Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 51:48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
51:48. Edhe Tokën e kemi shtruar! Sa shtrues të mrekullueshëm që jemi!
51:48. Dhe Ne e shtruam tokën, dhe sa e shkëlqyer është ajo që shtron!
51:48. WEL-'ERDE FERESHNAHA FENI'MEL-MAHIDUNE
C 51:49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
51:49. Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të vini veshin!
51:49. Dhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar çifte që ju të mund të përkujtoni.
51:49. WE MIN KULLI SHEJ'IN HALEKNA ZEWXHEJNI LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C 51:50. Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51:50. “Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!
51:50. Prandaj, ikni drejt Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga Ai.
51:50. FEFIRRU 'ILA ELLAHI 'INNI LEKUM MINHU NEDHIRUN MUBINUN
C 51:51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t'ju tërheq haptazi vërejtjen.
51:51. Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”
51:51. Dhe mos bëni me Allahun një zot tjetër. Me të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga Ai.
51:51. WE LA TEXH'ALU ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE 'INNI LEKUM MINHU NEDHIRUN MUBINUN
C 51:52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!"
51:52. Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”
51:52. Po kështu, nuk erdhi ndonjë i dërguar te ata që ishin para tyre përveçse ata thanë: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:52. KEDHALIKE MA 'ETAL-LEDHINE MIN KABLIHIM MIN RESULIN 'ILLA KALU SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN
C 51:53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
51:53. Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar!
51:53. A e kanë transmetuar ata këtë mes tyre? Jo, por ata janë një popull që tejkalon kufijtë.
51:53. 'ETEWASEW BIHI BEL HUM KAWMUN TAGUNE
C 51:54. Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar.
51:54. Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!
51:54. Prandaj, shmangju tyre, dhe ti nuk do të qortohesh.
51:54. FETEWELLE 'ANHUM FEMA 'ENTE BIMELUMIN
C 51:55. Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
51:55. Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.
51:55. Dhe këshillo, sepse me të vërtetë, këshilla i ndihmon besimtarët.
51:55. WE DHEKKIR FE'INNE EDH-DHIKRA TENFA'UL-MU'UMININE
C 51:56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
51:56. Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.
51:56. Dhe Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit përveç që të më adhurojnë.
51:56. WE MA HALEKTUL-XHINNE WEL-'INSE 'ILLA LIJA'BUDUNI
C 51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata.
51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.
51:57. Unë nuk kërkoj prej tyre as furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë.
51:57. MA 'URIDU MINHUM MIN RIZKIN WE MA 'URIDU 'EN JUT'IMUNI
C 51:58. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.
51:58. Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.
51:58. Me të vërtetë, Allahu është Furnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Forti.
51:58. 'INNALL-LLAHE HUWE ER-REZZAKU DHUL-KUWETIL-METINU