U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
51:49.
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështinë e Zotit).
51:49.
Dhe nga çdo gjë, Ne kemi krijuar dy palë, në mënyrë që ju të vini veshin!
51:49.
Dhe nga çdo gjë Ne kemi krijuar çifte që ju të mund të përkujtoni.
51:49.
WE MIN KULLI SHEJ'IN HALEKNA ZEWXHEJNI LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
51:50.
Pra, ikni e mbështetuni tek All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51:50.
“Andaj, ikni (prej dënimit) drejt (shpërblimit të) Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!
51:50.
Prandaj, ikni drejt Allahut. Me të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga Ai.
51:50.
FEFIRRU 'ILA ELLAHI 'INNI LEKUM MINHU NEDHIRUN MUBINUN
C
51:51.
E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që t'ju tërheq haptazi vërejtjen.
51:51.
Dhe mos adhuroni zot tjetër krahas Allahut, se unë vërtet që jam dërguar te ju prej Tij, si paralajmërues i qartë!”
51:51.
Dhe mos bëni me Allahun një zot tjetër. Me të vërtetë, unë jam për ju një paralajmërues i qartë nga Ai.
51:51.
WE LA TEXH'ALU ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE 'INNI LEKUM MINHU NEDHIRUN MUBINUN
C
51:52.
Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dërguar e që nuk i thanë: "Është magjistar ose është i çmendur!"
51:52.
Kështu, sa herë që një i dërguar vinte te popujt para tyre (mekasve), ata thoshin: “Është magjistar” ose “Është i çmendur!”
51:52.
Po kështu, nuk erdhi ndonjë i dërguar te ata që ishin para tyre përveçse ata thanë: "Ai është një magjistar ose një i çmendur."
51:52.
KEDHALIKE MA 'ETAL-LEDHINE MIN KABLIHIM MIN RESULIN 'ILLA KALU SAHIRUN 'EW MEXHNUNUN
C
51:53.
A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
51:53.
Vallë, a mos ia kanë pasuar këtë njëri-tjetrit? Jo, por ata vetë janë popull që e kanë tepruar!
51:53.
A e kanë transmetuar ata këtë mes tyre? Jo, por ata janë një popull që tejkalon kufijtë.
51:53.
'ETEWASEW BIHI BEL HUM KAWMUN TAGUNE
C
51:54.
Andaj ti largohu prej tyre, ti nuk je i qortuar.
51:54.
Prandaj shmangu prej atyre; ti nuk do të qortohesh për këtë!
51:54.
Prandaj, shmangju tyre, dhe ti nuk do të qortohesh.
51:54.
FETEWELLE 'ANHUM FEMA 'ENTE BIMELUMIN
C
51:55.
Vazhdo me këshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
51:55.
Por këshillo, se vërtet këshilla u bën dobi besimtarëve.
51:55.
Dhe këshillo, sepse me të vërtetë, këshilla i ndihmon besimtarët.
51:55.
WE DHEKKIR FE'INNE EDH-DHIKRA TENFA'UL-MU'UMININE
C
51:56.
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
51:56.
Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.
51:56.
Dhe Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit përveç që të më adhurojnë.
51:56.
WE MA HALEKTUL-XHINNE WEL-'INSE 'ILLA LIJA'BUDUNI
C
51:57.
Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata.
51:57.
Unë nuk kërkoj prej tyre risk, as nuk dëshiroj që të Më ushqejnë.
51:57.
Unë nuk kërkoj prej tyre as furnizim dhe as nuk dua që ata të më ushqejnë.
51:57.
MA 'URIDU MINHUM MIN RIZKIN WE MA 'URIDU 'EN JUT'IMUNI
C
51:58.
All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.
51:58.
Vërtet, Allahu është Furnizuesi i vetëm, i Fuqishmi, i Plotpushtetshmi.
51:58.
Me të vërtetë, Allahu është Furnizuesi, Zotëruesi i fuqisë, i Forti.
51:58.
'INNALL-LLAHE HUWE ER-REZZAKU DHUL-KUWETIL-METINU
C
51:59.
S'ka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
51:59.
Pa dyshim, ata që kanë bërë të këqija, do të kenë pjesën e tyre të dënimit, të ngjashme me pjesën e shokëve të tyre (të mëparshëm) që kanë qenë si ata. Prandaj të mos Më sfidojnë që ta shpejtoj atë.
51:59.
Dhe me të vërtetë, për ata që bënë padrejtësi është një pjesë (e ndëshkimit), si pjesa e të parëve të tyre. Prandaj, le të mos nxitohen për të.
51:59.
FE'INNE LILLEDHINE DHELEMU DHENUBEN MITHLE DHENUBI 'ESHABIHIM FELA JESTA'XHILUNI