Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 44:48. Dhe hudhni mbi kokën e tij ujin e valë e shtojani mundimin.
44:48. Pastaj, për dënim, hidhni mbi kokën e tij ujë të valuar (duke i thënë):
44:48. Pastaj derdhni mbi kokën e tij ndëshkimin e ujit të valë."
44:48. THUMME SUBBU FEWKA RE'SIHI MIN 'ADHABIL-HEMIMI
C 44:49. (I thuhet): Shijoje! Se ti je ai i forti, i autoritetshmi.
44:49. “Shijoje këtë, o njeri “i fuqishëm” dhe “fisnik”!
44:49. (Do t'i thuhet): "Shijoje! Me të vërtetë, ti ishe i fuqishmi, i nderuari!"
44:49. DHUK 'INNEKE 'ENTEL-'AZIZUL-KERIMU
C 44:50. E ky është ai (dënimi) për të cilin dyshonit.
44:50. Ja, ky është dënimin për të cilin ju dyshonit!”
44:50. Me të vërtetë, ky është ai për të cilin ju dyshonit."
44:50. 'INNE HADHA MA KUNTUM BIHI TEMTERUNE
C 44:51. Vërtet, ata që i patën frikë Zotit, janë në vende të qeta.
44:51. Punëdrejtët, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt,
44:51. Me të vërtetë, të përkushtuarit do të jenë në një vend të sigurt,
44:51. 'INNEL-MUTTEKINE FI MEKAMIN 'EMININ
C 44:52. Janë në xhennete e në burime që rrjedhin.
44:52. midis kopshteve dhe burimeve,
44:52. Mes kopshteve dhe burimeve,
44:52. FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C 44:53. Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
44:53. të veshur në petka mëndafshi të hollë dhe armaç, të ulur përballë njëri-tjetrit.
44:53. Të veshur me rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke u përballur me njëri-tjetrin.
44:53. JELBESUNE MIN SUNDUSIN WE 'ISTEBREKIN MUTEKABILINE
C 44:54. Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).
44:54. Po, kështu do të jetë, dhe Ne do t'i martojmë ata me hyri sybukura.
44:54. Kështu do të jetë. Dhe Ne do t'i bashkojmë ata me bashkëshortet me sy të mëdhenj të bukur.
44:54. KEDHALIKE WE ZEWWEXHNAHUM BIHURIN 'ININ
C 44:55. Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.
44:55. Aty do të kërkojnë çfarëdo frutash që të dëshirojnë e do të jenë të sigurt.
44:55. Aty ata do të kërkojnë çdo fryt, të sigurt.
44:55. JED'UNE FIHA BIKULLI FAKIHETIN 'AMININE
C 44:56. Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.
44:56. Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë dhe Ai do t'i shpëtojë prej dënimit të zjarrit flakërues.
44:56. Aty ata nuk do të shijojnë as vdekjen e parë. Dhe Ai i ruajti ata nga ndëshkimi i zjarrit,
44:56. LA JEDHUKUNE FIHAL-MEWTE 'ILLAL-MEWTETEL-'ULA WE WEKAHUM 'ADHABEL-XHEHIMI
C 44:57. (Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
44:57. Kjo do të jetë dhunti prej Zotit tënd. Kjo është fitorja madhështore!
44:57. Si një favor nga Zoti yt. Kjo është fitore e madhe.
44:57. FEDLEN MIN RABBIKE DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 44:58. Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.
44:58. Ne e kemi bërë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla.
44:58. Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë të lehtë në gjuhën tënde që ata të mund të përkujtojnë.
44:58. FE'INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE