U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
41:51.
Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
41:51.
Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe na kthen kurrizin, mirëpo, kur atë e godet e keqja, ai lutet gjerë e gjatë.
41:51.
Dhe kur Ne e bekojmë njeriun, ai largohet dhe kthehet mënjanë. Por kur e keqja e prek atë, ai bën lutje të gjata.
41:51.
WE 'IDHA 'EN'AMNA 'ALEL-'INSANI 'A'REDE WE NE'A BIXHANIBIHI WE 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU FEDHU DU'A'IN 'ARIDIN
C
41:52.
Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
41:52.
Thuaju, (o Muhamed): “Më thoni! Nëse ky Kuran është vërtet prej Allahut dhe ju e mohoni atë, atëherë kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të hapur me Të?!”
41:52.
Thuaj: "A e keni menduar nëse ai është nga Allahu, dhe ju e mohoni atë? Kush është më i humbur sesa ai që është në një përçarje të thellë?"
41:52.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN KANE MIN 'INDI ELLAHI THUMME KEFERTUM BIHI MEN 'EDELLU MIMMEN HUWE FI SHIKAKIN BA'IDIN
C
41:53.
Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53.
Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t'u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!
41:53.
Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53.
SENURIHIM 'AJATINA FIL-'AFAKI WE FI 'ENFUSIHIM HETTA JETEBEJJENE LEHUM 'ENNEHUL-HEKKU 'EWELEM JEKFI BIREBBIKE 'ENNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C
41:54.
Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
41:54.
Vërtet, ata dyshojnë në takimin me Zotin e tyre, por le ta dinë se Ai ka nën kontroll çdo gjë.
41:54.
Ja, ata janë në dyshim për takimin e Zotit të tyre. Ja, me të vërtetë, Ai është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
41:54.
'ELA 'INNEHUM FI MIRJETIN MIN LIKA'I RABBIHIM 'ELA 'INNEHU BIKULLI SHEJ'IN MUHITUN
C
42:3.
All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
42:3.
Kështu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, të frymëzon ty (o Muhamed), ashtu siç i ka frymëzuar edhe ata para teje.
42:3.
Kështu, Allahu, i Fuqishmi, i Urtë, të shpall ty dhe atyre para teje.
42:3.
KEDHALIKE JUHI 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKEL-LAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C
42:4.
Vetëm e Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari!
42:4.
Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai është i Larti, i Madhërishmi!
42:4.
Për Të është gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.
42:4.
LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'ALIJUL-'ADHIMU
C
42:5.
Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
42:5.
Qiejt gati sa nuk çahen nga sipër (prej madhështisë së Allahut), ndërkohë që engjëjt lavdërojnë e falënderojnë Zotin e tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në Tokë. Me të vërtetë që Allahu është Falësi dhe Mëshirëploti.
42:5.
Qiejt pothuajse copëtohen nga lart, dhe engjëjt e lavdërojnë me lavdinë e Zotit të tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Ja, me të vërtetë, Allahu është Falësi, i Mëshirshmi.
42:5.
TEKADU ES-SEMAWATU JETEFETTERNE MIN FEWKIHINNE WEL-MELA'IKETU JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE JESTEGFIRUNE LIMEN FIL-'ERDI 'ELA 'INNALL-LLAHE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C
42:6.
All-llahu është përcjellës i atyre që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
42:6.
Allahu është Mbikëqyrës mbi ata që zgjedhin mbrojtës përveç Tij, ndërsa ti (o Muhamed) nuk je kujdestar i tyre.
42:6.
Dhe ata që marrin përveç Tij mbrojtës – Allahu është Mbikëqyrësi i tyre, dhe ti nuk je mbi ta një mbrojtës.
42:6.
WEL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'EL-LAHU HEFIDHUN 'ALEJHIM WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C
42:7.
Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
42:7.
Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t'i paralajmëruar ata për Ditën, e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem.
42:7.
Dhe kështu, Ne të kemi shpallur ty një Kuran arab, që të paralajmërosh qytetin kryesor dhe ata përreth tij dhe të paralajmërosh për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të jetë në Xhenet, dhe një grup në zjarr.
42:7.
WE KEDHELIKE 'EWHEJNA 'ILEJKE KUR'ANEN 'AREBIJAN LITUNDHIRE 'UMMEL-KURA WE MEN HEWLEHA WE TUNDHIRE JEWMEL-XHEM'I LA REJBE FIHI FERIKUN FIL-XHENNETI WE FERIKUN FI ES-SA'IRI