U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
51:14.
Përjetojeni dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t'ju shpejtohet.
51:14.
(Do t'u thuhet): “Shijoni dënimin tuaj! Këtë kërkuat t'ju shpejtohet!”
51:14.
(Do t'u thuhet): "Shijoni sprovat tuaja. Kjo është ajo që po nxitonit."
51:14.
DHUKU FITNETEKUM HADHAL-LEDHI KUNTUM BIHI TESTA'XHILUNE
C
51:15.
Të devotshmit janë në kopshte e burime.
51:15.
Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime,
51:15.
Me të vërtetë, ata që janë të përkushtuar do të jenë në kopshte dhe burime,
51:15.
'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C
51:16.
Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.
51:16.
duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë.
51:16.
Duke marrë atë që Zoti i tyre u ka dhënë. Me të vërtetë, ata ishin më parë bamirës.
51:16.
'AHIDHINE MA 'ATAHUM REBBUHUM 'INNEHUM KANU KABLE DHALIKE MUHSININE
C
51:17.
Ata qenë të cilët pak flinin natën.
51:17.
Ata flinin pak natën,
51:17.
Ata pak flinin natën.
51:17.
KANU KALILEN MINEL-LEJLI MA JEHXHA'UNE
C
51:18.
Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.
51:18.
ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).
51:18.
Dhe në agim kërkonin falje.
51:18.
WE BIL-'ESHARI HUM JESTEGFIRUNE
C
51:19.
Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
51:19.
Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
51:19.
Dhe në pasurinë e tyre ishte një pjesë e njohur për ata që kërkonin dhe për ata që ishin të privuar.
51:19.
WE FI 'EMWALIHIM HEKKUN LILSSA'ILI WEL-MEHRUMI
C
51:20.
Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
51:20.
Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,
51:20.
Dhe në tokë ka shenja për ata që janë të bindur.
51:20.
WE FIL-'ERDI 'AJATUN LILMUKININE
C
51:21.
Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
51:21.
po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?
51:21.
Dhe në vetet tuaja. A nuk shihni?
51:21.
WE FI 'ENFUSIKUM 'EFELA TUBSIRUNE
C
51:22.
E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
51:22.
Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.
51:22.
Dhe në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
51:22.
WE FI ES-SEMA'I RIZKUKUM WE MA TU'ADUNE
C
51:23.
Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.
51:23.
Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.
51:23.
Prandaj, pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, me të vërtetë, ajo është e vërtetë siç është e vërtetë që ju flisni.
51:23.
FEWEREBBI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'INNEHU LEHEKKUN MITHLE MA 'ENNEKUM TENTIKUNE
C
51:24.
A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
51:24.
A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?
51:24.
A të ka ardhur tregimi i musafirëve të nderuar të Ibrahimit?
51:24.
HEL 'ETAKE HEDITHU DEJFI 'IBRAHIMEL-MUKREMINE