Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 45:11. Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
45:11. Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
45:11. Kjo është udhëzimi. Dhe ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm nga një ndëshkim i poshtërimit.
45:11. HADHA HUDEN WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI RABBIHIM LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN
C 45:12. All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
45:12. Allahu është Ai që ka nënshtruar për ju detin, që nëpër të, me urdhrin e Tij, të lundrojnë anijet, për të kërkuar dhuntitë e Tij dhe që ju të jeni mirënjohës.
45:12. Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga begatitë e Tij, dhe që ju të falënderoni.
45:12. ELLAHUL-LEDHI SEHHARE LEKUMUL-BEHRE LITEXHRIJEL-FULKU FIHI BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C 45:13. Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
45:13. Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:13. Dhe Ai ka nënshtruar për ju çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë – të gjitha janë nga Ai. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që reflekton.
45:13. WE SEHHARE LEKUM MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI XHEMI'EN MINHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE
C 45:14. Thuaju atyre që besuan: Le t'ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.
45:14. Thuaju besimtarëve, që t'i falin ata që nuk shpresojnë në ditët e Allahut, kështu që Ai të shpërblejë çdo popull sipas veprave të veta.
45:14. Thuaju atyre që besojnë të falin ata që nuk shpresojnë për ditët e Allahut, që Ai t'i shpërblejë një popull për atë që ata kanë fituar.
45:14. KUL LILLEDHINE 'AMENU JEGFIRU LILLEDHINE LA JERXHUNE 'EJJAMEL-LAHI LIJEXHZIJE KAWMEN BIMA KANU JEKSIBUNE
C 45:15. Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.
45:15. Kush bën mirë, e ka për vete e kush bën keq, e bën kundër vetes; e në fund do të ktheheni (të gjithë) te Zoti juaj.
45:15. Kushdo që bën një të mirë, ajo është për veten e tij. Dhe kushdo që bën një të keqe, ajo është kundër tij. Pastaj, te Zoti juaj do të ktheheni.
45:15. MEN 'AMILE SALIHEN FELINEFSIHI WE MEN 'ESA'E FE'ALEJHA THUMME 'ILA RABBIKUM TURXHA'UNE
C 45:16. Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllëkun dhe aftësi për të gjykuar midis njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.
45:16. Ne u dhamë bijve të Izraelit Librin, pushtetin dhe Profecinë. Ne i begatuam ata me gjëra të mira dhe i ngritëm mbi të gjithë popujt e tjerë (të asaj kohe).
45:16. Dhe me të vërtetë, Ne u dhamë bijve të Israilit Librin dhe gjykimin dhe profetësinë dhe i furnizuam ata me gjëra të mira dhe i preferuam ata mbi popujt (e kohës së tyre).
45:16. WE LEKAD 'ATEJNA BENI 'ISRA'ILEL-KITABE WEL-HUKME WE EN-NUBUWETE WE REZEKNAHUM MINET-TEJJIBATI WE FEDDELNAHUM 'ALEL-'ALEMINE
C 45:17. U patëm dhënë edhe fakte të qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, e s'ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaqet e përçarjes së tyre.
45:17. Gjithashtu, Ne u dhamë urdhëzime të qarta mbi besimin, por ata u përçanë, atëherë kur u erdhi dituria, pasi patën smirë në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t'i gjykojë (ata) në Ditën e Kiametit për kundërshtitë që patën.
45:17. Dhe Ne u dhamë atyre shenja të qarta për çështjen. Por ata nuk u përçanë përveç pasi u erdhi dijenia, nga arroganca mes tyre. Me të vërtetë, Zoti yt do të gjykojë mes tyre në Ditën e Ringjalljes për atë që ata ishin në kundërshtim.
45:17. WE 'ATEJNAHUM BEJJINATIN MINEL-'EMRI FEMA EHTELEFU 'ILLA MIN BA'DI MA XHA'EHUMUL-'ILMU BEGJEN BEJNEHUM 'INNE REBBEKE JEKDI BEJNEHUM JEWMEL-KIJAMETI FIMA KANU FIHI JEHTELIFUNE
C 45:18. Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
45:18. Dhe tani, Ne të kemi vendosur ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë!
45:18. Pastaj, Ne të kemi vendosur ty mbi një ligj të çështjes. Prandaj, ndiqe atë dhe mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.
45:18. THUMME XHE'ALNAKE 'ALA SHERI'ATIN MINEL-'EMRI FE ETTEBI'HA WE LA TETTEBI' 'EHWA'EL-LEDHINE LA JA'LEMUNE
C 45:19. Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njëri-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.
45:19. Ata nuk mund të të mbrojnë aspak nga zemërimi i Allahut. Pa dyshim, keqbërësit kanë për mbrojtës njëri-tjetrin, kurse Allahu është Mbrojtësi i atyre që i frikësohen Atij e që ruhen nga gjynahet.
45:19. Me të vërtetë, ata nuk do të jenë të dobishëm për ty kundër Allahut. Dhe me të vërtetë, të padrejtët janë njëri-tjetrit miq. Por Allahu është Mbrojtësi i të devotshmëve.
45:19. 'INNEHUM LEN JUGNU 'ANKE MINEL-LAHI SHEJ'EN WE 'INNE EDH-DHALIMINE BA'DUHUM 'EWLIJA'U BA'DIN WEL-LAHU WE LIJUL-MUTTEKINE
C 45:20. Ky (Kur'ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.
45:20. Ky Kuran është tregues i qartë, udhërrëfyes dhe mëshirë për njerëzit që kanë besim të patundur.
45:20. Kjo është një përkujtim për njerëzit dhe një udhëzim dhe mëshirë për një popull që është i bindur.
45:20. HADHA BESA'IRU LILNNASI WE HUDEN WE REHMETUN LIKAWMIN JUKINUNE
C 45:21. A menduan ata, të cilët vepruan në të këqija, se në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre do t'i bëjmë të barabartë me ata që besuan dhe bënë vepra të mira? Sa i shëmtuar është gjykimi i tyre?
45:21. A mos mendojnë ata që bëjnë vepra të këqija, se Ne do t'i bëjmë të njëjtë me ata që kanë besuar dhe që kanë bërë vepra të mira, se jeta dhe vdekja e tyre do të jetë e njëjtë? Sa keq që gjykojnë ata!
45:21. A menduan ata që bënë të këqijat se Ne do t'i bëjmë ata si ata që besuan dhe bënë vepra të mira – të barabartë në jetën e tyre dhe në vdekjen e tyre? Sa keq që gjykojnë ata!
45:21. 'EM HESIBEL-LEDHINE EXHTEREHU ES-SEJJI'ATI 'EN NEXH'ALEHUM KALLEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI SEWA'EN MEHJAHUM WE MEMATUHUM SA'E MA JEHKUMUNE