U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
41:43.
Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.
41:43.
Nuk të thuhet ty (o Muhamed) asgjë, përpos asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Në të vërtetë, Zoti yt fal shumë, por edhe dënon ashpër.
41:43.
Asgjë nuk thuhet ty përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Me të vërtetë, Zoti yt është Zotëruesi i faljes dhe Zotëruesi i ndëshkimit të dhimbshëm.
41:43.
MA JUKALU LEKE 'ILLA MA KAD KILE LILRRUSULI MIN KABLIKE 'INNE REBBEKE LEDHU MEGFIRETIN WE DHU 'IKABIN 'ELIMIN
C
41:44.
Sikur Ne ta bënim Kur'anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: "Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur'ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?" Thuaj: "Ai është për besimtarët udhëzues e shërues. E ata që nuk besojnë, në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë".
41:44.
Sikur ta kishim shpallur Kuranin në një gjuhë tjetër, ata do të thoshin: “Ah, sikur vargjet e tij të ishin të kuptueshme! Vallë, pse të jetë në një gjuhë të huaj, ndërkohë që ai është arab?!” Thuaj: “Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.
41:44.
Dhe sikur ta kishim bërë atë një Kuran joarab, ata do të kishin thënë: "Pse nuk janë bërë ajetet e tij të qarta?" A një Kuran joarab dhe një i dërguar arab? Thuaj: "Ai është për ata që besojnë një udhëzim dhe një shërim. Dhe ata që nuk besojnë – në veshët e tyre është një rëndesë, dhe ai për ta është verbëri. Ata thirren nga një vend i largët."
41:44.
WE LEW XHE'ALNAHU KUR'ANEN 'A'XHEMIJAN LEKALU LEWLA FUSSILET 'AJATUHU 'E'A'XHEMIJUN WE 'AREBIJUN KUL HUWE LILLEDHINE 'AMENU HUDEN WE SHIFA'UN WEL-LEDHINE LA JU'UMINUNE FI 'ADHANIHIM WEKRUN WE HUWE 'ALEJHIM 'AMEN 'ULA'IKE JUNADEWNE MIN MEKANIN BA'IDIN
C
41:45.
Ne edhe Musait ia patëm dhënë librin, lidhur me të cilin pati kundërshtime. Sikur të mos ishte vendimi më parë prej Zotit tënd (të shtyhet ndëshkimi), puna mes tyre do të kryhej, pse ata janë në një dyshim ndaj tij.
41:45.
Vërtet, Ne ia dhamë Musait Librin, por rreth tij pati shumë mospajtime. Dhe, sikur të mos ishte Vendimi i Zotit tënd i dhënë më parë (për shtyrjen e gjykimit deri në Ditën e Kiametit), ata (që u përçanë) do të gjykoheshin menjëherë. Me të vërtetë, ata dyshojnë thellë në këtë.
41:45.
Dhe me të vërtetë, Ne i dhamë Musait Librin, por u debatua për të. Dhe sikur të mos kishte qenë një fjalë e paravendosur nga Zoti yt, çështja mes tyre do të ishte gjykuar. Dhe me të vërtetë, ata janë në një dyshim të thellë për të.
41:45.
WE LEKAD 'ATEJNA MUSAL-KITABE FAHTULIFE FIHI WE LEWLA KELIMETUN SEBEKAT MIN RABBIKE LEKUDIJE BEJNEHUM WE 'INNEHUM LEFI SHEKKIN MINHU MURIBIN
C
41:46.
Kush bën mirë, ai e ka për vete, e kush bën keq, ai vepron kundër vetes, e Zoti yt nuk bën padrejtë ndaj robërve.
41:46.
Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.
41:46.
Kushdo që bën një të mirë, ajo është për veten e tij. Dhe kushdo që bën një të keqe, ajo është kundër tij. Dhe Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj robërve.
41:46.
MEN 'AMILE SALIHEN FELINEFSIHI WE MEN 'ESA'E FE'ALEJHA WE MA REBBUKE BIDHELLAMIN LIL'ABIDI
C
41:47.
Vetëm Ai e di për katastrofën (për kijametin). Asnjë frut nuk del prej lëvozhgës së vet dhe asnjë femër nuk bart e as nuk lind pa dijen e Tij. E ditën kur Ai i thërret ata se ku janë ata që m'i bënit shokë? Ata thonë: "Ne të kemi njohur Ty, nuk ka ndonjë prej nesh që dëshmon se ke shok!"
41:47.
Vetëm Allahu e di se kur do të vijë Ora. Kurrfarë fruti nuk mund të dalë prej kupës së lules dhe asnjë femër nuk mund të mbetet shtatzënë apo të lindë pa dijeninë e Tij. Ditën kur Ai t'i thërrasë njerëzit e t'u thotë: “Ku janë ata zota që i quanit si ortakët e Mi?”, ata do të përgjigjen: “Askush prej nesh nuk dëshmon sot se ata janë ortakët e Tu.”
41:47.
Për Të është dituria e Orës. Dhe asnjë frut nuk del nga mbështjellja e tij, dhe asnjë femër nuk mbart dhe as nuk lind pa dijen e Tij. Dhe në ditën kur Ai do t'i thërrasë ata: "Ku janë shokët e Mi?" Ata do të thonë: "Ne të njoftojmë se nuk ka ndonjë dëshmues midis nesh."
41:47.
'ILEJHI JUREDDU 'ILMU ES-SA'ATI WE MA TEHRUXHU MIN THEMERATIN MIN 'EKMAMIHA WE MA TEHMILU MIN 'UNTHA WE LA TEDA'U 'ILLA BI'ILMIHI WE JEWME JUNADIHIM 'EJNE SHUREKA'I KALU 'ADHENNAKE MA MINNA MIN SHEHIDIN
C
41:48.
