U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
38:29.
(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
38:29.
Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t'u këshilluar me të mendarët.
38:29.
(Ky është) një Libër i bekuar që Ne ta kemi shpallur ty, që ata të mund të reflektojnë mbi ajetet e tij dhe që ata që kanë mendje të mund të përkujtojnë.
38:29.
KITABUN 'ENZELNAHU 'ILEJKE MUBAREKUN LIJEDDEBBERU 'AJATIHI WE LIJETEDHEKKERE 'ULUL-'ELBABI
C
38:30.
Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
38:30.
Ne i falëm Daudit Sulejmanin, një rob të mrekullueshëm. Ai i drejtohej gjithnjë me pendesë Zotit!
38:30.
Dhe Ne i dhamë Davudit, Sulejmanin. Sa i shkëlqyer ishte robi! Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:30.
WE WEHEBNA LIDAWUDE SULEJMANE NI'MEL-'ABDU 'INNEHU 'EWWABUN
C
38:31.
Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
38:31.
Kur një pasdite iu paraqitën kuajt këmbëshpejtë,
38:31.
(Kujto) kur atij iu paraqitën kuajt e shpejtë në mbrëmje,
38:31.
'IDH 'URIDE 'ALEJHI BIL-'ASHIJI ES-SAFINATUL-XHIJADU
C
38:32.
E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi".
38:32.
ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe për pasurinë (kuajt), sesa për lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit.
38:32.
Dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë i kam dashur gjërat e mira mbi përkujtimin e Zotit tim," derisa ato u fshehën pas perdes.
38:32.
FEKALE 'INNI 'EHBEBTU HUBBEL-HAJRI 'AN DHIKRI RABBI HETTA TEWARET BIL-HIXHABI
C
38:33.
"M'i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t'u mëshojë këmbëve e qafave.
38:33.
M'i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t'i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
38:33.
(Ai tha): "Ma sillni ato përsëri mua." Pastaj ai nisi të godiste kërcinjtë dhe qafat e tyre.
38:33.
RUDDUHA 'ALEJJE FETEFIKA MESHEN BIS-SUKI WEL-'A'NAKI
C
38:34.
Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.
38:34.
Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit
38:34.
Dhe Ne e sprovuam Sulejmanin dhe Ne e vendosëm një trup mbi fronin e tij. Pastaj ai u kthye (te Allahu).
38:34.
WE LEKAD FETENNA SULEJMANE WE 'ELKAJNA 'ALA KURSIJIHI XHESEDEN THUMME 'ENABE
C
38:35.
Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
38:35.
dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!”
38:35.
Ai tha: "Zoti im, më fal dhe më dhuro një mbretëri që nuk do t'i përkasë askujt pas meje. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh."
38:35.
KALE RABBI EGFIR LI WE HEB LI MULKEN LA JENBEGI LI'HEDIN MIN BA'DI 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C
38:36.
Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:36.
Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai.
38:36.
Prandaj, Ne ia nënshtruam atij erën, që lëvizte lehtësisht me urdhrin e tij, kudo që ai donte.
38:36.
FESEHHARNA LEHU ER-RIHE TEXHRI BI'EMRIHI RUHA'EN HEJTHU 'ESABE
C
38:37.
Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:37.
(Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë,
38:37.
Dhe djajtë, çdo ndërtues dhe zhytës,
38:37.
WE ESH-SHEJATINE KULLE BENNA'IN WE GAWWASIN
C
38:38.
Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
38:38.
si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
38:38.
Dhe të tjerë të lidhur në zinxhirë.
38:38.
WE 'AHARINE MUKARRENINE FIL-'ESFADI
C
38:39.
Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
38:39.
(Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
38:39.
Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep (atyre) ose mbaj pa llogari.
38:39.
HADHA 'ATA'UUNA FAMNUN 'EW 'EMSIK BIGAJRI HISABIN