Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 41:52. Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
41:52. Thuaju, (o Muhamed): “Më thoni! Nëse ky Kuran është vërtet prej Allahut dhe ju e mohoni atë, atëherë kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të hapur me Të?!”
41:52. Thuaj: "A e keni menduar nëse ai është nga Allahu, dhe ju e mohoni atë? Kush është më i humbur sesa ai që është në një përçarje të thellë?"
41:52. KUL 'ERE'EJTUM 'IN KANE MIN 'INDI ELLAHI THUMME KEFERTUM BIHI MEN 'EDELLU MIMMEN HUWE FI SHIKAKIN BA'IDIN
C 41:53. Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53. Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t'u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!
41:53. Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53. SENURIHIM 'AJATINA FIL-'AFAKI WE FI 'ENFUSIHIM HETTA JETEBEJJENE LEHUM 'ENNEHUL-HEKKU 'EWELEM JEKFI BIREBBIKE 'ENNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C 41:54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
41:54. Vërtet, ata dyshojnë në takimin me Zotin e tyre, por le ta dinë se Ai ka nën kontroll çdo gjë.
41:54. Ja, ata janë në dyshim për takimin e Zotit të tyre. Ja, me të vërtetë, Ai është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
41:54. 'ELA 'INNEHUM FI MIRJETIN MIN LIKA'I RABBIHIM 'ELA 'INNEHU BIKULLI SHEJ'IN MUHITUN
C 42:1. Ha, Mim.
42:1. Hâ, Mîm.
42:1. Ha, Mim.
42:1. HA-MIM
C 42:2. Ajn, Sin, Kaf.
42:2. Ajn, Sîn, Kâf.
42:2. Ain, Sin, Kaf.
42:2. 'SK
C 42:3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
42:3. Kështu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, të frymëzon ty (o Muhamed), ashtu siç i ka frymëzuar edhe ata para teje.
42:3. Kështu, Allahu, i Fuqishmi, i Urtë, të shpall ty dhe atyre para teje.
42:3. KEDHALIKE JUHI 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKEL-LAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C 42:4. Vetëm e Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari!
42:4. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai është i Larti, i Madhërishmi!
42:4. Për Të është gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.
42:4. LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'ALIJUL-'ADHIMU
C 42:5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
42:5. Qiejt gati sa nuk çahen nga sipër (prej madhështisë së Allahut), ndërkohë që engjëjt lavdërojnë e falënderojnë Zotin e tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në Tokë. Me të vërtetë që Allahu është Falësi dhe Mëshirëploti.
42:5. Qiejt pothuajse copëtohen nga lart, dhe engjëjt e lavdërojnë me lavdinë e Zotit të tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Ja, me të vërtetë, Allahu është Falësi, i Mëshirshmi.
42:5. TEKADU ES-SEMAWATU JETEFETTERNE MIN FEWKIHINNE WEL-MELA'IKETU JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE JESTEGFIRUNE LIMEN FIL-'ERDI 'ELA 'INNALL-LLAHE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C 42:6. All-llahu është përcjellës i atyre që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
42:6. Allahu është Mbikëqyrës mbi ata që zgjedhin mbrojtës përveç Tij, ndërsa ti (o Muhamed) nuk je kujdestar i tyre.
42:6. Dhe ata që marrin përveç Tij mbrojtës – Allahu është Mbikëqyrësi i tyre, dhe ti nuk je mbi ta një mbrojtës.
42:6. WEL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'EL-LAHU HEFIDHUN 'ALEJHIM WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C 42:7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
42:7. Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t'i paralajmëruar ata për Ditën, e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem.
42:7. Dhe kështu, Ne të kemi shpallur ty një Kuran arab, që të paralajmërosh qytetin kryesor dhe ata përreth tij dhe të paralajmërosh për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të jetë në Xhenet, dhe një grup në zjarr.
42:7. WE KEDHELIKE 'EWHEJNA 'ILEJKE KUR'ANEN 'AREBIJAN LITUNDHIRE 'UMMEL-KURA WE MEN HEWLEHA WE TUNDHIRE JEWMEL-XHEM'I LA REJBE FIHI FERIKUN FIL-XHENNETI WE FERIKUN FI ES-SA'IRI
C 42:8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t'i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
42:8. Sikur të donte Allahu, do t'i kishte bërë të gjithë të një besimi, por Ai pranon në mëshirën e Vet kë të dojë, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
42:8. Dhe sikur Allahu të kishte dashur, Ai do t'i kishte bërë ata një popull të vetëm, por Ai fut në mëshirën e Tij kë të dojë. Dhe për të padrejtët nuk do të ketë ndonjë mbrojtës dhe as ndihmës.
42:8. WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHE'ALEHUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN JUDHILU MEN JESHA'U FI REHMETIHI WE EDH-DHALIMUNE MA LEHUM MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN