U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
45:10.
Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
45:10.
Para tyre është Xhehenemi dhe nuk do t'u vijë në ndihmë asgjë nga ato që kanë fituar apo nga ata (idhuj) që i kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut! Ata i pret mundim i madh.
45:10.
Para tyre është Xhehenemi, dhe asgjë nga ajo që ata fituan nuk do t'u bëjë dobi, as mbrojtësit që ata morën përveç Allahut. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
45:10.
MIN WERA'IHIM XHEHENNEMU WE LA JUGNI 'ANHUM MA KESEBU SHEJ'EN WE LA MA ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'EWLIJA'E WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
45:11.
Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
45:11.
Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
45:11.
Kjo është udhëzimi. Dhe ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm nga një ndëshkim i poshtërimit.
45:11.
HADHA HUDEN WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI RABBIHIM LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN
C
45:12.
All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
45:12.
Allahu është Ai që ka nënshtruar për ju detin, që nëpër të, me urdhrin e Tij, të lundrojnë anijet, për të kërkuar dhuntitë e Tij dhe që ju të jeni mirënjohës.
45:12.
Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga begatitë e Tij, dhe që ju të falënderoni.
45:12.
ELLAHUL-LEDHI SEHHARE LEKUMUL-BEHRE LITEXHRIJEL-FULKU FIHI BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
45:13.
Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
45:13.
Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:13.
Dhe Ai ka nënshtruar për ju çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë – të gjitha janë nga Ai. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që reflekton.
45:13.
WE SEHHARE LEKUM MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI XHEMI'EN MINHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C
45:14.
Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
45:14.
Thuaju besimtarëve, që t'i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, kështu që Ai të shpërblejë çdo popull sipas veprave të veta.
45:14.
Thuaju atyre që besojnë të falin ata që nuk shpresojnë për ditët e Allahut, që Ai t'i shpërblejë një popull për atë që ata kanë fituar.
45:14.
KUL LILLEDHINE 'AMENU JEGFIRU LILLEDHINE LA JERXHUNE 'EJJAMEL-LAHI LIJEXHZIJE KAWMEN BIMA KANU JEKSIBUNE
C
45:15.
Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
45:15.
Kush bën mirë, e ka për vete e kush bën keq, e bën kundër vetes; e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj.
45:15.
Kushdo që bën një të mirë, ajo është për veten e tij. Dhe kushdo që bën një të keqe, ajo është kundër tij. Pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni.
45:15.
MEN 'AMILE SALIHEN FELINEFSIHI WE MEN 'ESA'E FE'ALEJHA THUMME 'ILA RABBIKUM TURXHA'UNE
C
45:16.
Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
45:16.
Ne u dhamë bijve të Izraelit Librin, pushtetin dhe Profecinë. Ne i begatuam ata me gjëra të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë popujt e tjerë (të asaj kohe).
45:16.
Dhe me të vërtetë, Ne u dhamë bijve të Israilit Librin dhe gjykimin dhe profetësinë dhe i furnizuam ata me gjëra të mira dhe i preferuam ata mbi popujt (e kohës së tyre).
45:16.
WE LEKAD 'ATEJNA BENI 'ISRA'ILEL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM 'ALEL-'ALEMINE
C
45:17.
U patëm dhënë edhe fakte të qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, e s'ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaqet e përçarjes së tyre.
45:17.
Gjithashtu, Ne u dhamë urdhëzime të qarta mbi besimin, por ata u përçanë, atëherë kur u erdhi dituria, pasi patën smirë në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t'i gjykojë (ata) në Ditën e Kiametit për kundërshtitë që patën.
45:17.
Dhe Ne u dhamë atyre shenja të qarta për çështjen. Por ata nuk u përçanë përveç pasi u erdhi dijenia, nga arroganca mes tyre. Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre në Ditën e Ringjalljes për atë që ata ishin në kundërshtim.
45:17.
WE 'ATEJNAHUM BEJJINATIN MINEL-'EMRI FEMA EHTELEFU 'ILLA MIN BA'DI MA XHA'EHUMUL-'ILMU BEGJEN BEJNEHUM 'INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C
45:18.
Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
45:18.
Dhe tani, Ne të kemi vendosur ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë!
45:18.
Pastaj, Ne të kemi vendosur ty mbi një ligj të çështjes. Prandaj, ndiqe atë dhe mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
45:18.
THUMME XHE'ALNAKE 'ALA SHERI'ATIN MINEL-'EMRI FE ETTEBI'HA WE LA TETTEBI' 'EHWA'EL-LEDHINE LA JA'LEMUNE
C
45:19.
Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
45:19.
Ata nuk mund të të mbrojnë aspak nga zemërimi i Allahut. Pa dyshim, keqbërësit kanë për mbrojtës njëri-tjetrin, kurse Allahu është Mbrojtësi i atyre që i frikësohen Atij e që ruhen nga gjynahet.
45:19.
Me të vërtetë, ata nuk do të jenë të dobishëm për ty kundër Allahut. Dhe me të vërtetë, të padrejtët janë njëri-tjetrit miq. Por Allahu është Mbrojtësi i të devotshmëve.
45:19.
'INNEHUM LEN JUGNU 'ANKE MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'INNE EDH-DHALIMINE BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN WEL-LAHU WE LIJUL-MUTTEKINE
C
45:20.
Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
45:20.
Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.
45:20.
Kjo është një përkujtim për njerëzit dhe një udhëzim dhe mëshirë për një popull që është i bindur.
45:20.
HADHA BESA'IRU LILNNASI WE HUDEN WE REHMETUN LIKAWMIN JUKINUNE