Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 42:1. Ha, Mim.
42:1. Hâ, Mîm.
42:1. Ha, Mim.
42:1. HA-MIM
C 42:2. Ajn, Sin, Kaf.
42:2. Ajn, Sîn, Kâf.
42:2. Ain, Sin, Kaf.
42:2. 'SK
C 42:3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
42:3. Kështu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, të frymëzon ty (o Muhamed), ashtu siç i ka frymëzuar edhe ata para teje.
42:3. Kështu, Allahu, i Fuqishmi, i Urtë, të shpall ty dhe atyre para teje.
42:3. KEDHALIKE JUHI 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKEL-LAHUL-'AZIZUL-HEKIMU
C 42:4. Vetëm e Tij është ç'ka në qiej dhe ç'ka në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i madhëruari!
42:4. Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Ai është i Larti, i Madhërishmi!
42:4. Për Të është gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në tokë. Dhe Ai është i Larti, i Madhërishmi.
42:4. LEHU MA FI ES-SEMAWATI WE MA FIL-'ERDI WE HUWEL-'ALIJUL-'ADHIMU
C 42:5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
42:5. Qiejt gati sa nuk çahen nga sipër (prej madhështisë së Allahut), ndërkohë që engjëjt lavdërojnë e falënderojnë Zotin e tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në Tokë. Me të vërtetë që Allahu është Falësi dhe Mëshirëploti.
42:5. Qiejt pothuajse copëtohen nga lart, dhe engjëjt e lavdërojnë me lavdinë e Zotit të tyre dhe kërkojnë falje për ata që janë në tokë. Ja, me të vërtetë, Allahu është Falësi, i Mëshirshmi.
42:5. TEKADU ES-SEMAWATU JETEFETTERNE MIN FEWKIHINNE WEL-MELA'IKETU JUSEBBIHUNE BIHEMDI RABBIHIM WE JESTEGFIRUNE LIMEN FIL-'ERDI 'ELA 'INNALL-LLAHE HUWEL-GAFURU ER-REHIMU
C 42:6. All-llahu është përcjellës i atyre që pos Tij adhurojnë zota të tjerë. Ti (o i dërguar), nuk je i obliguar ndaj tyre.
42:6. Allahu është Mbikëqyrës mbi ata që zgjedhin mbrojtës përveç Tij, ndërsa ti (o Muhamed) nuk je kujdestar i tyre.
42:6. Dhe ata që marrin përveç Tij mbrojtës – Allahu është Mbikëqyrësi i tyre, dhe ti nuk je mbi ta një mbrojtës.
42:6. WEL-LEDHINE ETTEHADHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'EL-LAHU HEFIDHUN 'ALEJHIM WE MA 'ENTE 'ALEJHIM BIWEKILIN
C 42:7. Prandaj, Ne të shpallëm ty Kur'anin arabisht që ta këshillosh kryefshatin (Meken) dhe ata përreth saj, dhe t'u tërheqish vërejtjen për ditën e tubimit (kijametit), për të cilën nuk ka dyshim. Një grup për në xhennet, kurse një grup për në zjarr.
42:7. Dhe kështu pra, Ne të kemi shpallur ty një Kuran në gjuhën arabe, për të paralajmëruar popullin e Mekës dhe ata rreth saj; për t'i paralajmëruar ata për Ditën, e cila do të vijë me siguri: kur të gjithë njerëzit do të tubohen, disa në Xhenet e disa në Xhehenem.
42:7. Dhe kështu, Ne të kemi shpallur ty një Kuran arab, që të paralajmërosh qytetin kryesor dhe ata përreth tij dhe të paralajmërosh për Ditën e Tubimit, për të cilën nuk ka dyshim. Një grup do të jetë në Xhenet, dhe një grup në zjarr.
