Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:30. Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
38:30. Ne i falëm Daudit Sulejmanin, një rob të mrekullueshëm. Ai i drejtohej gjithnjë me pendesë Zotit!
38:30. Dhe Ne i dhamë Davudit, Sulejmanin. Sa i shkëlqyer ishte robi! Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:30. WE WEHEBNA LIDAWUDE SULEJMANE NI'MEL-'ABDU 'INNEHU 'EWWABUN
C 38:31. Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
38:31. Kur një pasdite iu paraqitën kuajt këmbëshpejtë,
38:31. (Kujto) kur atij iu paraqitën kuajt e shpejtë në mbrëmje,
38:31. 'IDH 'URIDE 'ALEJHI BIL-'ASHIJI ES-SAFINATUL-XHIJADU
C 38:32. E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi".
38:32. ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe për pasurinë (kuajt), sesa për lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit.
38:32. Dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë i kam dashur gjërat e mira mbi përkujtimin e Zotit tim," derisa ato u fshehën pas perdes.
38:32. FEKALE 'INNI 'EHBEBTU HUBBEL-HAJRI 'AN DHIKRI RABBI HETTA TEWARET BIL-HIXHABI
C 38:33. "M'i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t'u mëshojë këmbëve e qafave.
38:33. M'i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t'i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
38:33. (Ai tha): "Ma sillni ato përsëri mua." Pastaj ai nisi të godiste kërcinjtë dhe qafat e tyre.
38:33. RUDDUHA 'ALEJJE FETEFIKA MESHEN BIS-SUKI WEL-'A'NAKI
C 38:34. Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.
38:34. Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit
38:34. Dhe Ne e sprovuam Sulejmanin dhe Ne e vendosëm një trup mbi fronin e tij. Pastaj ai u kthye (te Allahu).
38:34. WE LEKAD FETENNA SULEJMANE WE 'ELKAJNA 'ALA KURSIJIHI XHESEDEN THUMME 'ENABE
C 38:35. Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
38:35. dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!”
38:35. Ai tha: "Zoti im, më fal dhe më dhuro një mbretëri që nuk do t'i përkasë askujt pas meje. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh."
38:35. KALE RABBI EGFIR LI WE HEB LI MULKEN LA JENBEGI LI'HEDIN MIN BA'DI 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C 38:36. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:36. Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai.
38:36. Prandaj, Ne ia nënshtruam atij erën, që lëvizte lehtësisht me urdhrin e tij, kudo që ai donte.
38:36. FESEHHARNA LEHU ER-RIHE TEXHRI BI'EMRIHI RUHA'EN HEJTHU 'ESABE
C 38:37. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:37. (Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë,
38:37. Dhe djajtë, çdo ndërtues dhe zhytës,
38:37. WE ESH-SHEJATINE KULLE BENNA'IN WE GAWWASIN
C 38:38. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
38:38. si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
38:38. Dhe të tjerë të lidhur në zinxhirë.
38:38. WE 'AHARINE MUKARRENINE FIL-'ESFADI
C 38:39. Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.
38:39. (Ne i thamë): “Kjo është dhurata Jonë për ty, prandaj jep lirisht ose mos jep gjë prej saj, sepse nuk do të kesh kurrfarë llogarie për këtë!
38:39. Kjo është dhurata Jonë, prandaj jep (atyre) ose mbaj pa llogari.
38:39. HADHA 'ATA'UUNA FAMNUN 'EW 'EMSIK BIGAJRI HISABIN
C 38:40. Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.
38:40. Me të vërtetë, ai te Ne do të ketë vend të afërt dhe strehim të mirë (në jetën tjetër).
38:40. Dhe me të vërtetë, për të është një afërsi te Ne dhe një vend i mirë për t'u kthyer.
38:40. WE 'INNE LEHU 'INDENA LEZULFA WE HUSNE ME'ABIN