Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 38:28. A mos do t'i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t'i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?
38:28. A t'i trajtojmë njëlloj ata që besojnë e bëjnë vepra të mira dhe turbulluesit në Tokë?! A t'i trajtojmë njëlloj njerëzit e devotshëm dhe njerëzit e mbrapshtë?!
38:28. A duhet ta bëjmë ne ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira si ata që bëjnë keq në tokë? Apo duhet t'i bëjmë të përkushtuarit si ata që bëjnë mëkate?
38:28. 'EM NEXH'ALUL-LEDHINE 'AMENU WE 'AMILU ES-SALIHATI KALMUFSIDINE FIL-'ERDI 'EM NEXH'ALUL-MUTTEKINE KALFUXHXHARI
C 38:29. (Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.
38:29. Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t'u këshilluar me të mendarët.
38:29. (Ky është) një Libër i bekuar që Ne ta kemi shpallur ty, që ata të mund të reflektojnë mbi ajetet e tij dhe që ata që kanë mendje të mund të përkujtojnë.
38:29. KITABUN 'ENZELNAHU 'ILEJKE MUBAREKUN LIJEDDEBBERU 'AJATIHI WE LIJETEDHEKKERE 'ULUL-'ELBABI
C 38:30. Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.
38:30. Ne i falëm Daudit Sulejmanin, një rob të mrekullueshëm. Ai i drejtohej gjithnjë me pendesë Zotit!
38:30. Dhe Ne i dhamë Davudit, Sulejmanin. Sa i shkëlqyer ishte robi! Me të vërtetë, ai ishte i kthyer (te Allahu).
38:30. WE WEHEBNA LIDAWUDE SULEJMANE NI'MEL-'ABDU 'INNEHU 'EWWABUN
C 38:31. Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj, që kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.
38:31. Kur një pasdite iu paraqitën kuajt këmbëshpejtë,
38:31. (Kujto) kur atij iu paraqitën kuajt e shpejtë në mbrëmje,
38:31. 'IDH 'URIDE 'ALEJHI BIL-'ASHIJI ES-SAFINATUL-XHIJADU
C 38:32. E ai tha: "Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) u fsheh dhe perëndoi".
38:32. ai tha: “Unë shfaqa dashuri më të madhe për pasurinë (kuajt), sesa për lutjen ndaj Zotit tim, derisa dielli humbi mbas malit.
38:32. Dhe ai tha: "Me të vërtetë, unë i kam dashur gjërat e mira mbi përkujtimin e Zotit tim," derisa ato u fshehën pas perdes.
38:32. FEKALE 'INNI 'EHBEBTU HUBBEL-HAJRI 'AN DHIKRI RABBI HETTA TEWARET BIL-HIXHABI
C 38:33. "M'i ktheni ata mua!" Atëherë filloi t'u mëshojë këmbëve e qafave.
38:33. M'i ktheni ata (kuajt)” - e pastaj nisi t'i presë me shpatë këmbët dhe qafat e tyre.
38:33. (Ai tha): "Ma sillni ato përsëri mua." Pastaj ai nisi të godiste kërcinjtë dhe qafat e tyre.
38:33. RUDDUHA 'ALEJJE FETEFIKA MESHEN BIS-SUKI WEL-'A'NAKI
C 38:34. Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye në gjendjen e parë.
38:34. Ne e vumë në provë Sulejmanin dhe vendosëm në fronin e tij një trup, por ai iu drejtua Zotit
38:34. Dhe Ne e sprovuam Sulejmanin dhe Ne e vendosëm një trup mbi fronin e tij. Pastaj ai u kthye (te Allahu).
38:34. WE LEKAD FETENNA SULEJMANE WE 'ELKAJNA 'ALA KURSIJIHI XHESEDEN THUMME 'ENABE
C 38:35. Tha: "Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do ta ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.
38:35. dhe tha: “O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje! Me të vërtetë, Ti je Dhurues i madh!”
38:35. Ai tha: "Zoti im, më fal dhe më dhuro një mbretëri që nuk do t'i përkasë askujt pas meje. Me të vërtetë, Ti je Dhuruesi i Madh."
38:35. KALE RABBI EGFIR LI WE HEB LI MULKEN LA JENBEGI LI'HEDIN MIN BA'DI 'INNEKE 'ENTEL-WEHHABU
C 38:36. Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhrit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.
38:36. Pastaj, Ne ia nënshtruam atij erën që të frynte me urdhrin e tij, andej nga të donte ai.
38:36. Prandaj, Ne ia nënshtruam atij erën, që lëvizte lehtësisht me urdhrin e tij, kudo që ai donte.
38:36. FESEHHARNA LEHU ER-RIHE TEXHRI BI'EMRIHI RUHA'EN HEJTHU 'ESABE
C 38:37. Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.
38:37. (Gjithashtu ia nënshtruam) edhe djajtë, ndërmjet të cilëve kishte ndërtues dhe zhytës në ujë,
38:37. Dhe djajtë, çdo ndërtues dhe zhytës,
38:37. WE ESH-SHEJATINE KULLE BENNA'IN WE GAWWASIN
C 38:38. Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në pranga.
38:38. si dhe të tjerë të lidhur në pranga.
38:38. Dhe të tjerë të lidhur në zinxhirë.
38:38. WE 'AHARINE MUKARRENINE FIL-'ESFADI