Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 44:52. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin.
44:52. midis kopshteve dhe burimeve,
44:52. Mes kopshteve dhe burimeve,
44:52. FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C 44:53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
44:53. të veshur në petka mëndafshi të hollë dhe armaç, të ulur përballë njëri-tjetrit.
44:53. Të veshur me rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke u përballur me njëri-tjetrin.
44:53. JELBESUNE MIN SUNDUSIN WE 'ISTEBREKIN MUTEKABILINE
C 44:54. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).
44:54. Po, kështu do të jetë, dhe Ne do t'i martojmë ata me hyri sybukura.
44:54. Kështu do të jetë. Dhe Ne do t'i bashkojmë ata me bashkëshortet me sy të mëdhenj të bukur.
44:54. KEDHALIKE WE ZEWWEXHNAHUM BIHURIN 'ININ
C 44:55. Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.
44:55. Aty do të kërkojnë çfarëdo frutash që të dëshirojnë e do të jenë të sigurt.
44:55. Aty ata do të kërkojnë çdo fryt, të sigurt.
44:55. JED'UNE FIHA BIKULLI FAKIHETIN 'AMININE
C 44:56. Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.
44:56. Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë dhe Ai do t'i shpëtojë prej dënimit të zjarrit flakërues.
44:56. Aty ata nuk do të shijojnë as vdekjen e parë. Dhe Ai i ruajti ata nga ndëshkimi i zjarrit,
44:56. LA JEDHUKUNE FIHAL-MEWTE 'ILLAL-MEWTETEL-'ULA WE WEKAHUM 'ADHABEL-XHEHIMI
C 44:57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
44:57. Kjo do të jetë dhunti prej Zotit tënd. Kjo është fitorja madhështore!
44:57. Si një favor nga Zoti yt. Kjo është fitore e madhe.
44:57. FEDLEN MIN RABBIKE DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 44:58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.
44:58. Ne e kemi bërë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla.
44:58. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë të lehtë në gjuhën tënde që ata të mund të përkujtojnë.
44:58. FE'INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C 44:59. (Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.
44:59. Andaj ti prit, se edhe ata vetë po presin!
44:59. Prandaj, prit. Me të vërtetë, ata po presin gjithashtu.
44:59. FARTEKIB 'INNEHUM MURTEKIBUNE
C 45:1. Ha, Mim.
45:1. Hâ, Mîm.
45:1. Ha, Mim.
45:1. HA-MIM
C 45:2. Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
45:2. Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
45:2. Zbritja e Librit është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
45:2. TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C 45:3. Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
45:3. Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.
45:3. Me të vërtetë, në qiejt dhe tokën ka shenja për ata që besojnë.
45:3. 'INNE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LE'AJATIN LILMU'UMININE