U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
53:37.
Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë i plotësoi obligimet
53:37.
dhe të Ibrahimit - i cili i plotësoi detyrimet:
53:37.
Dhe të Ibrahimit, që e përmbushi premtimin?
53:37.
WE 'IBRAHIMEL-LEDHI WE FFA
C
53:38.
(Që në to shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e (mëkatit) tjetrit.
53:38.
se askush nuk do t'i mbartë gjynahet e tjetrit
53:38.
Se asnjë shpirt nuk do të mbajë barrën e një tjetri.
53:38.
'ELLA TEZIRU WAZIRETUN WIZRE 'UHRA
C
53:39.
Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.
53:39.
dhe se njeriu do të ketë vetëm atë për të cilën ka punuar;
53:39.
Dhe se njeriut i takon vetëm ajo që ka përpjekur.
53:39.
WE 'EN LEJSE LIL'INSANI 'ILLA MA SA'A
C
53:40.
Dhe se mundi i tij më vonë (ditën e gjykimit) do të shihet.
53:40.
se përpjekjet e tij do të shihen
53:40.
Dhe se përpjekja e tij do të shikohet.
53:40.
WE 'ENNE SA'JEHU SEWFE JURA
C
53:41.
Pastaj ai shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
53:41.
dhe se do të shpërblehet me shpërblim të plotë;
53:41.
Pastaj ai do të shpërblehet me shpërblimin më të plotë.
53:41.
THUMME JUXHZAHUL-XHEZA'EL-'EWFA
C
53:42.
Dhe se kthimi i fundit do të jetë te Zoti yt.
53:42.
se te Zoti yt do të jetë kthimi;
53:42.
Dhe se tek Zoti yt është fundi i gjithçkaje.
53:42.
WE 'ENNE 'ILA RABBIKEL-MUNTEHA
C
53:43.
Dhe se Ai bën për të qeshë dhe bën për të qarë.
53:43.
se Ai jep gazin dhe vajin
53:43.
Dhe se Ai është që bën të qeshë dhe të qajë.
53:43.
WE 'ENNEHU HUWE 'EDHEKE WE 'EBKA
C
53:44.
Dhe se Ai është që jep vdekje dhe jep jetë (gjallëri).
53:44.
dhe se Ai jep vdekjen dhe jetën;
53:44.
Dhe se Ai është që jep jetë dhe vdekje.
53:44.
WE 'ENNEHU HUWE 'EMATE WE 'EHJA
C
53:45.
Dhe Ai është që krijoi llojet - mashkullin dhe femrën.
53:45.
se Ai krijon çiftet, mashkull e femër,
53:45.
Dhe se Ai krijoi çiftet, mashkullin dhe femrën.
53:45.
WE 'ENNEHU HALEKA EZ-ZEWXHEJNI EDH-DHEKERE WEL-'UNTHA
C
53:46.
Nga pika e farës që hidhet.
53:46.
prej një pike fare kur derdhet,
53:46.
Prej një pike të farës, kur ajo hidhet.
53:46.
MIN NUTFETIN 'IDHA TUMNA
C
53:47.
Dhe se Atij i takon ngjallja tjetër (ringjallja në Ahiret).
53:47.
dhe se Atij i takon krijimi tjetër;
53:47.
Dhe se Ai është që do ta krijojë përsëri atë.
53:47.
WE 'ENNE 'ALEJHI EN-NESH'ETEL-'UHRA