Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 53:30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur ata, e Zoti yt është ai që di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai është që e di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë.
53:30. Kaq arrin gjithë dija e tyre! Në të vërtetë, Zoti yt i njeh më së miri ata që janë shmangur nga rruga e Tij dhe ata që ndjekin rrugën e drejtë.
53:30. Kjo është gjithë ajo që ata dinë. Me të vërtetë, Zoti yt e di më mirë atë që devijoi nga rruga e Tij dhe Ai e di më mirë atë që është i udhëzuar.
53:30. DHALIKE MEBLEGUHUM MINEL-'ILMI 'INNE REBBEKE HUWE 'A'LEMU BIMEN DELLE 'AN SEBILIHI WE HUWE 'A'LEMU BIMENI EHTEDA
C 53:31. Dhe vetëm të All-llahut janë ç'ka në qiej dhe në tokë - për t'i shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për t'i shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre.
53:31. Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë, për t'i dënuar ata që bëjnë keq, sipas veprave të veta e, për t'i shpërblyer ata që bëjnë mirë, me shpërblimin më të mirë.
53:31. Allahu është i Vetmi që i përket gjithçka që është në qiej dhe në tokë, në mënyrë që t'i shpërblejë ata që bënë të keqen për atë që bënë dhe t'i shpërblejë ata që bënë mirë me shpërblimin më të mirë.
53:31. WE LILLEHI MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI LIJEXHZIJEL-LEDHINE 'ESA'U BIMA 'AMILU WE JEXHZIJEL-LEDHINE 'EHSENU BIL-HUSNA
C 53:32. Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, s'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se t'ju krijojë edhe kur filloi krijimin tuaj nga dheu, e edhe kur ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja, pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur.
53:32. Për ata që ruhen prej gjynaheve të mëdha dhe veprave imorale, përveç gjynaheve të vogla, me të vërtetë, Zoti yt është i Gjerë në falje. Ai ju njeh mjaft mirë, qysh se ju krijoi nga dheu dhe qysh se keni qenë embrion në barkun e nënave tuaja. Prandaj, mos u lavdëroni me pafajësinë tuaj! Ai i njeh më së miri ata që ruhen nga gjynahet.
53:32. Ata që shmangen nga mëkatet e mëdha dhe nga turpet, përveç mëkateve të vogla. Me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfalës. Ai ju njeh më mirë kur Ai ju krijoi nga dheu dhe kur ishit të fshehur në mitrat e nënave tuaja. Prandaj, mos e lavdëroni veten tuaj. Ai e di më mirë atë që ka frikë Allahun.
53:32. EL-LEDHINE JEXHTENIBUNE KEBA'IREL-'ITHMI WEL-FEWAHISHE 'ILLAL-LEMEME 'INNE REBBEKE WASI'UL-MEGFIRETI HUWE 'A'LEMU BIKUM 'IDH 'ENSHE'EKUM MINEL-'ERDI WE 'IDH 'ENTUM 'EXHINNETUN FI BUTUNI 'UMMEHATIKUM FELA TUZEKKU 'ENFUSEKUM HUWE 'A'LEMU BIMENI ETTEKA
C 53:33. A e ke parë atë që u zbrap (prej fesë),
53:33. A e ke vënë re atë që shmanget (nga e vërteta)
53:33. A e ke parë atë që u kthye prapa?
53:33. 'EFERE'EJTEL-LEDHI TEWELLA
C 53:34. që dha pak e pastaj e ndërpreu?
53:34. dhe jep pak e pa qejf?
53:34. Dhe që dha pak dhe pastaj u zmbraps?
53:34. WE 'A'TA KALILEN WE 'EKDA
C 53:35. A mos është që tek ai ka njohuri për të fshehtën (çështjen e dënimit në Ahiret) dhe ai po e ditka?
53:35. A i di ai vallë gjërat e padukshme, a i sheh ato?
53:35. A i përket atij njohja e së fshehtës, kështu që ai e sheh atë?
53:35. 'A'INDEHU 'ILMUL-GAJBI FEHUWE JERA
C 53:36. Apo nuk është informuar me atë që është në fletushkat e Musait.
53:36. Vallë, a nuk ka dëgjuar ai për atë që thuhet në Shkrimet e Musait
53:36. A nuk është njoftuar ai për atë që gjendet në fletët e Musait?
53:36. 'EM LEM JUNEBBE' BIMA FI SUHUFI MUSA
C 53:37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
53:37. dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi detyrimet:
53:37. Dhe të Ibrahimit, që e përmbushi premtimin?
53:37. WE 'IBRAHIMEL-LEDHI WE FFA
C 53:38. (Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
53:38. se askush nuk do t'i mbartë gjynahet e tjetrit
53:38. Se asnjë shpirt nuk do të mbajë barrën e një tjetri.
53:38. 'ELLA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA
C 53:39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
53:39. dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar;
53:39. Dhe se njeriut i takon vetëm ajo që ka përpjekur.
53:39. WE 'EN LEJSE LIL'INSANI 'ILLA MA SA'A
C 53:40. Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
53:40. se përpjekjet e tij do të shihen
53:40. Dhe se përpjekja e tij do të shikohet.
53:40. WE 'ENNE SA'JEHU SEWFE JURA