U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
45:3.
Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
45:3.
Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.
45:3.
Me të vërtetë, në qiejt dhe tokën ka shenja për ata që besojnë.
45:3.
'INNE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LE'AJATIN LILMU'UMININE
C
45:4.
Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
45:4.
Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur.
45:4.
Dhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave që Ai ka shpërndarë, ka shenja për një popull që është i bindur.
45:4.
WE FI HALKIKUM WE MA JEBUTHTHU MIN DABBETIN 'AJATUN LIKAWMIN JUKINUNE
C
45:5.
Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
45:5.
Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:5.
Dhe në ndryshimin e natës dhe të ditës dhe në atë që Allahu ka zbritur nga qielli nga furnizimi dhe ka ngjallur me të tokën pas vdekjes së saj dhe në lëvizjen e erërave – ka shenja për një popull që kupton.
45:5.
WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE MA 'ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA'I MIN RIZKIN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE TESRIFI ER-RIJAHI 'AJATUN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
45:6.
Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
45:6.
Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t'i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!
45:6.
Këto janë ajetet e Allahut që Ne t'i lexojmë ty me të vërtetën. Atëherë, në cilën fjalë pas Allahut dhe ajetet e Tij do të besojnë?
45:6.
TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI FEBI'EJJI HEDITHIN BA'DEL-LAHI WE 'AJATIHI JU'UMINUNE
C
45:7.
Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.
45:7.
Mjerë gjynahqari gënjeshtar!
45:7.
Mjerë për çdo gënjeshtar mëkatar,
45:7.
WEJLUN LIKULLI 'EFFAKIN 'ETHIMIN
C
45:8.
Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.
45:8.
Ai i dëgjon shpalljet e Allahut që i lexohen e përsëri ngulmon në mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar ato; jepi lajmin për dënim të dhembshëm!
45:8.
Që dëgjon ajetet e Allahut duke u lexuar, pastaj vazhdon me arrogancë, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, përgëzoje atë me një ndëshkim të dhimbshëm.
45:8.
JESMA'U 'AJATI ELLAHI TUTLA 'ALEJHI THUMME JUSIRRU MUSTEKBIREN KE'EN LEM JESMA'HA FEBESHSHIRHU BI'ADHABIN 'ELIMIN
C
45:9.
Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
45:9.
E, kur merr vesh diçka nga shpalljet Tona, ai i përqesh. Për njerëz të tillë do të ketë dënim poshtërues.
45:9.
Dhe kur ai mëson diçka nga ajetet Tona, ai i përqesh ato. Për ata është një ndëshkim poshtërues.
45:9.
WE 'IDHA 'ALIME MIN 'AJATINA SHEJ'EN ETTEHADHEHA HUZUEN 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C
45:10.
Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
45:10.
Para tyre është Xhehenemi dhe nuk do t'u vijë në ndihmë asgjë nga ato që kanë fituar apo nga ata (idhuj) që i kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut! Ata i pret mundim i madh.
45:10.
Para tyre është Xhehenemi, dhe asgjë nga ajo që ata fituan nuk do t'u bëjë dobi, as mbrojtësit që ata morën përveç Allahut. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
45:10.
MIN WERA'IHIM XHEHENNEMU WE LA JUGNI 'ANHUM MA KESEBU SHEJ'EN WE LA MA ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'EWLIJA'E WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C
45:11.
Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
45:11.
Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
45:11.
Kjo është udhëzimi. Dhe ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm nga një ndëshkim i poshtërimit.
45:11.
HADHA HUDEN WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI RABBIHIM LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN
C
45:12.
All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e Tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkoni begatitë e tij; ndaj, falënderone.
45:12.
Allahu është Ai që ka nënshtruar për ju detin, që nëpër të, me urdhrin e Tij, të lundrojnë anijet, për të kërkuar dhuntitë e Tij dhe që ju të jeni mirënjohës.
45:12.
Allahu është Ai që ka nënshtruar detin për ju që anijet të lundrojnë në të me urdhrin e Tij, dhe që ju të kërkoni nga begatitë e Tij, dhe që ju të falënderoni.
45:12.
ELLAHUL-LEDHI SEHHARE LEKUMUL-BEHRE LITEXHRIJEL-FULKU FIHI BI'EMRIHI WE LITEBTEGU MIN FEDLIHI WE LE'ALLEKUM TESHKURUNE
C
45:13.
Dhe për ju nënshtroi gjithë ç'ka në qie dhe ç'ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumente.
45:13.
Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:13.
Dhe Ai ka nënshtruar për ju çdo gjë që është në qiej dhe çdo gjë që është në tokë – të gjitha janë nga Ai. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për një popull që reflekton.
45:13.
WE SEHHARE LEKUM MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI XHEMI'EN MINHU 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LIKAWMIN JETEFEKKERUNE