U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
44:55.
Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.
44:55.
Aty do të kërkojnë çfarëdo frutash që të dëshirojnë e do të jenë të sigurt.
44:55.
Aty ata do të kërkojnë çdo fryt, të sigurt.
44:55.
JED'UNE FIHA BIKULLI FAKIHETIN 'AMININE
C
44:56.
Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.
44:56.
Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë dhe Ai do t'i shpëtojë prej dënimit të zjarrit flakërues.
44:56.
Aty ata nuk do të shijojnë as vdekjen e parë. Dhe Ai i ruajti ata nga ndëshkimi i zjarrit,
44:56.
LA JEDHUKUNE FIHAL-MEWTE 'ILLAL-MEWTETEL-'ULA WE WEKAHUM 'ADHABEL-XHEHIMI
C
44:57.
(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
44:57.
Kjo do të jetë dhunti prej Zotit tënd. Kjo është fitorja madhështore!
44:57.
Si një favor nga Zoti yt. Kjo është fitore e madhe.
44:57.
FEDLEN MIN RABBIKE DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
44:58.
Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.
44:58.
Ne e kemi bërë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla.
44:58.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë të lehtë në gjuhën tënde që ata të mund të përkujtojnë.
44:58.
FE'INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
44:59.
(Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.
44:59.
Andaj ti prit, se edhe ata vetë po presin!
44:59.
Prandaj, prit. Me të vërtetë, ata po presin gjithashtu.
44:59.
FARTEKIB 'INNEHUM MURTEKIBUNE
C
45:2.
Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
45:2.
Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
45:2.
Zbritja e Librit është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
45:2.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C
45:3.
Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
45:3.
Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.
45:3.
Me të vërtetë, në qiejt dhe tokën ka shenja për ata që besojnë.
45:3.
'INNE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LE'AJATIN LILMU'UMININE
C
45:4.
Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
45:4.
Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur.
45:4.
Dhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave që Ai ka shpërndarë, ka shenja për një popull që është i bindur.
45:4.
WE FI HALKIKUM WE MA JEBUTHTHU MIN DABBETIN 'AJATUN LIKAWMIN JUKINUNE
C
45:5.
Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.
45:5.
Edhe në ndërrimin e natës dhe të ditës, edhe në ujin që Allahu e zbret nga qielli, duke gjallëruar nëpërmjet tij tokën e shkretuar, edhe në ndërrimin e erërave, ka shenja për njerëzit që mendojnë.
45:5.
Dhe në ndryshimin e natës dhe të ditës dhe në atë që Allahu ka zbritur nga qielli nga furnizimi dhe ka ngjallur me të tokën pas vdekjes së saj dhe në lëvizjen e erërave – ka shenja për një popull që kupton.
45:5.
WE EHTILAFIL-LEJLI WE EN-NEHARI WE MA 'ENZELEL-LAHU MINE ES-SEMA'I MIN RIZKIN FE'EHJA BIHIL-'ERDE BA'DE MEWTIHA WE TESRIFI ER-RIJAHI 'AJATUN LIKAWMIN JA'KILUNE
C
45:6.
Këto janë fakte të All-llahut që po t'i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjalë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?
45:6.
Këto janë shpalljet e Allahut, të cilat Ne t'i tregojmë ty me tërë të vërtetën. Atëherë, në çfarë fjalësh të tjera do të besojnë ata, nëse mohojnë Allahun dhe shenjat e Tij?!
45:6.
Këto janë ajetet e Allahut që Ne t'i lexojmë ty me të vërtetën. Atëherë, në cilën fjalë pas Allahut dhe ajetet e Tij do të besojnë?
45:6.
TILKE 'AJATU ELLAHI NETLUHA 'ALEJKE BIL-HEKKI FEBI'EJJI HEDITHIN BA'DEL-LAHI WE 'AJATIHI JU'UMINUNE