Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 45:6. Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
45:6. Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t'i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!
45:6. Këto janë ajetet e Allahut që Ne t'i lexojmë ty me të vërtetën. Atëherë, në cilën fjalë pas Allahut dhe ajetet e Tij do të besojnë?
45:6. TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI FEBI'EJJI HEDITHIN BA'DEL-LAHI WE 'AJATIHI JU'UMINUNE
C 45:7. Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.
45:7. Mjerë gjynahqari gënjeshtar!
45:7. Mjerë për çdo gënjeshtar mëkatar,
45:7. WEJLUN LIKULLI 'EFFAKIN 'ETHIMIN
C 45:8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.
45:8. Ai i dëgjon shpalljet e Allahut që i lexohen e përsëri ngulmon në mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar ato; jepi lajmin për dënim të dhembshëm!
45:8. Që dëgjon ajetet e Allahut duke u lexuar, pastaj vazhdon me arrogancë, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, përgëzoje atë me një ndëshkim të dhimbshëm.
45:8. JESMA'U 'AJATI ELLAHI TUTLA 'ALEJHI THUMME JUSIRRU MUSTEKBIREN KE'EN LEM JESMA'HA FEBESHSHIRHU BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 45:9. Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
45:9. E, kur merr vesh diçka nga shpalljet Tona, ai i përqesh. Për njerëz të tillë do të ketë dënim poshtërues.
45:9. Dhe kur ai mëson diçka nga ajetet Tona, ai i përqesh ato. Për ata është një ndëshkim poshtërues.
45:9. WE 'IDHA 'ALIME MIN 'AJATINA SHEJ'EN ETTEHADHEHA HUZUEN 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 45:10. Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
45:10. Para tyre është Xhehenemi dhe nuk do t'u vijë në ndihmë asgjë nga ato që kanë fituar apo nga ata (idhuj) që i kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut! Ata i pret mundim i madh.
45:10. Para tyre është Xhehenemi, dhe asgjë nga ajo që ata fituan nuk do t'u bëjë dobi, as mbrojtësit që ata morën përveç Allahut. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
45:10. MIN WERA'IHIM XHEHENNEMU WE LA JUGNI 'ANHUM MA KESEBU SHEJ'EN WE LA MA ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'EWLIJA'E WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 45:11. Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
45:11. Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
45:11. Kjo është udhëzimi. Dhe ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm nga një ndëshkim i poshtërimit.
45:11. HADHA HUDEN WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI RABBIHIM LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN
C 45:12. All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
45:12. Allahu është Ai që ka nënshtruar për ju detin, që nëpër të, me urdhrin e Tij, të lundrojnë anijet, për të kërkuar dhuntitë e Tij dhe që ju të jeni mirënjohës.
45:12. Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga begatitë e Tij, dhe që ju të falënderoni.
45:12. ELLAHUL-LEDHI SEHHARE LEKUMUL-BEHRE LITEXHRIJEL-FULKU FIHI BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 45:13. Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
45:13. Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:13. Dhe Ai ka nënshtruar për ju çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë – të gjitha janë nga Ai. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që reflekton.
45:13. WE SEHHARE LEKUM MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI XHEMI'EN MINHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 45:14. Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
45:14. Thuaju besimtarëve, që t'i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, kështu që Ai të shpërblejë çdo popull sipas veprave të veta.
45:14. Thuaju atyre që besojnë të falin ata që nuk shpresojnë për ditët e Allahut, që Ai t'i shpërblejë një popull për atë që ata kanë fituar.
45:14. KUL LILLEDHINE 'AMENU JEGFIRU LILLEDHINE LA JERXHUNE 'EJJAMEL-LAHI LIJEXHZIJE KAWMEN BIMA KANU JEKSIBUNE
C 45:15. Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
45:15. Kush bën mirë, e ka për vete e kush bën keq, e bën kundër vetes; e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj.
45:15. Kushdo që bën një të mirë, ajo është për veten e tij. Dhe kushdo që bën një të keqe, ajo është kundër tij. Pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni.
45:15. MEN 'AMILE SALIHEN FELINEFSIHI WE MEN 'ESA'E FE'ALEJHA THUMME 'ILA RABBIKUM TURXHA'UNE
C 45:16. Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
45:16. Ne u dhamë bijve të Izraelit Librin, pushtetin dhe Profecinë. Ne i begatuam ata me gjëra të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë popujt e tjerë (të asaj kohe).
45:16. Dhe me të vërtetë, Ne u dhamë bijve të Israilit Librin dhe gjykimin dhe profetësinë dhe i furnizuam ata me gjëra të mira dhe i preferuam ata mbi popujt (e kohës së tyre).
45:16. WE LEKAD 'ATEJNA BENI 'ISRA'ILEL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM 'ALEL-'ALEMINE