Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 45:1. Ha, Mim.
45:1. Hâ, Mîm.
45:1. Ha, Mim.
45:1. HA-MIM
C 45:2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
45:2. Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
45:2. Zbritja e Librit është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
45:2. TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C 45:3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
45:3. Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.
45:3. Me të vërtetë, në qiejt dhe tokën ka shenja për ata që besojnë.
45:3. 'INNE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LE'AJATIN LILMU'UMININE
C 45:4. Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
45:4. Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur.
45:4. Dhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave që Ai ka shpërndarë, ka shenja për një popull që është i bindur.
45:4. WE FI HALKIKUM WE MA JEBUTHTHU MIN DABBETIN 'AJATUN LIKAWMIN JUKINUNE
C 45:5. Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
45:5. Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:5. Dhe në ndryshimin e natës dhe të ditës dhe në atë që Allahu ka zbritur nga qielli nga furnizimi dhe ka ngjallur me të tokën pas vdekjes së saj dhe në lëvizjen e erërave – ka shenja për një popull që kupton.
45:5. WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE MA 'ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA'I MIN RIZKIN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE TESRIFI ER-RIJAHI 'AJATUN LIKAWMIN JA'KILUNE
C 45:6. Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
45:6. Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t'i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!
45:6. Këto janë ajetet e Allahut që Ne t'i lexojmë ty me të vërtetën. Atëherë, në cilën fjalë pas Allahut dhe ajetet e Tij do të besojnë?
45:6. TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI FEBI'EJJI HEDITHIN BA'DEL-LAHI WE 'AJATIHI JU'UMINUNE
C 45:7. Çdo gënjeshtar e shumë mëkatar është i shkatërruar.
45:7. Mjerë gjynahqari gënjeshtar!
45:7. Mjerë për çdo gënjeshtar mëkatar,
45:7. WEJLUN LIKULLI 'EFFAKIN 'ETHIMIN
C 45:8. Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdon prapë si mendjemadh, sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmëroje për një vuajtje të dhembshme.
45:8. Ai i dëgjon shpalljet e Allahut që i lexohen e përsëri ngulmon në mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar ato; jepi lajmin për dënim të dhembshëm!
45:8. Që dëgjon ajetet e Allahut duke u lexuar, pastaj vazhdon me arrogancë, sikur të mos i kishte dëgjuar ato. Prandaj, përgëzoje atë me një ndëshkim të dhimbshëm.
45:8. JESMA'U 'AJATI ELLAHI TUTLA 'ALEJHI THUMME JUSIRRU MUSTEKBIREN KE'EN LEM JESMA'HA FEBESHSHIRHU BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 45:9. Edhe kur të mësojnë diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.
45:9. E, kur merr vesh diçka nga shpalljet Tona, ai i përqesh. Për njerëz të tillë do të ketë dënim poshtërues.
45:9. Dhe kur ai mëson diçka nga ajetet Tona, ai i përqesh ato. Për ata është një ndëshkim poshtërues.
45:9. WE 'IDHA 'ALIME MIN 'AJATINA SHEJ'EN ETTEHADHEHA HUZUEN 'ULA'IKE LEHUM 'ADHABUN MUHINUN
C 45:10. Përpara tyre e kanë xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t'u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetojnë një dënim të madh.
45:10. Para tyre është Xhehenemi dhe nuk do t'u vijë në ndihmë asgjë nga ato që kanë fituar apo nga ata (idhuj) që i kanë marrë për mbrojtës në vend të Allahut! Ata i pret mundim i madh.
45:10. Para tyre është Xhehenemi, dhe asgjë nga ajo që ata fituan nuk do t'u bëjë dobi, as mbrojtësit që ata morën përveç Allahut. Dhe për ta është një ndëshkim i madh.
45:10. MIN WERA'IHIM XHEHENNEMU WE LA JUGNI 'ANHUM MA KESEBU SHEJ'EN WE LA MA ETTEHADHU MIN DUNI ELLAHI 'EWLIJA'E WE LEHUM 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 45:11. Ky (Kur'ani) është një udhërrëfyesë i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dënim më i mundimshëm.
45:11. Ky (Kuran) është udhërrëfyes në rrugën e drejtë. Ata që nuk besojnë shpalljet e Zotit të tyre, do të vuajnë një mundim të madh, të dhembshëm.
45:11. Kjo është udhëzimi. Dhe ata që mohojnë ajetet e Zotit të tyre – për ta është një ndëshkim i dhimbshëm nga një ndëshkim i poshtërimit.
45:11. HADHA HUDEN WEL-LEDHINE KEFERU BI'AJATI RABBIHIM LEHUM 'ADHABUN MIN RIXHZIN 'ELIMUN