotë;
53:41. Pastaj ai do të shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
53:41. THUMME JUXHZAHUL-XHEZA'EL-'EWFA
C 53:42. Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.
53:42. se te Zoti yt do të jetë kthimi;
53:42. Dhe se tek Zoti yt është fundi i gjithçkaje.
53:42. WE 'ENNE 'ILA RABBIKEL-MUNTEHA
C 53:43. Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.
53:43. se Ai jep gazin dhe vajin
53:43. Dhe se Ai është që bën të qeshë dhe të qajë.
53:43. WE 'ENNEHU HUWE 'EDHEKE WE 'EBKA
C 53:44. Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).
53:44. dhe se Ai jep vdekjen dhe jetën;
53:44. Dhe se Ai është që jep jetë dhe vdekje.
53:44. WE 'ENNEHU HUWE 'EMATE WE 'EHJA
C 53:45. Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.
53:45. se Ai krijon çiftet, mashkull e femër,
53:45. Dhe se Ai krijoi çiftet, mashkullin dhe femrën.
53:45. WE 'ENNEHU HALEKA EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA