U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
44:53.
Veshin petka nga mëndafshi e kadifeja, ulur ballë për ballë.
44:53.
të veshur në petka mëndafshi të hollë dhe armaç, të ulur përballë njëri-tjetrit.
44:53.
Të veshur me rroba mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke u përballur me njëri-tjetrin.
44:53.
JELBESUNE MIN SUNDUSIN WE 'ISTEBREKIN MUTEKABILINE
C
44:54.
Ja kështu, edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri).
44:54.
Po, kështu do të jetë, dhe Ne do t'i martojmë ata me hyri sybukura.
44:54.
Kështu do të jetë. Dhe Ne do t'i bashkojmë ata me bashkëshortet me sy të mëdhenj të bukur.
44:54.
KEDHALIKE WE ZEWWEXHNAHUM BIHURIN 'ININ
C
44:55.
Aty kërkojnë t'u sillen çdo lloj peme dhe aty janë të sigurt.
44:55.
Aty do të kërkojnë çfarëdo frutash që të dëshirojnë e do të jenë të sigurt.
44:55.
Aty ata do të kërkojnë çdo fryt, të sigurt.
44:55.
JED'UNE FIHA BIKULLI FAKIHETIN 'AMININE
C
44:56.
Aty nuk do ta përjetojnë vdekjen, përveç asaj të parës në Dunja. Ata i shpëtoi (All-llahu) prej vuajtjeve të xhehennemit.
44:56.
Atje nuk do ta provojnë më vdekjen, përveç vdekjes së parë dhe Ai do t'i shpëtojë prej dënimit të zjarrit flakërues.
44:56.
Aty ata nuk do të shijojnë as vdekjen e parë. Dhe Ai i ruajti ata nga ndëshkimi i zjarrit,
44:56.
LA JEDHUKUNE FIHAL-MEWTE 'ILLAL-MEWTETEL-'ULA WE WEKAHUM 'ADHABEL-XHEHIMI
C
44:57.
(Ato të mira) Janë dhuratë nga Zoti yt,e ai është shpëtim i madh.
44:57.
Kjo do të jetë dhunti prej Zotit tënd. Kjo është fitorja madhështore!
44:57.
Si një favor nga Zoti yt. Kjo është fitore e madhe.
44:57.
FEDLEN MIN RABBIKE DHALIKE HUWEL-FEWZUL-'ADHIMU
C
44:58.
Ne ua bëmë të lehtë atë (Kur'anin) në gjuhën tënde, ashtu që ata të marrin mësim.
44:58.
Ne e kemi bërë të lehtë Kuranin në gjuhën tënde, që ata të mund të marrin këshilla.
44:58.
Dhe me të vërtetë, Ne e kemi bërë atë të lehtë në gjuhën tënde që ata të mund të përkujtojnë.
44:58.
FE'INNEMA JESSERNAHU BILISANIKE LE'ALLEHUM JETEDHEKKERUNE
C
44:59.
(Meqë nuk po marrin mësim) Ti pra prit, se edhe ata janë duke pritur.
44:59.
Andaj ti prit, se edhe ata vetë po presin!
44:59.
Prandaj, prit. Me të vërtetë, ata po presin gjithashtu.
44:59.
FARTEKIB 'INNEHUM MURTEKIBUNE
C
45:2.
Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.
45:2.
Ky Libër është shpallur prej Allahut, të Plotfuqishmit dhe të Urtit!
45:2.
Zbritja e Librit është nga Allahu, i Plotfuqishmi, i Urtë.
45:2.
TENZILUL-KITABI MINEL-LAHIL-'AZIZIL-HEKIMI
C
45:3.
Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.
45:3.
Me të vërtetë, në qiej dhe në Tokë ka shenja për ata që besojnë.
45:3.
Me të vërtetë, në qiejt dhe tokën ka shenja për ata që besojnë.
45:3.
'INNE FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI LE'AJATIN LILMU'UMININE
C
45:4.
Për një popull që sinqerisht është bindur, ka argumente edhe në krijimin tuaj edhe në krijimin e shtazëve të përhapura.
45:4.
Edhe në krijimin tuaj dhe të kafshëve të shpërndara nëpër Tokë, ka shenja për besimtarët e bindur.
45:4.
Dhe në krijimin tuaj dhe të gjallesave që Ai ka shpërndarë, ka shenja për një popull që është i bindur.
45:4.
WE FI HALKIKUM WE MA JEBUTHTHU MIN DABBETIN 'AJATUN LIKAWMIN JUKINUNE