42:7. WE KEDHELIKE 'EWHEJNA 'ILEJKE KUR'ANEN 'AREBIJAN LITUNDHIRE 'UMMEL-KURA WE MEN HEWLEHA WE TUNDHIRE JEWMEL-XHEM'I LA REJBE FIHI FERIKUN FIL-XHENNETI WE FERIKUN FI ES-SA'IRI
C 42:8. Po sikur të kishte dashur All-llahu, do t'i bënte ata (njerëzit) një popull (të një feje), por Ai shtie në mëshirën e vet atë që do (atë që me vullnetin e vet e pranon rrugën e drejtë), e jobesimtarët nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
42:8. Sikur të donte Allahu, do t'i kishte bërë të gjithë të një besimi, por Ai pranon në mëshirën e Vet kë të dojë, kurse mohuesit nuk kanë as mbrojtës, as ndihmës.
42:8. Dhe sikur Allahu të kishte dashur, Ai do t'i kishte bërë ata një popull të vetëm, por Ai fut në mëshirën e Tij kë të dojë. Dhe për të padrejtët nuk do të ketë ndonjë mbrojtës dhe as ndihmës.
42:8. WE LEW SHA'EL-LAHU LEXHE'ALEHUM 'UMMETEN WAHIDETEN WE LEKIN JUDHILU MEN JESHA'U FI REHMETIHI WE EDH-DHALIMUNE MA LEHUM MIN WE LIJIN WE LA NESIRIN
C 42:9. Përkundrazi, ata zgjodhën mbrojtës pos Atij, po vetëm All-llahu është Ai mbrojtësi dhe Ai ngjall të vdekurit dhe Ai ka mundësi për çdo send.
42:9. Vallë, a mos zgjedhin ata mbrojtës tjetër, përveç Atij?! Sigurisht, vetëm Allahu është Mbrojtësi. Ai i ngjall të vdekurit dhe është i Fuqishëm për çdo gjë.
42:9. Apo kanë ata përveç Tij mbrojtës? Por Allahu – Ai është Mbrojtësi. Dhe Ai është Ai që jep jetë të vdekurve, dhe Ai është mbi çdo gjë i Fuqishëm.
42:9. 'EM ETTEHADHU MIN DUNIHI 'EWLIJA'E FE-ELLAHU HUWEL-WELIJU WE HUWE JUHJIL-MEWTA WE HUWE 'ALA KULLI SHEJ'IN KADIRUN
C 42:10. Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te All-llahu. Ai (gjykatësi i famshëm) është All-llahu, Zoti im, vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm Atij i drejtohem.
42:10. Për çfarëdo gjëje që ju të diskutoni, fjala e fundit i përket Allahut. Ky është Allahu, Zoti im. Unë tek Ai mbështetem dhe tek Ai kthehem i penduar.
42:10. Dhe çdo çështje për të cilën ju keni mosmarrëveshje – vendimi i saj është për Allahun. Ky është Allahu, Zoti im. Tek Ai unë mbështetem, dhe tek Ai unë kthehem.
42:10. WE MA EHTELEFTUM FIHI MIN SHEJ'IN FEHUKMUHU 'ILA ELLAHI DHELIKUMU ELLAHU RABBI 'ALEJHI TEWEKKELTU WE 'ILEJHI 'UNIBU
C 42:11. Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.
42:11. Krijues i qiejve dhe i Tokës, Ai ju ka dhënë bashkëshorte nga vetja juaj për t'ju shumuar, si dhe bagëti në çifte. Asgjë nuk i shëmbëllen Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.
42:11. Krijuesi i qiejve dhe tokës. Ai ju ka bërë për ju palë nga vetet tuaja dhe nga bagëtitë palë. Ai ju shumëzon me këtë. Nuk ka asgjë si Ai, dhe Ai është Dëgjuesi, i Gjithëshikuesi.
42:11. FATIRU ES-SEMAWATI WEL-'ERDI XHE'ALE LEKUM MIN 'ENFUSIKUM 'EZWAXHEN WE MINEL-'EN'AM 'EZWAXHAN JEDHRE'UUKUM FIHI LEJSE KEMITHLIHI SHEJ'UN WE HUWE ES-SEMI'UL-BESIRU