U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:33.
"M'i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t'u mëshojë këmbëve e qafave.
38:33.
M'i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t'i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
38:33.
(Ai tha): "Ma sillni ato përsëri mua." Pastaj ai nisi të godiste kërcinjtë dhe qafat e tyre.
38:33.
RUDDUHA 'ALEJJE FETEFIKA MESHEN BIS-SUKI WEL-'A'NAKI
C
38:34.
Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.
38:34.
Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit
38:34.
Dhe Ne e sprovuam Sulejmanin dhe Ne e vendosëm një trup mbi fronin e tij. Pastaj ai u kthye (te Allahu).
38:34.
WE LEKAD FETENNA SULEJMANE WE 'ELKAJNA 'ALA KURSIJIHI XHESEDEN THUMME 'ENABE
C
38:35.
Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
38:35.
dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!”
38:35.
Ai tha: "Zoti im, më fal dhe më dhuro një mbretëri që nuk do t'i përkasë askujt pas meje. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh."
38:35.
KALE RABBI EGFIR LI WE HEB LI MULKEN LA JENBEGI LI'HEDIN MIN BA'DI 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C
38:36.
Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:36.
Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai.
38:36.
Prandaj, Ne ia nënshtruam atij erën, që lëvizte lehtësisht me urdhrin e tij, kudo që ai donte.
38:36.
FESEHHARNA LEHU ER-RIHE TEXHRI BI'EMRIHI RUHA'EN HEJTHU 'ESABE
C
38:37.
Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:37.
(Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë,
38:37.
Dhe djajtë, çdo ndërtues dhe zhytës,
38:37.
WE ESH-SHEJATINE KULLE BENNA'IN WE GAWWASIN
C
38:38.
Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
38:38.
si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
38:38.
Dhe të tjerë të lidhur në zinxhirë.
38:38.
WE 'AHARINE MUKARRENINE FIL-'ESFADI
C
38:39.
Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
38:39.
(Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
38:39.
Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep (atyre) ose mbaj pa llogari.
38:39.
HADHA 'ATA'UUNA FAMNUN 'EW 'EMSIK BIGAJRI HISABIN
C
38:40.
Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
38:40.
Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).
38:40.
Dhe me të vërtetë, për të është një afërsi te Ne dhe një vend i mirë për t'u kthyer.
38:40.
WE 'INNE LEHU 'INDENA LEZULFA WE HUSNE ME'ABIN
C
38:41.
Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: "Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!"
38:41.
Kujtoje robin Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!”
38:41.
Dhe kujto robin Tonë, Ejubin, kur ai thirri Zotin e tij: "Me të vërtetë, Shejtani më ka prekur me lodhje dhe ndëshkim."
38:41.
WE EDHKUR 'ABDENA 'EJJUBE 'IDH NADA REBBEHU 'ENNI MESSENI ESH-SHEJTANU BINUSBIN WE 'ADHABIN
C
38:42.
Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.
38:42.
(Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dalë një burim me ujë të ftohtë për larje dhe pirje!”
38:42.
(Ne i thamë): "Godit tokën me këmbën tënde. Kjo është një ujë i freskët për larje dhe pije."
38:42.
ERKUD BIRIXHLIKE HADHA MUGTESELUN BARIDUN WE SHERABUN
C
38:43.
E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë të menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.
38:43.
Ne ia kthyem atij familjen dhe dy herë më tepër, si mëshirë prej Nesh dhe këshillim për mendarët.
38:43.
Dhe Ne ia dhamë atij familjen e tij dhe njësoj si ata me ta, nga një mëshirë nga Ne dhe si një përkujtim për ata që kanë mendje.
38:43.
WE WEHEBNA LEHU 'EHLEHU WE MITHLEHUM ME'AHUM REHMETEN MINNA WE DHIKRA LI'WLIL-'ELBABI