Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 51:15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
51:15. Pa dyshim, ata që i frikësohen Allahut do të jenë në kopshte dhe burime,
51:15. Me të vërtetë, ata që janë të përkushtuar do të jenë në kopshte dhe burime,
51:15. 'INNEL-MUTTEKINE FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C 51:16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në Dunja) ishin mirëbërës.
51:16. duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë kanë qenë punëmbarë.
51:16. Duke marrë atë që Zoti i tyre u ka dhënë. Me të vërtetë, ata ishin më parë bamirës.
51:16. 'AHIDHINE MA 'ATAHUM REBBUHUM 'INNEHUM KANU KABLE DHALIKE MUHSININE
C 51:17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
51:17. Ata flinin pak natën,
51:17. Ata pak flinin natën.
51:17. KANU KALILEN MINEL-LEJLI MA JEHXHA'UNE
C 51:18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.
51:18. ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu).
51:18. Dhe në agim kërkonin falje.
51:18. WE BIL-'ESHARI HUM JESTEGFIRUNE
C 51:19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
51:19. Në pasuritë e tyre ka pasur pjesë për lypësit dhe nevojtarët.
51:19. Dhe në pasurinë e tyre ishte një pjesë e njohur për ata që kërkonin dhe për ata që ishin të privuar.
51:19. WE FI 'EMWALIHIM HEKKUN LILSSA'ILI WEL-MEHRUMI
C 51:20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
51:20. Në Tokë ka shenja për ata që besojnë me bindje,
51:20. Dhe në tokë ka shenja për ata që janë të bindur.
51:20. WE FIL-'ERDI 'AJATUN LILMUKININE
C 51:21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
51:21. po edhe në vetet tuaja - a nuk e shihni vallë?
51:21. Dhe në vetet tuaja. A nuk shihni?
51:21. WE FI 'ENFUSIKUM 'EFELA TUBSIRUNE
C 51:22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
51:22. Në qiell është furnizimi juaj dhe gjithçka që ju është premtuar.
51:22. Dhe në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
51:22. WE FI ES-SEMA'I RIZKUKUM WE MA TU'ADUNE
C 51:23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është e vërtetë se ju flisni.
51:23. Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj.
51:23. Prandaj, pasha Zotin e qiellit dhe të tokës, me të vërtetë, ajo është e vërtetë siç është e vërtetë që ju flisni.
51:23. FEWEREBBI ES-SEMA'I WEL-'ERDI 'INNEHU LEHEKKUN MITHLE MA 'ENNEKUM TENTIKUNE
C 51:24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
51:24. A e ke dëgjuar historinë e mysafirëve të nderuar të Ibrahimit?
51:24. A të ka ardhur tregimi i musafirëve të nderuar të Ibrahimit?
51:24. HEL 'ETAKE HEDITHU DEJFI 'IBRAHIMEL-MUKREMINE
C 51:25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqë!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"
51:25. Ata hynë tek ai e i thanë: “Paqe!” - dhe ai u tha: “Paqe, o njerëz të panjohur!”
51:25. Kur ata hynë te ai dhe thanë: "Paqe." Ai tha: "Paqe." Ata janë njerëz të panjohur.
51:25. 'IDH DEHALU 'ALEJHI FEKALU SELAMEN KALE SELAMUN KAWMUN MUNKERUNE