Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 41:47. Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m'i bënit shokë? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!"
41:47. Vetëm Allahu e di se kur do të vijë Ora. Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules dhe asnjë femër nuk mund të mbetet shtatzënë apo të lindë pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai t'i thërrasë njerëzit e t'u thotë: “Ku janë ata zota që i quanit si ortakët e Mi?”, ata do të përgjigjen: “Askush prej nesh nuk dëshmon sot se ata janë ortakët e Tu.”
41:47. Për Të është dituria e Orës. Dhe asnjë frut nuk del nga mbështjellja e tij, dhe asnjë femër nuk mbart dhe as nuk lind pa dijen e Tij. Dhe në ditën kur Ai do t'i thërrasë ata: "Ku janë shokët e Mi?" Ata do të thonë: "Ne të njoftojmë se nuk ka ndonjë dëshmues midis nesh."
41:47. 'ILEJHI JUREDDU 'ILMU ES-SA'ATI WE MA TEHRUXHU MIN THEMERATIN MIN 'EKMAMIHA WE MA TEHMILU MIN 'UNTHA WE LA TEDA'U 'ILLA BI'ILMIHI WE JEWME JUNADIHIM 'EJNE SHUREKA'I KALU 'ADHENNAKE MA MINNA MIN SHEHIDIN
C 41:48. Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
41:48. Idhujt, që ata i adhuronin më parë, do t'i zhgënjejnë dhe ata do ta dinë se nuk ka më shpëtim.
41:48. Dhe ajo që ata adhuronin më parë do të jetë zhdukur nga ta, dhe ata do të besojnë se nuk ka asnjë strehë për ta.
41:48. WE DELLE 'ANHUM MA KANU JED'UNE MIN KABLU WE DHENNU MA LEHUM MIN MEHISIN
C 41:49. Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb e shpresën.
41:49. Njeriu nuk lodhet kurrë duke kërkuar të mirën, por, nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humb shpresën.
41:49. Njeriu nuk lodhet duke kërkuar të mirat, por nëse një e keqe e prek atë, ai bëhet i dëshpëruar dhe i pashpresë.
41:49. LA JES'EMUL-'INSANU MIN DU'A'IL-HAJRI WE 'IN MESSEHU ESH-SHERRU FEJE'USUN KANUTUN
C 41:50. E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.
41:50. Nëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë nuk besoj se do të vijë Ora (e Kiametit), por, edhe nëse kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë shpërblimin më të mirë.” Në të vërtetë, Ne do t'i njoftojmë mohuesit për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të ashpër.
41:50. Dhe kur Ne i japim atij një shijim të mëshirës Sonë pas një fatkeqësie që e ka prekur atë, ai me siguri thotë: "Kjo është për shkak të meje, dhe unë nuk mendoj se Ora do të vijë. Por nëse unë kthehem te Zoti im, me të vërtetë, për mua do të ketë të mirën më të mirë tek Ai." Por Ne me siguri do t'i informojmë jobesimtarët për atë që ata bënë, dhe me të vërtetë, Ne do t'i bëjmë ata të shijojnë një ndëshkim të ashpër.
41:50. WE LE'IN 'EDHEKNAHU REHMETEN MINNA MIN BA'DI DERRA'E MESSET/HU LEJEKULENNE HADHA LI WE MA 'EDHUNNU ES-SA'ATE KA'IMETEN WE LE'IN RUXHI'TU 'ILA RABBI 'INNE LI 'INDEHU LELHUSNA FELENUNEBBI'ENNEL-LEDHINE KEFERU BIMA 'AMILU WE LENUDHIKANNEHUM MIN 'ADHABIN GALIDHIN
C 41:51. Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
41:51. Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe na kthen kurrizin, mirëpo, kur atë e godet e keqja, ai lutet gjerë e gjatë.
41:51. Dhe kur Ne e bekojmë njeriun, ai largohet dhe kthehet mënjanë. Por kur e keqja e prek atë, ai bën lutje të gjata.
41:51. WE 'IDHA 'EN'AMNA 'ALEL-'INSANI 'A'REDE WE NE'A BIXHANIBIHI WE 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU FEDHU DU'A'IN 'ARIDIN
C 41:52. Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
41:52. Thuaju, (o Muhamed): “Më thoni! Nëse ky Kuran është vërtet prej Allahut dhe ju e mohoni atë, atëherë kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të hapur me Të?!”
41:52. Thuaj: "A e keni menduar nëse ai është nga Allahu, dhe ju e mohoni atë? Kush është më i humbur sesa ai që është në një përçarje të thellë?"
41:52. KUL 'ERE'EJTUM 'IN KANE MIN 'INDI ELLAHI THUMME KEFERTUM BIHI MEN 'EDELLU MIMMEN HUWE FI SHIKAKIN BA'IDIN
C 41:53. Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53. Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t'u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!
41:53. Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53. SENURIHIM 'AJATINA FIL-'AFAKI WE FI 'ENFUSIHIM HETTA JETEBEJJENE LEHUM 'ENNEHUL-HEKKU 'EWELEM JEKFI BIREBBIKE 'ENNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN
C 41:54. Vini re! Ata janë në dyshim për takimin me Zotin e tyre (me botën tjetër), e ta dini se Ai ka përfshirë me dijen e vet çdo send.
41:54. Vërtet, ata dyshojnë në takimin me Zotin e tyre, por le ta dinë se Ai ka nën kontroll çdo gjë.
41:54. Ja, ata janë në dyshim për takimin e Zotit të tyre. Ja, me të vërtetë, Ai është mbi çdo gjë Mbikëqyrës.
41:54. 'ELA 'INNEHUM FI MIRJETIN MIN LIKA'I RABBIHIM 'ELA 'INNEHU BIKULLI SHEJ'IN MUHITUN
C 42:1. Ha, Mim.
42:1. Hâ, Mîm.
42:1. Ha, Mim.
42:1. HA-MIM
C 42:2. Ajn, Sin, Kaf.
42:2. Ajn, Sîn, Kâf.
42:2. Ain, Sin, Kaf.
42:2. 'SK
C 42:3. All-llahu, fuqiploti, i gjithëdijshmi kështu (këto ajete) të shpall ty dhe atyre që ishin para teje.
42:3. Kështu Allahu, i Plotfuqishmi, i Urti, të frymëzon ty (o Muhamed), ashtu siç i ka frymëzuar edhe ata para teje.
42:3. Kështu, Allahu, i Fuqishmi, i Urtë, të shpall ty dhe atyre para teje.
42:3. KEDHALIKE JUHI 'ILEJKE WE 'ILAL-LEDHINE MIN KABLIKEL-LAHUL-'AZIZUL-HEKIMU