Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 51:52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!"
51:52. Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”
51:52. Po kështu, nuk erdhi ndonjë i dërguar te ata që ishin para tyre përveçse ata thanë: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:52. KEDHALIKE MA 'ETAL-LEDHINE MIN KABLIHIM MIN RESULIN 'ILLA KALU SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN
C 51:53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
51:53. Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar!
51:53. A e kanë transmetuar ata këtë mes tyre? Jo, por ata janë një popull që tejkalon kufijtë.
51:53. 'ETEWASEW BIHI BEL HUM KAWMUN TAGUNE
C 51:54. Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar.
51:54. Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!
51:54. Prandaj, shmangju tyre, dhe ti nuk do të qortohesh.
51:54. FETEWELLE 'ANHUM FEMA 'ENTE BIMELUMIN
C 51:55. Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
51:55. Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.
51:55. Dhe këshillo, sepse me të vërtetë, këshilla i ndihmon besimtarët.
51:55. WE DHEKKIR FE'INNE EDH-DHIKRA TENFA'UL-MU'UMININE
C 51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
51:56. Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.
51:56. Dhe Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit përveç që të më adhurojnë.
51:56. WE MA HALEKTUL-XHINNE WEL-'INSE 'ILLA LIJA'BUDUNI
C 51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata.
51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.
51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre as furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë.
51:57. MA 'URIDU MINHUM MIN RIZKIN WE MA 'URIDU 'EN JUT'IMUNI
C 51:58. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.
51:58. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.
51:58. Me të vërtetë, Allahu është Furnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Forti.
51:58. 'INNALL-LLAHE HUWE ER-REZZAKU DHUL-KUWETIL-METINU
C 51:59. S'ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
51:59. Pa dyshim, ata që kanë bërë të këqija, do të kenë pjesën e tyre të dënimit, të ngjashme me pjesën e shokëve të tyre (të mëparshëm) që kanë qenë si ata. Prandaj të mos Më sfidojnë që ta shpejtoj atë.
51:59. Dhe me të vërtetë, për ata që bënë padrejtësi është një pjesë (e ndëshkimit), si pjesa e të parëve të tyre. Prandaj, le të mos nxitohen për të.
51:59. FE'INNE LILLEDHINE DHELEMU DHENUBEN MITHLE DHENUBI 'ESHABIHIM FELA JESTA'XHILUNI
C 51:60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!
51:60. Kështu, mjerë mohuesit prej Ditës që u është premtuar!
51:60. Mjerë për ata që nuk besuan nga Dita e tyre që u është premtuar.
51:60. FEWEJLUN LILLEDHINE KEFERU MIN JEWMIHIMUL-LEDHI JU'ADUNE
C 52:1. Pasha Turin.
52:1. Betohem për malin Tur (Sina)
52:1. Pasha malin!
52:1. WET-TURI
C 52:2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
52:2. dhe Librin e shkruar në rreshta,
52:2. Dhe librin e shkruar
52:2. WE KITABIN MESTURIN