Dhe humb prej tyre ajo që më parë adhuronin, e binden se ata nuk kanë shpëtim.
41:48.
Idhujt, që ata i adhuronin më parë, do t'i zhgënjejnë dhe ata do ta dinë se nuk ka më shpëtim.
41:48.
Dhe ajo që ata adhuronin më parë do të jetë zhdukur nga ta, dhe ata do të besojnë se nuk ka asnjë strehë për ta.
41:48.
WE DELLE 'ANHUM MA KANU JED'UNE MIN KABLU WE DHENNU MA LEHUM MIN MEHISIN
C
41:49.
Njeriu nuk lodhet prej kërkesës për mirë, e kur atë e godet e keqja, ai keqësohet shumë dhe humb e shpresën.
41:49.
Njeriu nuk lodhet kurrë duke kërkuar të mirën, por, nëse e godet e keqja, ai menjëherë bie në dëshpërim dhe humb shpresën.
41:49.
Njeriu nuk lodhet duke kërkuar të mirat, por nëse një e keqe e prek atë, ai bëhet i dëshpëruar dhe i pashpresë.
41:49.
LA JES'EMUL-'INSANU MIN DU'A'IL-HAJRI WE 'IN MESSEHU ESH-SHERRU FEJE'USUN KANUTUN
C
41:50.
E nëse pas të këqijave që e goditën Ne i japim të mira nga ana Jonë, ai me këmbëngulje do të thotë: "Këtë e kam arritur vet (këtë do ta kem gjithnjë), e nuk mendoj se do të bëhet kijameti, po, edhe nëse do të kthehem te Zoti im, unë te Ai do ta kem edhe më mirë!" Ne patjetër do t'i njoftojmë ata që nuk besuan për atë që punuan dhe do t'u japim të përjetojnë dënim të rëndë.
41:50.
Nëse pas fatkeqësisë, Ne i japim atij që të shijojë nga mirësitë Tona, ai me siguri, do të thotë: “Këtë e meritoj! Unë nuk besoj se do të vijë Ora (e Kiametit), por, edhe nëse kthehem te Zoti im, sigurisht që Ai do të më japë shpërblimin më të mirë.” Në të vërtetë, Ne do t'i njoftojmë mohuesit për atë që kanë bërë dhe do t'i bëjmë të shijojnë një dënim të ashpër.
41:50.
Dhe kur Ne i japim atij një shijim të mëshirës Sonë pas një fatkeqësie që e ka prekur atë, ai me siguri thotë: "Kjo është për shkak të meje, dhe unë nuk mendoj se Ora do të vijë. Por nëse unë kthehem te Zoti im, me të vërtetë, për mua do të ketë të mirën më të mirë tek Ai." Por Ne me siguri do t'i informojmë jobesimtarët për atë që ata bënë, dhe me të vërtetë, Ne do t'i bëjmë ata të shijojnë një ndëshkim të ashpër.
41:50.
WE LE'IN 'EDHEKNAHU REHMETEN MINNA MIN BA'DI DERRA'E MESSET/HU LEJEKULENNE HADHA LI WE MA 'EDHUNNU ES-SA'ATE KA'IMETEN WE LE'IN RUXHI'TU 'ILA RABBI 'INNE LI 'INDEHU LELHUSNA FELENUNEBBI'ENNEL-LEDHINE KEFERU BIMA 'AMILU WE LENUDHIKANNEHUM MIN 'ADHABIN GALIDHIN
C
41:51.
Ne kur e begatojmë njeriun, ai nuk falënderon dhe largohet, e kur e godet e keqja, ai përulet dhe lutet shumë.
41:51.
Kur njeriut i dhurojmë dhuntitë Tona, ai shmanget dhe na kthen kurrizin, mirëpo, kur atë e godet e keqja, ai lutet gjerë e gjatë.
41:51.
Dhe kur Ne e bekojmë njeriun, ai largohet dhe kthehet mënjanë. Por kur e keqja e prek atë, ai bën lutje të gjata.
41:51.
WE 'IDHA 'EN'AMNA 'ALEL-'INSANI 'A'REDE WE NE'A BIXHANIBIHI WE 'IDHA MESSEHU ESH-SHERRU FEDHU DU'A'IN 'ARIDIN
C
41:52.
Thuaj: "Më tregoni, nëse ai (Kur'ani) është prej All-llahut, e ju e mohuat atë, kush është më i humbur se ai që është në kundërshtim të fortë?"
41:52.
Thuaju, (o Muhamed): “Më thoni! Nëse ky Kuran është vërtet prej Allahut dhe ju e mohoni atë, atëherë kush është në humbje më të madhe se ai që është në kundërshtim të hapur me Të?!”
41:52.
Thuaj: "A e keni menduar nëse ai është nga Allahu, dhe ju e mohoni atë? Kush është më i humbur sesa ai që është në një përçarje të thellë?"
41:52.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN KANE MIN 'INDI ELLAHI THUMME KEFERTUM BIHI MEN 'EDELLU MIMMEN HUWE FI SHIKAKIN BA'IDIN
C
41:53.
Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53.
Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t'u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta. Vallë, a nuk të mjafton ty që, Zoti yt është Dëshmues i çdo gjëje?!
41:53.
Ne do t'u tregojmë atyre shenjat Tona në horizonte dhe në vetet e tyre, derisa t'u bëhet e qartë se ai është e vërteta. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?
41:53.
SENURIHIM 'AJATINA FIL-'AFAKI WE FI 'ENFUSIHIM HETTA JETEBEJJENE LEHUM 'ENNEHUL-HEKKU 'EWELEM JEKFI BIREBBIKE 'ENNEHU 'ALA KULLI SHEJ'IN SHEHIDUN